
Shtetet e Bashkuara do t'i dërgojnë Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh, përfshirë raketa të mbrojtjes ajrore, dronë të vegjël dhe mjete të blinduara, njoftoi Pentagoni të martën.
Armët po sigurohen përmes një ligji që e autorizon presidentin të ofrojë ndihma ushtarake për vendet e huaja në raste emergjente. Ndihma të tilla mund të arrijnë destinacionin pak ditë pas miratimit. Materialet do të vijnë nga inventari i tepërt i Shteteve të Bashkuara.
Njoftimi për ndihmën vjen në një kohë kur trupat ukrainase kanë ndërmarrë një kundërofensivë të ngadaltë kundër agresorit rus.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ndihma ka për qëllim "forcimin e trupave guximtare të Ukrainës në fushën e betejës" për t’i ndihmuar ato që ato të rimarrin territorin sovran të Ukrainës.
“Populli i Ukrainës vazhdon të mbrojë me guxim vendin e tij kundër agresionit rus, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj të pamëshirshme dhe të egra që po vrasin civilët ukrainas dhe po shkatërrojnë infrastrukturën civile”, tha zoti Blinken në një deklaratë.
Paketa e re e ndihmës përfshin një gamë të gjerë municionesh, duke filluar nga raketat për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, sistemet ajrore NASMS, Stinger, municione për sistemet e lëvizshme HIMARS, automjete të blinduara dhe një sërë raketash të tjera.
Për herë të parë Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë Ukrainës dronë survejimi të tipit Black Hornets, dronë të vegjël nano që përdoren kryesisht për zbulim. Aleatë të tjerë perëndimorë e kanë furnizuar Ukrainën më parë me dronë të tillë.
Që kur Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, SHBA-ja ka ofruar më shumë se 43 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën.
Ndërkohë, Ukraina tha se mbrojtja ajrore ka gjurmuar dronë Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët Rusia i përdori për të goditur Kievin gjatë natës, sulmi i gjashtë me dron në kryeqytet këtë muaj.
Gjithashtu të martën, ligjvënësit rusë miratuan një projektligj që zgjat kufirin e moshës për shërbim të detyrueshëm ushtarak nga 27 në 30 vjeç, një veprim që duket se synon të zgjerojë grupin e rekrutëve për luftën në Ukrainë. Masa u miratua menjëherë të martën nga Dhoma e Ulët dhe duhet të marrë miratimin e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus përpara se të nënshkruhet në ligj nga Presidenti Vladimir Putin./Zëri i Amerikës
Zjarret masive dhe temperaturat ekstreme janë kthyer në kr...
Në hemisferën veriore temperaturat e motit kanë arritur ni...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet...
OKB-ja ka zhvilluar një operacion 19-ditor për nxjerrjen e...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ekonomia e dr...
Zjarret po shpërthejnë në Siçili pas javësh temperaturash ...
Autoritetet e Serbisë i kanë mohuar vazhdimin e lejes së q...
AFP raporton se presidenti rus, Vladimir Putin, po planifi...
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
Rusia e kreu një valë të re sulmesh me dronë mbi Kievin, n...
“Kthimi në marrëveshjen e grurit tani është i pamundur, pa...
BE do të japë 1.5 miliardë euro të tjera për të kontribuar...
Një helikopter i ndërhyrjes së shpejtë për shuarjen e zjar...
Temperaturat rekord janë regjistruar në Tunizi të hënën, p...
Ka dështuar dhe tentativa e tretë për ta miratuar deklarat...
Kina ka hequr Qin Gang nga posti i ministrit të Jashtëm më...
Shtetësia me martesë është një nga rrugët më të lehta për ...
Në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 5.5 ba...
Aplikacioni i transmetimit të videove, "TikTok", do të ofr...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon gjatë orëve të fun...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...