Takimi Vuçiç-Chollet/ Kryeministri i Serbisë tregon "vijat e kuqe" për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha këshilltarit...

Europoli ka njoftuar se autoritetet policore dhe gjyqësore nga Serbia, Bullgaria, Qiproja dhe Gjermania, me mbështetjen e Europol-it (Agjencia Europiane e Policisë) dhe Eurojust-it (Agjencia e Bashkimit Europian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale), kanë nisur një hetim kundër grupeve të krimit të organizuar për mashtrimet që kanë të bëjnë me investimet përmes internetit.
Ky rrjet kriminal, i cili përbëhet nga disa grupe të ndryshme kriminale që operojnë përmes qendrave të thirrjeve (“Call center”), ka joshur viktimat, kryesisht nga Gjermania, për të investuar shuma të mëdha parash në skema të rreme të kriptovalutave.
Për këtë arsye, Europoli ka krijuar një Grup punues operues për të mbështetur hetimin ndërkufitar, thuhet në një njoftim të Europolit.
Në kuadër të aksionit janë arrestuar 15 persona, 14 prej tyre në Serbi dhe një në Gjermani, si dhe janë pyetur 261 persona, disa prej të cilëve janë ndjekur penalisht (42 në Bullgari, dy në Qipro, tre në Gjermani dhe 214 në Serbi).
Gjithashtu, janë kontrolluar 22 lokacione (pesë në Bullgari, dy në Qipro, 15 në Serbi) duke përfshirë katër qendra të thirrjeve dhe 11 zyra në Serbi, dy zyra në Qipro, dy kompani dhe tre zyra në Bullgari.
Janë sekuestruar tri vend-deponime "online" me rreth një milion dollarë në kriptovaluta dhe rreth 50 mijë euro të gatshme, tri automjete, pajisje elektronike dhe kopje rezervë e të dhënave, si dhe dokumentacioni.
Aktualisht vlerësohet se dëmi financiar i viktimave gjermane është mbi dy milionë euro, ndërsa viktima ka edhe në vende të tjera si Zvicër, Australi dhe Kanada.
Hetimi sugjeron se numri i rasteve që nuk janë raportuar është shumë më i lartë, që do të thotë se fitimet e paligjshme të realizuara nga grupet kriminale mund të jenë në qindra miliona euro, tha Europoli./ REL
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha këshilltarit...
Një stuhi e madhe, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe torna...
Policia në Brazil planifikon të përdorë njohjen e fytyrës ...
Policia gjermane vazhdoi të enjten përpjekjet për të largu...
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, emëroi të enjte...
I dërguari i lartë amerikan, Derek Chollet, shprehu të enj...
Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japonez...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osman...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merr...
Janë regjustruar 6 raste të reja në Greqi të nënvariantit t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ...
Miliarderi populist, Andrej Babis kryeson garën presid...
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejt...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e them...
Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...