Ali Ahmeti për protestat: Nuk mbroj Ramën, armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të premten, kanë inkurajuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratojë një rezolutë që u bën thirrje autoriteteve të udhëhequra nga talibanët në Afganistan, të heqin kufizimet për gratë që punojnë për grupet e humanitare ose ndjekin universitetet dhe shkollat e mesme, thanë diplomatët.
Këshilli prej 15 anëtarësh u takua të premten më 13 janar - me kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Japonisë - për të diskutuar lidhur me vendimet e administratës së udhëhequr nga talibanët islamikë, e cila mori pushtetin në Afganistan, në gusht të vitit 2021.
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit se duke pasur parasysh peshën e situatës, duhet të miratohet unanimisht një rezolutë që dënon kufizimet dhe bën thirrje për anulimin e menjëhershëm të tyre, thanë diplomatët.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të gjithë anëtarët do ta mbështesnin një lëvizje të tillë formale nga Këshilli. Për miratimin e rezolutës janë të nevojshme nëntë vota pro dhe pa vetot nga Rusia, Kina, Britania, Franca apo Shtetet e Bashkuara.
Këshilli i Sigurimit me konsensus u pajtua lidhur me deklaratën jozyrtare të muajit të kaluar që bënte thirrje për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave dhe vajzave në Afganistan, duke dënuar ndalimin e grave që të ndjekin universitetet ose të punojnë për grupe humanitare.
Përpara takimit të së premtes, 11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit - përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën - lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje talibanëve të anulojnë të gjitha masat shtypëse ndaj grave dhe vajzave.
Administrata e udhëhequr nga talibanët, më 14 dhjetor, njoftoi ndalesën ndaj punonjëseve humanitare. Ky vendim erdhi pas ndalesës, në fillim të muajit të kaluar, për gratë që të ndjekin universitetet. Vajzave u është ndaluar ndjekja e shkollës së mesme, në muajin mars.
Kombet e Bashkuara kanë raportuar se 97 për qind e afganëve jetojnë në varfëri, dy të tretat e popullsisë kanë nevojë për ndihmë për të mbijetuar dhe 20 milionë njerëz përballen me urinë akute.
Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell e përshkroi ndalimin e punonjëseve humanitare si “të gabuar dhe të rrezikshëm”, sipas komenteve të saj të përgatitura për një takim të Këshillit të Sigurimit, të premten, në të cilat Reuters ka pasur qasje.
“Nuk është hiperbolë të thuash se pa to do të humbasin jetë, do të vdesin fëmijët”, tha ajo.
Russell gjithashtu tha se UNICEF-i po shqyrton ndikimin e kësaj ndalese në punën e tij dhe se “me zhvillimin e situatës, do të duhet të marrim vendime të vështira lidhur me atë se cilat aktivitete mund të vazhdojmë dhe cilat duhet të pezullohen”./ REL
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice thotë...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të krijojnë nj...
Avokati i Joe Bidenit tha të enjten se dokumente të tj...
Një gjykatë turke dënoi drejtuesen e Shoqatës Mjekësore të...
Europoli ka njoftuar se autoritetet policore dhe gjyqësore...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha këshilltarit...
Një stuhi e madhe, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe torna...
Policia në Brazil planifikon të përdorë njohjen e fytyrës ...
Policia gjermane vazhdoi të enjten përpjekjet për të largu...
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, emëroi të enjte...
I dërguari i lartë amerikan, Derek Chollet, shprehu të enj...
Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japonez...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osman...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merr...
Janë regjustruar 6 raste të reja në Greqi të nënvariantit t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ...
Miliarderi populist, Andrej Babis kryeson garën presid...
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...