Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Rriten shqetësimet nëse Rusia do të pranojë të shtyjë një marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas, afati i së cilës përfundon më 17 korrik. Ndërkohë luftimet kanë vazhduar me intensitet të shtuar në Kherson, rajon në jug të Ukrainës. Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të këtij vendi ka shpërndarë pamje filmike që tregojnë forcat ukrainase duke kryer kontrolle një ishull të pushtuar nga Rusia në lumin Dnipro në rajonin e Khersonit.
Pamje të shpërndara nga Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës duket se tregojnë një sulm të Kievit, mbi pozicionet ruse në lumin Dnipro.
“Si rezultat i operacionit, një anije armike u shkatërrua dhe një u dëmtua dëmtuar”, thuhet në raportin e forcave speciale ukrainase.
“Përveç kësaj, pesë okupatorë janë neutralizuar”, shtohej më tej në raport.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se “forcat ruse në pjesën jugore dhe lindore të Ukrainës po investojnë gjithçka për të ndaluar kundërsulmin ukrainas”.
“Çdo sukses i secilës prej brigadave tona luftarake meriton mirënjohje. Të gjithë ata që shkojnë në ofensivë, të gjithë ata që zmbrapsin sulmet e armikut, po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe unë i jam mirënjohës secilit prej luftëtarëve tanë”, tha zoti Zelensky.
Ai shtoi se pavarësisht disa ditësh të frytshme, qeveria ukrainase vazhdon të nxisë për mbështetje ndërkombëtare.
“Ne nuk do të reduktojmë aktivitetin tonë ndërkombëtar për asnjë ditë të vetme, veçanërisht në lidhje me paqen, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s si dhe marrëveshjet me partnerët për armë për Ukrainën dhe sanksione kundër Rusisë”, tha Presidenti ukrainas, Zelensky.
Të shtunën në Kiev zhvilloinjë vizitë të papritur Presidenti i Koresës së Jugut, Yoon Suk Yeol. Ai premtoi 150 milionë dollarë ndihmë humanitare vetëm për këtë vit.
“Koreja e Jugut do të vazhdojë të ofrojë furnizime ushtarake që i duhen Ukrainës. Pas furnizimeve ushtarake të vitit të kaluar si jelekët antiplumb dhe helmetat, ne do të mbështesim furnizimet ushtarake në një shkallë të gjerë këtë vit”, tha presidenti koreano-jugor.
Koreja e Jugut, një vend aleat i SHBA-ve dhe eksportues në rritje i armëve, është përballur me trysni për t'i ofruar armë Ukrainës, thirrje që administrata e presidentit Yoon i ka rezistuar në favor të ndihmës humanitare dhe financiare, e kujdesshme ndaj ndikimit të Rusisë mbi Korenë e Veriut.
Ndërsa lufta vazhdon, marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas po skadon. Marrëveshja e njohur si “Gruri i Detit të Zi” përfundon më 17 korrik. Sot në Stamboll mbërriti anija e parafundit.
Anija “TK Majestic”, u ankorua pasi kaloi ngushticën e Bosforit në orët e para të së shtunës. Një zyrtare e OKB-së njoftoi se anija fundit “TQ Samsun”, është ende në portin e Odesës në Ukrainë.
Kremlini tha sot se Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Afrikës e Jugut, Cyril Ramaphosa edhe mbi çështjen e marrëveshjes. Sipas njoftimit të presidencës ruse, zoti Putin është ankuar se “zotimet për të hequr pengesat ndaj eksporteve ruse të grurit dhe plehrave, nuk ishin mbajtur ende”.
OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan arritjen e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës në korrikun e vitit të kaluar për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga agresioni rus dhe bllokada e Moskës ndaj porteve ukrainase./ VOA
Një përplasjeje masive që përfshinte çiklistët ka ndodhur ...
Shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës ka konfirmuar se mer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën s...
Një 17-vjeçar rrezikon të dënohet me burgim dhe gjobë deri...
Në mesin e tensioneve në Veri dhe marrëdhënieve të acaruar...
Thatësira që ka pushtuar Uruguajin prej tri vitesh dhe për...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelça t...
Forcat ukrainase kanë rrëzuar 10 dronë rusë në të gjithë v...
Katër fëmijë e vegjël që mbijetuar në Pyllin e Amazonës në...
Të paktën 20 viktima dhe mijëra të evakuuar kanë shkatuar ...
Presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar luftëtarëve t...
Kryeministri hungarez Viktor Orban është shprehur kundër a...
Senati amerikan pritet të ndërmarrë një nismë, e cila dety...
Një shqiptar është qëlluar për vdekje nga policia italiane...
Alarmi i kuq është lëshuar në 15 qytete në të gjithë Itali...
Policia turke arrestoi 28 shtetas të huaj për lidhje me or...
Greqia ka mbyllur Akropolin antik për shkak të temperatura...
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se 16 nga 17 dronët "Shahe...
Gjykata e lartë e Suedisë bllokoi të enjten ekstradimin e ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...