Zhvillohet operacioni i madh për të shmangur fatkeqësinë nga cisterna e naftës
OKB-ja ka zhvilluar një operacion 19-ditor për nxjerrjen e...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet në Kosovë nuk duan zgjedhje.
“Lërini të bëjnë punën e tyre, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, tha Vuçiç pas ndjekjes së fazës përfundimtare të trajnimit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe.
Vuçiç këtë deklaratë e bëri kur u pyet nga një gazetar se si e komenton deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në komunat me shumicë serbe në veri derisa Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.
Megjithatë, më 25 korrik, Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen për shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Kosovës, si dhe bëri thirrje që serbët që jetojnë në katër komunat veriore të marrin pjesë në këto zgjedhje.
“Ne nuk i komentojmë komentet. Megjithatë ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së me 3 qershor të vitit 2023. Kjo qartë përfshin se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejtë që të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Bashkimit Evropian për Radion Evropa e Lirë.
Qeveria e Kosovës është pajtuar më 10 korrik që të bëjë një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat veriore, pas verës.
Sipas marrëveshjes të arritur me BE-në, Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.
Bislimi një ditë më parë tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe tërheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.
Megjithatë, burimet diplomatike nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se heqja e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës do të varet nga zbatimi i obligimeve që ka marrë Prishtina dhe hapat e tjerë që priten nga autoritetet në Kosovë për vazhdimin e përpjekjeve për të ulur tensionet në veri.
Masat ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës pasi e bëri fajtore për përshkallëzim të situatës në veri të vendit përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Masat tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë më 19 korrik janë takuar ndaras me të dërguarin për dialogun Miroslav Lajçak në Bruksel, ku është diskutuar “për një listë të gjatë të çështjeve të dialogut, duke nisur me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtensionimin”.
Bashkimi Evropian i ka vlerësuar këto takime si “të vështira” dhe se ato “nuk kanë prodhuar rezultate të menjëhershme”.
Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.
Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët./REL/
OKB-ja ka zhvilluar një operacion 19-ditor për nxjerrjen e...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ekonomia e dr...
Zjarret po shpërthejnë në Siçili pas javësh temperaturash ...
Autoritetet e Serbisë i kanë mohuar vazhdimin e lejes së q...
AFP raporton se presidenti rus, Vladimir Putin, po planifi...
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
Rusia e kreu një valë të re sulmesh me dronë mbi Kievin, n...
“Kthimi në marrëveshjen e grurit tani është i pamundur, pa...
BE do të japë 1.5 miliardë euro të tjera për të kontribuar...
Një helikopter i ndërhyrjes së shpejtë për shuarjen e zjar...
Temperaturat rekord janë regjistruar në Tunizi të hënën, p...
Ka dështuar dhe tentativa e tretë për ta miratuar deklarat...
Kina ka hequr Qin Gang nga posti i ministrit të Jashtëm më...
Shtetësia me martesë është një nga rrugët më të lehta për ...
Në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 5.5 ba...
Aplikacioni i transmetimit të videove, "TikTok", do të ofr...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon gjatë orëve të fun...
Zjarret e shkaktuara nga moti ekstrem kanë marrë jetë njer...
Forcat Ajrore iraniane kanë nisur një stërvitje të madhe p...
4 shqiptarë shqiptar dhe një spanjoll, të cilësuar nga med...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...