Deklarata e Blinken pas mbërritjes në Shkup
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti...

Anëtarët e shoqërisë civile në Turqi janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, ndërsa po bien financimet ndërkombëtare. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, donatorë të rëndësishëm i kanë dhënë fund, ose e kanë pakësuar kontributin e tyre, ndërsa Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tashmë i fuqizuar edhe më tej nga rizgjedhja, vazhdon të shtypë zërat disidentë.
I fuqizuar nga rizgjedhja në muajin maj, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vazhdon të shtypë elementët e shoqërisë civile turke, që ai i akuzon se rrezikojnë demokracinë.
Aktivistët e organizatës “SpoD”, Shoqata për Studimin e Politikave Sociale, Identitetit Gjinor dhe Orientimit Seksual, thonë se po përballen me një betejë financiare për të mbijetuar, për shkak të rënies së mbështetjes ndërkombëtare. Pakësimi i fondeve po ndikon tek aspekte si linjat telefonike të dedikuara për shërbimet, si dhe mbështetja ligjore dhe psikologjike për personat që identifikohen si anëtarë të komunitetit LGBTQ.
“Që nga zgjedhjet, po bie përqindja e financimeve. Është e pamundur të vazhdojmë të gjitha aktivitetet bazuar në vullnetarizëm. Kështu që këto financime janë të rëndësishme për mbijetesën e organizatave”, thotë Ogulcan Yediveren, nga organizata “SPOD”.
Vëzhguesit thonë se rizgjedhja e zotit Erdogan krijon një trysni të mëtejshme ndaj disidentëve, të cilët thonë se kjo vetëm mund t’i shtojë pikëpyetjet e donatorëve se sa mund t’ia vlejë financimi i organizatave civile turke.
“Ka një rënie, një hezitim nga donatorët ndërkombëtarë për Turqinë. Dhe kjo është shtuar, në veçanti pas zgjedhjeve”, thotë Sinan Gokcen, nga organizata “Mbrojtësit e të Drejtave Civile”.
Mbështetja financiare vendase gjithashtu u pakësua pasi filantropit turk Osman Kavala iu dha dënim me burgim të përjetshëm për përpjekje për rrëzimin e qeverisë. Ai u shpall fajtor për mbështetjen e protestave mbarëkombëtare të Gezit në vitin 2013 kundër politikave të zotit Erdogan. Vendimi është kritikuar nga Uashingtoni dhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Por Presidenti Erdogan ka mbrojtur dënimin për zotin Kavala dhe akuzon grupet e shoqërisë civile, si ato që mbështet zoti Kavala, se komplotuan me donatorët për të dëmtuar qeverisjen e tij.
“Ekziston një person që financoi terroristët në ngjarjet e Gezit. Tashmë Kavala gjendet pas hekurave. Dhe kush fshihet pas tij? I famshmi hebre hungarez Soros”, tha zoti Erdogan.
Për shkak të trysnisë nga qeveria turke, filantropi hungarezo-amerikan George Soros është tërhequr nga Turqia, pas një mbështetjeje domethënëse për shoqërinë civile që zgjati deri në vitin 2018.
Aktivistët paralajmërojnë se një tjetër financues anonim nga Evropa pritet të tërhiqet nga Turqia deri në fund të këtij viti.
“Open Society nuk financon më programe në Turqi. Mendoj se ishin rreth 2 milionë dollarë për shoqërinë civile dhe 2 milionë të tjera për organizatat e refugjatëve. Një tjetër organizatë shumë e veçantë, Fondacioni Chrest nga Shtetet e Bashkuara, gjithashtu e ndali financimin pasi u sulmua ashpër nga mediat pro-qeverisë”, thotë Ekrem Murat Celikkan, “Qendra për të Vërtetën, Kujtesën dhe Drejtësinë”.
Zyrtarët e Fondacionit Chrest nuk iu përgjigjën kërkesës së Zërit të Amerikës për të komentuar, ndërsa donatorët që po i zhvendosin fondet drejt kauzave të tjera, kërkuan të mos evidentohen me emër, për shkak të situatës delikate./ VOA
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti...
Papa Françesku do të dëbjë kardinalin amerikan Raymond...
Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar nj...
Bashkimi Evropian (BE) ia ka dorëzuar Ukrainës 300.000 nga...
"148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak , ka shtuar kritika...
Dy ditë para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plo...
Agjencia e brendshme e inteligjencës gjermane thotë se...
Ylli i “Sex and the City”, Cynthia Nixon e njohu...
Në protestën ndaj kryetares së Dhomave të Specializuara të...
Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Soc...
Modelja ruse Irina Dvizova, 42 vjeçe, dhe vajza e saj,...
Më 1 dhjetor skadon afati për regjistrimin e makinave, të ...
"Turqia i ka thënë Suedisë se pret që të ratifikojë br...
Shtete të mëdha po përpiqen që të zgjasin armëpushimin...
Kroacia është në krye të listës evropiane për sa i për...
Udhëheqësi i një organizate shumëkombëshe të jogës tan...
Dhjetë shtete të Evropës veriore që formojnë Forcën e ...
A do të jetë ajo një fotografi që pasqyron bukurinë e pace...
Diplomatja gjermane, Ana Baerbock, ka bërë me dije se ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...