NASA, kapsula Orion përfundoi me sukses misionin
Kapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga Hëna...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.
Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe. Deri te kjo situatë erdhi një muaj pasi serbët në veri u larguan nga institucionet e Kosovës. "REL" iu drejtua KFOR-it për koment, por nuk mori ende përgjigje.
Më 10 dhjetor, kur serbët lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës, Vuçiç deklaroi në Beograd se e di që kërkesa për dërgimin e trupave në Kosovë “do të refuzohet” nga KFOR-i. Megjithatë, lideri serb pretendoi se sipas Rezolutës 1244, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë.
Por, ekspertët kushtetues dhe të sigurisë, i kanë thënë më herët Radios "Evropa e Lirë" se edhe në bazë të Rezolutës 1244 dhe dokumentet e tjera, nuk lejojnë që Serbia të dërgojë trupa në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me paralajmërimet për dërgimin e trupave, Serbia po “kërcënon me agresion” Kosovën. Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ditëve të fundit, teksa serbët lokalë më 10 dhjetor ngritën barrikada në veri të Kosovës. Ata po kundërshtojnë arrestimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës e ka fajësuar Pantiqin si organizator të “sulmit terrorist” ndaj zyrtarëve zgjedhorë dhe policëve më 6 dhjetor në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Për shkak të incidenteve të armatosura në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtyrë zgjedhjet lokale për prillin e vitit të ardhshëm. Zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Zveçanit, fillimisht ishin paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor. Këto komuna që nga nëntori janë pa kryetarë, pasi ata, së bashku me zyrtarët e tjerë serbë, u larguan nga institucionet për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave, ndërkaq Bashkimi Europian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut./ Rel
Kapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga Hëna...
Kamionë të mëdhenj dhe autobusë vazhdojnë t'i bllokojnë rr...
Shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovë...
Autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore dënuan fuqishëm ...
Për shkak të motit të keq në Mbretërinë e Bashkuar, të gji...
Irani ka varur një burrë në publik më 12 dhjetor. I ekzeku...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Pas bastisjes në shkallë të gjerë kundër personave të përf...
Anija gjermane "Humanity 1" u ankorua në portin italian të...
Në videon, që kanë shikuar edhe gazetarët e revistës "Moni...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka kërkuar s...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beogra...
Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim ...
Claudio Campiti , 57 vjeç ka qëlluar me armë zjarri tr...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të thërrasë ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka reaguar në lidhje m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se Kos...
Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka reaguar lidhur me s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...