Erdogan gjen dakordësi me Putinin/ Zgjat marrëveshjen për drithërat
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka ...

Gjykata e lartë e Suedisë bllokoi të enjten ekstradimin e dy turqve, për të cilët Ankaraja thotë se janë pjesë e një grupi terrorist. Vendimi ka gjasa të ndërlikojë përpjekjet e Stokholmit për t'u anëtarësuar në NATO vetëm disa ditë pasi Turqia hoqi pengesat ndaj anëtarësimit të Suedisë.
Suedia dhe Finlanda bënë kërkesën vitin e kaluar për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, duke hequr dorë nga politikat e mosangazhimit ushtarak që kishin zbatuar gjatë Luftës së Ftohtë.
Turqia kishte frenuar ratifikimin e kërkesës së Suedisë për anëtarësim në aleancë. Ankaraja e akuzon Stokholmin se po bën shumë pak për të trajtuar shqetësimet e Turqisë lidhur me individët që i cilëson si terroristë, ndërsa ekstradimi i tyre përbën pikën kyçe.
Megjithatë, pas disa muajsh zvarritjesh, Presidenti Tajip Erdogan ra dakord të hënën që ta shqyrtojë në parlamentin turk kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
Turqia kërkon ekstradimin nga Suedia të dy shtetasve turq nën akuzën se janë pjesë e lëvizjes Gylen, të cilën e cilëson si organizatë terroriste. Turqia thotë se kleriku që jeton në SHBA, Fethullah Gulen qëndron pas një tentative për grusht shteti në vitin 2016.
Qeveria e Suedisë vendos për kërkesat për ekstradim dhe ka fjalën e fundit. Por Gjykata e Lartë e vendit tha se kishte pengesa ligjore lidhur me kërkesën e Turqisë në këtë rast.
“Është një lloj deklarate këshillimore nga Gjykata e Lartë, por nëse Gjykata e Lartë tha se ekstradimi nuk mund të ndodhë sepse ka sfida ligjore që e kundërshtojnë atë, qeveria nuk lejohet ta ekstradojë personin”, tha gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Cecilia. Renfors, për agjencinë e lajmve Reuters.
Gjykata tha në një deklaratë se sipas pikëpamjeve të Turqisë, dy individët kryen një akt kriminal duke iu bashkuar lëvizjes Gylen përmes një aplikacioni në telefon të përdorur nga anëtarët e saj.
Sipas ligjit suedez, këto veprime nuk janë të barazvlefshme me pjesëmarrjen në një organizatë terroriste, tha gjykata, duke shtuar se ekstradimi duhet të bazohet në veprime që përbëjnë një krim si në Suedi ashtu edhe në Turqi. Një tjetër pengesë është se dy individët në fjalë rrezikojnë persekutimin në Turqi, tha gjykata.
Qindra njerëz u burgosën në Turqi pas përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016 bazuar në provat se ata kishin shkarkuar aplikacionin në telefonin e tyre. Deri në momentet e publikimit të këtij lajmi nuk pati komente nga diplomacia turke.
Presidenti Erdogan tha të hënën se do t'ia përcjellë parlamentit kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO kur të fillojë punimet në tetor, por se Ankaraja ende pret të shohë disa hapa konkretë kundër terrorizmit nga Stokholmi, ku ekstradimet kanë prioritet.
Në një intervistë të publikuar nga mediat turke të enjten, Presidenti Erdogan tha se i takon parlamentit të ndjekë hapat që do të ndërmarrë Suedia dhe të marrë një vendim bazuar në interesat e Turqisë.
“Hapat konkretë në lidhje me premtimet që u bënë përfshijnë kryesisht dhënien fund të aktiviteteve të organizatave terroriste në vendet në fjalë dhe riatdhesimin e terroristëve”, citohet të ketë thënë ai.
Zoti Erdogan tha se pret që vendet e Bashkimit Evropian të ndërmarrin disa hapa në përditësimin e një bashkimi doganor dhe udhëtimin pa viza, dhe vendet e NATO-s të heqin kufizimet për shitjen e armëve Turqisë.
“Si rezultat i përpjekjeve pozitive që shohim nga Bashkimi Evropian, do të fillojmë punën për zbatimin e premtimeve që kemi bërë... Nga tani do të veprojmë në bazë të përmbushjes së premtimeve të bëra”, tha ai./ VOA
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka ...
Izraeli dhe vende të tjera partnere të tij kanë parandalua...
Gazetari amerikan Evan Gershkovich vazhdon të mbahet i bur...
Kombet e Bashkuara thanë se 289 fëmijë kanë vdekur gjatë p...
Numri i turistëve çekë që vizitojnë Poloninë gjatë verës ë...
Ditën e djeshme Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se k...
Grupi mercenar Wagner nuk është më "pjesëmarrës në ndonjë ...
Pandemia COVID-19, kriza e kostos së jetesës dhe lufta në ...
Strategjia e Kinës është një përpjekje për të reduktuar va...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 13 korrik se f...
Përplasjet e opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendi...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 ...
Trupat e të paktën 87 personave që dyshohet se janë vrarë ...
Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis ...
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar në lidhje përles...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lid...
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me skenë...
Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës u shoqërua me tension...
Një situatë e paprecedentë është regjistruar pak minuta më...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Parlame...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...