web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 shqiptarët kapen me 5 tonë kokainë, e kishin future mes bananesh

24 Korrik 2023, 22:26, Kosova & Bota CNA

4 shqiptarët kapen me 5 tonë kokainë, e kishin future mes

4 shqiptarë shqiptar dhe një spanjoll, të cilësuar nga mediat spanjolle si një rrjet kriminal, janë arrestuar nga autoritet spanjolle.

Ata synonin të fusnin në Europë gati 5000 kilogramë kokainë përmes Portit Malaga, raporton diariosur.es.

Kokaina ishte fshehur nga Ekuadori në një ngarkesë bananesh.

Ajo kishte pastërti prej 87 për qind dhe do të kishte arritur një vlerë prej më shumë se 265 milionë euro në tregun e paligjshëm. 

Shqiptarët e arrestuar thuhet se bënin një jetë të vështirë, duke ndryshuar vazhdimisht adresat e tyre, duke udhëtuar rregullisht jashtë vendit dhe duke përdorur kompani të ndryshme në dukje legale për të pastruar paratë nga trafiku i drogës dhe për të vështirësuar punën e policisë. 

Konkretisht, ata kishin një kompani blerje-shitje automjetesh që siç verifikuan hetuesit ishte në emër të njërit prej të arrestuarve, i vetmi me origjinë spanjolle.

Mediat raportojnë se oficerët e policisë arritën të identifikonin më shumë se pesë persona me origjinë shqiptare, të cilët po përgatisnin dhe pajisnin në mënyrë të dyshimtë një magazinë në Zonën Industriale Llano del Espartal në Alicante./CNA.al/





Lajmet e fundit nga