
Rusia e kreu një valë të re sulmesh me dronë mbi Kievin, njoftuan zyrtarët rajonalë më 25 korrik, ndërsa Moska tha se e zmbrapsi një sulm ukrainas ndaj anijeve të saj patrulluese në Detin e Zi, mes raportimeve se Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë për një pako të re ndihma ushtarake për Ukrainën, në vlerë 400 milionë dollarë.
Të gjithë dronët nga forcat ruse gjatë natës në sulmin e gjashtë ndaj kryeqytetit të Ukrainës këtë muaj, u rrëzuan nga sistemi mbrojtës ajror i Kievit, ka thënë të martën në mëngjes Serhiz Popko, shef i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, raporton REL.
“Alarmi zgjati tri orë. Armiku përdori dronë iranianë, Shahed. Ky është sulmi i gjashtë me dronë në kryeqytet këtë muaj. Objektivat ajrore u identifikuan me kohë dhe u shkatërruan sapo iu afruan Kievit”, tha Popko, duke shtuar se nuk kishte viktima apo dëme gjatë sulmit.
Për një sulm të dështuar më dron u raportua edhe në rajonin qendror Cherkasy. Zyrtarët rajonalë nuk raportuan për viktima apo dëme.
Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një komunikatë për media se dronët ukrainas tentuan një sulm ndaj anijeve patrulluese të saj në Detin e Zi, por sulmi dështoi.
“Forcat e armatosura ukrainase e kryen një sulm të pasuksesshëm gjatë natës me dy dronë detarë në anijen patrulluese ‘Sergei Kotov’”, tha Ministria ruse, duke shtuar se sulmi i dyshuar ndodhi rreth 370 kilometra larg portit Sevastopol.
Ky pretendim nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Sergei Kotov është njëra prej anijeve më të reja luftarake të Rusisë, pasi iu dha marinsave vitin e kaluar.
Pavlo Kyrylenko, guvernator i rajonit lindor të Ukrainës, Donetsk, tha të martën në mëngjes se numri i viktimave nga një sulm në qytetin Kostyantynika të hënën, është rritur.
Dy njerëz – përfshirë një djalosh 10-vjeçar – u vranë dhe shtatë të tjerë, përfshirë katër fëmijë të moshës mes pesë dhe 12 vjeçe, u plagosën nga granatimi i një rezervari uji ku njerëzit po laheshin, tha Kyrylenko, duke shtuar se në sulm ndaj civilëve ishin përdorur municione thërrmuese. Ky raportim nuk është verifikuar menjëherë.
Municione thërrmuese, bombat që shpërthejnë në ajër dhe lirojnë copëza të bombës, janë të ndaluara për shkak të rrezikut që përbëjnë për civilët. Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara njoftuan se i kishte dërguar municione thërrmuese Ukrainës.
Kievi është zotuar se do t’i përdorë me kujdes municionet thërrmuese, dhe vetëm për ta çliruar territorin e vet../CNA.al/
“Kthimi në marrëveshjen e grurit tani është i pamundur, pa...
BE do të japë 1.5 miliardë euro të tjera për të kontribuar...
Një helikopter i ndërhyrjes së shpejtë për shuarjen e zjar...
Temperaturat rekord janë regjistruar në Tunizi të hënën, p...
Ka dështuar dhe tentativa e tretë për ta miratuar deklarat...
Kina ka hequr Qin Gang nga posti i ministrit të Jashtëm më...
Shtetësia me martesë është një nga rrugët më të lehta për ...
Në orët e para të mëngjesit një tërmet me magnitudë 5.5 ba...
Aplikacioni i transmetimit të videove, "TikTok", do të ofr...
Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon gjatë orëve të fun...
Zjarret e shkaktuara nga moti ekstrem kanë marrë jetë njer...
Forcat Ajrore iraniane kanë nisur një stërvitje të madhe p...
4 shqiptarë shqiptar dhe një spanjoll, të cilësuar nga med...
Vladimir Putin ka nënshkruar legjislacionin që i ndalon nj...
Autoritetet iraniane kanë ndaluar një festival filmi pasi ...
Një punëtor ferme ka ndërruar jetë pasi u sëmur duke punua...
Një gazetar që punonte për agjencinë e lajmeve Agence Fran...
Pamjet tmerruese dolën nga pastrimi i dendur i pyjeve në I...
Dy protestues i vunë zjarrin një kopjeje të Kuranit, libri...
Ushtria jordaneze tha të hënën se kishte rrëzuar një dron ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...