Kurti: Na duhet ligj i ri për veteranët e luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se...

Shtetet e Bashkuara po përforcojnë praninë e avionëve luftarakë rreth ngushticës strategjike të Hormuzit, për të mbrojtur anijet nga Irani. Njoftimi u bë të premten nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më të shqetësuara mbi lidhjet në rritje mes Iranit, Rusisë dhe Sirisë, në të gjithë Lindjen e Mesme.
Duke folur me gazetarët në Pentagon, zyrtari tha se Uashingtoni do të dërgojë avionë luftarakë F-16 në rajonin e Gjirit këtë fundjavë, duke përforcuar praninë e avionëve luftarakë krahas atyre sulmues A-10, që kanë patrulluar në rajon për më shumë se një javë. Vendimi vjen ndërsa Irani u përpoq të kapte dy cisterna nafte, pranë ngushticës javën e kaluar, duke hapur zjarr ndaj njërës prej tyre.
Zyrtari i mbrojtjes, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të jepte detaje mbi operacionet ushtarake në rajon, tha se avionët F-16, do t'u sigurojnë mbrojtje ajrore anijeve, e do të rrisin dukshmërinë e ushtrisë në zonë, për të parandaluar veprimet e Iranin.
Marina amerikane tha se në të dyja rastet, anijet detare iraniane u tërhoqën kur destrojeri amerikan i raketave ‘USS McFaul’, mbërriti në vendngjarje.
Zyrtari i mbrojtjes u tha gjithashtu gazetarëve se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një sërë opsionesh ushtarake për të trajtuar agresionin rus në rritje në hapësirën ajrore mbi Siri, çka ndërlikoi përpjekjet për të goditur një udhëheqës të grupit të Shtetit Islamik fundjavën e kaluar.
Zyrtari nuk pranoi të jepte detaje, por tha se Uashingtoni nuk do të tërhiqet, e do të vazhdojë të fluturojë në pjesën perëndimore të vendit, në misione kundër Shtetit Islamik.
Aktiviteti ushtarak rus, i cili është rritur për nga frekuenca dhe agresioni që prej muajit mars, rrjedh nga rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit mes Moskës, Teheranit dhe qeverisë siriane, në përpjekje për të ushtruar trysni ndaj SHBA-ve për t'u larguar nga Siria, tha zyrtari amerikan.
Në muajin mars, një avion luftarak rus derdhi karburant mbi një dron vëzhgues amerikan, dhe më pas goditi helikën e tij, duke detyruar ushtrinë amerikane ta hidhte dronin ‘MQ-9 Reaper’ në Detin e Zi. Incidenti rriti tensionet mes dy vendeve dhe u bë shkak për një telefonatë mes shefave të mbrojtjes të dy vendeve, por nuk çoi në asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë ushtarake.
Javën e kaluar, admiral Oleg Gurinov, kreu i Qendrës ruse të Pajtimit për Sirinë, tha se ushtritë ruse dhe siriane kanë kryer stërvitje të përbashkëta. Në komentet e transmetuara nga media shtetërore siriane, ai tha se Moska është e shqetësuar për fluturimet me dron nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi pjesën veriore të Sirisë, duke i quajtur ato "shkelje sistematike të protokolleve" të projektuara sipas tij për të shmangur përplasjet mes dy ushtrive.
Incidenti më i fundit ndodhi të premten në mëngjes, kur një avion rus fluturoi në mënyrë të vazhdueshme mbi garnizonin at-Tanf në Sirinë lindore, ku forcat amerikane po stërvitin aleatët sirianë dhe po monitorojnë aktivitetin militant të Shtetit Islamik. Zyrtari tha se avioni rus 'An-30' po mblidhte informacion zbulimi nga baza.
Shtetet e Bashkuara nuk kishin avionë luftarakë në zonë dhe nuk ndërmorën asnjë veprim të drejtpërdrejtë kundër avionit rus./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se...
Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu u dërgua me ugjen...
Kremlini e ka quajtur ish-kryeministrin e Britanisë së Mad...
Rriten shqetësimet nëse Rusia do të pranojë të shtyjë një ...
Një përplasjeje masive që përfshinte çiklistët ka ndodhur ...
Shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës ka konfirmuar se mer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën s...
Një 17-vjeçar rrezikon të dënohet me burgim dhe gjobë deri...
Në mesin e tensioneve në Veri dhe marrëdhënieve të acaruar...
Thatësira që ka pushtuar Uruguajin prej tri vitesh dhe për...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça t...
Forcat ukrainase kanë rrëzuar 10 dronë rusë në të gjithë v...
Katër fëmijë e vegjël që mbijetuar në Pyllin e Amazonës në...
Të paktën 20 viktima dhe mijëra të evakuuar kanë shkatuar ...
Presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar luftëtarëve t...
Kryeministri hungarez Viktor Orban është shprehur kundër a...
Senati amerikan pritet të ndërmarrë një nismë, e cila dety...
Një shqiptar është qëlluar për vdekje nga policia italiane...
Alarmi i kuq është lëshuar në 15 qytete në të gjithë Itali...
Policia turke arrestoi 28 shtetas të huaj për lidhje me or...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...