Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Një gjykatë turke dënoi drejtuesen e Shoqatës Mjekësore të Turqisë nën akuzat për propagandë terrorizmi, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për një shtypje në rritje të shoqërisë civile përpara zgjedhjeve të këtij viti. Korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Dorian Jones, njofton nga Stambolli.
Përballë një pranie të madhe policore, mjekë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe shoqatave mjekësore nga e gjithë bota u mblodhën të mërkurën pranë gjykatës së Stambollit për të kërkuar lirimin e Shebnem Korur Fincancit, drejtuese e Shoqatës së Mjekëve të Turqisë.
Por pa dobi. Zonja Fincanci, një mjeke e njohur e kriminalistikës, u dënua për përhapjen e propagandës terroriste pasi bëri thirrje për një hetim të pavarur mbi pretendimet se ushtria turke përdori armë kimike kundër militantëve kurdë në Irak, një akuzë që ushtria turke e mohon fuqishëm.
“Kjo çështje gjyqësore nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Ky është një vendim skandaloz”, thotë Ozturk Turkdogan me Shoqatën e të Drejtave të Njeriut.
Ajo u dënua me 2 vjet e 8 muaj. Gjykata po ashtu vendosi që ajo të lirohet në pritje të apelit. Ajo mbahej e burgosur që kur u arrestua në tetor. Në Turqi, të dënuarit nën 5 vjet, rrallëherë dërgohen në burg për të vuajtur dënimin.
Dënimi i zonjës Fincanci, një mjeke e shquar dhe anëtare drejtuese e shoqërisë civile turke, shihet nga grupet e të drejtave si një mesazh i fuqishëm politik.
“Është një veprim krejtësisht disproporcional të ndjekësh penalisht dikë si Shebnem Korur Fincancin. Çështja më e madhe këtu është se autoritetet, qeveria, janë shumë të pakënaqur me Shoqatën Mjekësore të Turqisë, sepse ajo ka qenë kritike dhe ka bërë deklarata kritike për çështjet shëndetësore”, thotë Emma Sinnclair Webb me organizatën “Human Rights Watch”.
Zonja Fincanci, drejtuese e Shoqatës së Mjekëve të Turqisë, ishte një mbështetëse e hapur e mjekëve që protestuan ndaj kushteve dhe trajtimit të qeverisë ndaj pandemisë së COVID-it. Me shumicën e mediave nën kontrollin e qeverisë, shoqëria civile e Turqisë është një nga zërat e fundit që vazhdon të jetë kritike ndaj qeverisë.
Filantropisti Osman Kavala, një mbështetës i njohur i shoqërisë civile turke, mbetet i burgosur për një çështje që është dënuar gjerësisht si e motivuar politikisht, akuzë që qeveria e mohon me forcë. Grupet e të drejtave paralajmërojnë se presioni mbi shoqërinë civile ka të ngjarë të rritet me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në qershor të këtij viti.
“Presioni do të rritet sepse tani jemi në proces zgjedhor. Ata, natyrisht, do të vënë në shënjestër OJQ-të, mbrojtësit e të drejtave të njeriut apo zërat kritikë. Sepse çdo regjim autoritar, në çdo vend, në Rusi, në Bjellorusi, në Hungari, Poloni – ka si objektiv të parë të vërtetën. Pra, ata sulmojnë transmetuesit e së vërtetës”, thotë Sinan Gokcen.
Por mbështetësit e zonjës Fincanci e shohin lirimin e saj nga burgu si një fitore të vogël.
“Jam shumë e lumtur që ju kam të gjithëve. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Kjo luftë nuk do të përfundojë derisa dashuria të triumfojë”, tha Sebnem Korur Fincanci.
Shumë nga mbështetësit e saj janë udhëheqës të shoqërisë civile të Turqisë dhe shumë janë të vetëdijshëm se po jetojnë gjithnjë e më shumë nën hijen e arrestimit dhe ndjekjes penale./ VOA
Europoli ka njoftuar se autoritetet policore dhe gjyqësore...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha këshilltarit...
Një stuhi e madhe, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe torna...
Policia në Brazil planifikon të përdorë njohjen e fytyrës ...
Policia gjermane vazhdoi të enjten përpjekjet për të largu...
Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, emëroi të enjte...
I dërguari i lartë amerikan, Derek Chollet, shprehu të enj...
Vetëm pak javë pas riformulimit të strategjisë japonez...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osman...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merr...
Janë regjustruar 6 raste të reja në Greqi të nënvariantit t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me ...
Miliarderi populist, Andrej Babis kryeson garën presid...
Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejt...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e them...
Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të...
Rusia ka fajësuar Armeninë për prishjen e bisedimeve të pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...