Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Autoritetet e Serbisë i kanë mohuar vazhdimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm aktivistit rus kundër luftës Vladimir Volokhonsky, më pak se dy javë pasi i refuzuan përkohësisht hyrjen Peter Nikitinit.
Këta dy shtetas rusë kanë themeluar organizatën joqeveritare Shoqëria Demokratike Ruse.
Shoqëria Demokratike Ruse - një shoqatë emigrantësh ruse në të cilën janë anëtarësuar dhjetëra mijëra njerëz që kur Rusia pushtoi Ukrainën - tha se Volokhonsky, i cili mbërriti nga Shën Petersburgu në maj të vitit të kaluar dhe iu dha një leje qëndrimi e përkohshme, u informua për vendimin më 25 korrik.
Volokhonski i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi për mos vazhdimin e lejes së qëndrimit të tij është një “formë e presionit politik”.
“Meqenëse aktivitetet e mia, si të gjitha aktivitetet e Shoqërisë Demokratike Ruse, janë plotësisht publike dhe të ligjshme, nuk shoh asnjë arsye për ta konsideruar veten si një kërcënim për sigurinë e shtetit në asnjë mënyrë”, tha ai.
Pas kundërshtimit të tij të hapur ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska, Vladimir Volokhonsky, një këshilltar i opozitës në Shën Petersburg, u largua nga Rusia në muajin mars të vitit të kaluar. Këtë vendim ai e mori pasi u ndalua dhe shtëpia e tij u kontrollua nga autoritetet e sigurisë ruse.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për një përgjigje se pse Volokhonskyt iu refuzua zgjatja e lejes së qëndrimit.
Volokhonsky është kërcënuar së bashku me kundërshtarët e tjerë të politikave të Kremlinit dhe luftës së tij në Ukrainë.
Ai ishte shënjestruar në Telegram nga organizata ruse e ekstremit të djathtë "Shqiponjat e Qendrës Ruso-Serbe" me qendër në Shën Petersburg.
Sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë, grupi ka lidhje me partitë e krahut të djathtë në Serbi.
Aktivistët kundër luftës nga grupi "Rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët së bashku kundër luftës" thanë se i kanë dërguar një kërkesë publike policisë për të anuluar vendimin kundër Volokhonskyt.
"Kthimi i Vladimir Volokhonsky në Rusi sigurisht që do të nënkuptonte arrestimin e tij dhe burgosjen afatgjatë në kampet e punës, pasi të gjithë kundërshtarët e regjimit të [presidentit rus Vladimir] Putin kalojnë nëpër të njëjtin proces", tha grupi.
Shoqëria Demokratike Ruse, e kërcënuar më parë me dëbim nga Serbia, është shprehur se mohimi i zgjatjes së lejes së qëndrimit të Vladimir Volokhonsky është një vazhdim i presionit të paligjshëm ndaj komunitetit rus kundër luftës në Serbi. Më pak se dy javë më parë, Peter Nikitin u përball me një situatë të ngjashme kur atij iu refuzua hyrja në Serbi, pavarësisht se kishte një leje qëndrimi të vlefshme afatgjatë, është i martuar me një shtetase serbe dhe ka dy fëmijë të lindur në Serbi. Pasi kaloi dy ditë në aeroportin ndërkombëtar të Beogradit, atij iu lejua përfundimisht hyrja në vend më 14 korrik.
Volokhonsky tha se disa zyrtarë serbë po "e dëmtojnë Serbinë" dhe me këto veprime po krijojnë perceptimin se Serbia është një vend i pasigurt ku të drejtat nuk mbrohen në mënyrë adekuate, duke dekurajuar zhvendosjen.
"Por unë jam i bindur se nuk është kështu. Do të qëndroj këtu për një muaj dhe më pas ndoshta do të largohem nga vendi. Sigurisht, kthimi në Rusi nuk është një opsion, sepse atje do të arrestohem", tha ai./ Rel
AFP raporton se presidenti rus, Vladimir Putin, po planifi...
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
Rusia e kreu një valë të re sulmesh me dronë mbi Kievin, n...
“Kthimi në marrëveshjen e grurit tani është i pamundur, pa...
BE do të japë 1.5 miliardë euro të tjera për të kontribuar...
Një helikopter i ndërhyrjes së shpejtë për shuarjen e zjar...
Temperaturat rekord janë regjistruar në Tunizi të hënën, p...
Ka dështuar dhe tentativa e tretë për ta miratuar deklarat...
Kina ka hequr Qin Gang nga posti i ministrit të Jashtëm më...
Shtetësia me martesë është një nga rrugët më të lehta për ...
Në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 5.5 ba...
Aplikacioni i transmetimit të videove, "TikTok", do të ofr...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon gjatë orëve të fun...
Zjarret e shkaktuara nga moti ekstrem kanë marrë jetë njer...
Forcat Ajrore iraniane kanë nisur një stërvitje të madhe p...
4 shqiptarë shqiptar dhe një spanjoll, të cilësuar nga med...
Vladimir Putin ka nënshkruar legjislacionin që i ndalon nj...
Autoritetet iraniane kanë ndaluar një festival filmi pasi ...
Një punëtor ferme ka ndërruar jetë pasi u sëmur duke punua...
Një gazetar që punonte për agjencinë e lajmeve Agence Fran...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...