Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...

Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevoja për një organizatë funksionale në kohë konflikti dhe rritje të tensioneve kanë qenë tema kryesore, për të cilat është diskutuar në darkën joformale në kuadrin e hapjes së samitit të OSBE-së. Të pranishëm ishin sekretari i shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell, ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe dhe vendeve partnere nga Mesdheu, Lindja e Afërt dhe Azia. Në darkë mungoi ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pasi delegacioni i Rusisë në Shkup mbërriti të mërkurën (29.11.2023) vonë në mbrëmje.
Blinken: Mbështesim forcimin e demokracisë
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në kuadër të samitit takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe forcimin e Institucioneve demokratike.
"Ne fuqishëm mbështesim integrimin tuaj euroatlantik, mbështesim punën për forcimin e institucioneve tuaja demokratike, mbështesim punën që bëni për diversifikimin e energjisë së rajonit dhe më gjerë që do të ketë ndikim të madh. Në gjithë këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen e SHBA-së si partner i fuqishëm. Kjo është një ndër arsyet përse jam këtu sonte, jo vetëm për OSBE-në, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe të tregoj se sa e vlerësojmë partneritetin që e kemi”, theksoi Blinken.
Osmani: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës
Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Osmani, në takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken, kanë dënuar fuqishëm agresionin ushtarak rus dhe shprehën mbështetje të fuqishme për popullin ukrainas.
"Si partnerë strategjikë dhe aleatë të NATO-s, qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën dhe mbrojtjen e vlerave dhe parimeve demokratike. Dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak rus, i cili paraqet sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në botë”, u shpreh Osmani.
Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Samitin e Shkupit se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar. Nga Shkupi duhet t'ia përcjellim mesazhet Kremlinit, tha diplomati evropian, Josep Borell.
"Ky është një rast i mirë që Lavrov të dëgjojë se pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mundë të kthehet në Kremlin dhe t'i thotë kreut të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, deklaroi Borrell.
Borrell tha se i kupton vendet si Ukraina, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, të cilat vendosën ta bojkotojnë Samitin për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit, por ai e kupton edhe Shkupin për vendimin për ta mundësuar pjesëmarrjen e tij.
"Unë e kuptoj që disa vende pjesëmarrëse nuk ishin të kënaqura me vendimin tuaj për të marrë pjesë ministri Lavrov, e kuptoj, sepse me luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, ajo po minon të njëjtat parime të OSBE-së dhe po i shkel ligjet, dhe për këtë arsye po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolim. Megjithatë, vendimi i Shkupit për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët për të mbajtur gjallë multilateralizmin”, theksoi Borrell.
Burime diplomatike në Shkup bëjnë me dije se delegacioni rus në Samitin e OSBE-së do të ketë deri 85 persona, përfshirë mjekun personal të ministrit të Jashtëm, zëvendësin e tij Aleksandr Grushko, zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, personelin e sigurisë dhe 24 gazetarë rusë.
Ministrat pjesëmarrës në Samitin e Shkupit njëzëri dënojnë Rusinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, deklaroi se po udhëton për në Shkup që t'i kundërvihet "çmendurisë imperialiste ruse”, duke shtuar se Evropës i duhet më shumë bashkëpunim dhe siguri. Ajo theksoi se i kupton vendet baltike dhe Ukrainën për problemin që e kanë të ulen në të njëjtën tavolinë me Lavrovin, por edhe shtoi se ka për qëllim që të bëjë gjithçka që është e nevojshme që ta pengojë Rusinë që ta shkatërrojë OSBE-në.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, vlerëson se Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup do të jetë mundësi që vendet ta tregojnë mbështetjen për Ukrainën dhe ta dënojnë agresionin ushtarak të Rusisë. Ajo theksoi se Rusia me këtë luftë i ka shkelur parimet themelore të përbashkëta, në bazë të së cilës bazohet OSBE-ja.
Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
Sekretari i departamentit amerikan, Blinken, pas darkës u largua nga Shkupi për të udhëtuar për në Izrael. Nga Shkupi u largua edhe kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Kjo nënkupton se në Samitin e OSBE-së në Shkup nuk do të ketë takime të drejtpërdrejta midis Blinken, Borrell dhe ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov./DW
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Jerusalem, ku...
Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe ...
Ekspertë të pavarur të Këshillit të Evropës thonë se legji...
Ish-gruaja e vrasësit serial francez Michel Fourniret ...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen në...
Ushtria e Izraelit tha të mërkurën mbrëma se Hamasi – grup...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duhet të dëgjo...
Estonia ka thënë të mërkurën se është “e gatshme” ta m...
Aktorja e dashur amerikane dhe ylli i Sex and the City...
Shumica e britanikëve mbështesin ribashkimin në tregun...
Një “luftë” ka shpërthyer mes dy biznesmenësh në Greqi, të...
Anëtarët e shoqërisë civile në Turqi janë të shqetësua...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti...
Papa Françesku do të dëbjë kardinalin amerikan Raymond...
Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar nj...
Bashkimi Evropian (BE) ia ka dorëzuar Ukrainës 300.000 nga...
"148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...