Vuçiç, takim me Lajçak/ Zbardhet biseda
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin ...

Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë kanë bllokuar përsëri të hënën të gjitha udhëkryqet e Shkupit, duke shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
Transportuesit po kërkojnë që t’u paguhet borxhi i rreth dy milionë eurove, të cilin, siç thonë ata, ua ka Ndërmarrja e Transportit Publik, përkatësisht Komuna e Shkupit.
Kjo është bllokada e dytë brenda një jave, ndërkohë që transportuesit thonë se e njëjta mund të përshkallëzohet me dyfishimin e numrit të autobusëve – rreth 200 – të cilët do të bllokonin qytetin.
“Bllokadat janë paralajmërim për ndërgjegjësimin e institucioneve se nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona. Katër muaj nuk kemi marrë paga. Gjendja e shoferëve është e rëndë pasi nga kjo punë ata mbajnë familjet e tyre. Drejtuesit e Shkupit po tallen me ndjenjat tona por ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka deklaruar Lenin Jovanovski, kryetar i shoqatës së transportuesve privatë “Slloboda Prevoz”.
Bllokimi i udhëkryqeve ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve, të cilëve u është pamundësuar t’i kryejnë obligimet ditore.
Nga shoqata e transportuesve thonë se kuptojnë revoltën e qytetarëve, por kërkojnë mirëkuptimin e tyre, pasi kjo formë e protestës, sipas tyre, është mënyra e vetme për të realizuar kërkesat që kanë.
“Qytetarët nuk mund të na kritikojnë neve, duhet ta kritikojnë burimin e këtij problemi, që është kryetarja e Shkupit, e cila e ka lejuar këtë gjendje. Qytetarët nuk duhet të lejojnë që të kenë një kryetare të tillë që nuk i intereson - interesi i tyre”, tha Jovanovski.
Përplasjet mes transportuesve privatë dhe Komunës së Shkupit kanë nisur tash e një kohë për shkak të akuzave për shpërdorim të fondeve.
Por, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, tha se problemi qëndron te transportuesit, respektivisht shoqata, e cila sipas saj nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion mbi paratë e shpenzuar apo fatura mbi transportin e kryer.
Arsovska pretendon se që nga viti 2017 deri në vitin 2022 kjo shoqatë nuk ka raportuar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin në linjat e qytetit.
“Bëhet fjalë për miliona para të qytetarëve që dikush i ka futur në xhep”, ka deklaruar ajo.
Transportuesit privatë që qarkullojnë në rrugët e Shkupit nuk marrin para të gatshme nga pasagjerët, pasi çdo biletë regjistrohet në sistemin elektronik që është i lidhur me institucionet e Komunës së Shkupit.
Ajo tha se kontrata me transportuesit privat është anuluar dhe se nuk tërhiqet nga vendimi, teksa zgjidhjen e problemit e sheh në shpalljen e konkursit ku “mund të marrin pjesë të gjithë transportuesit në mënyrë individuale”.
Por shoqata konkursin e vlerëson të jashtëligjshëm dhe përpjekje të kryetares së Shkupit për përçarjen e tyre.
Situata me transportuesit privatë ka shkaktuar edhe përplasje mes partive politike.
Danella Arsovska është zgjedhur kryetare të Shkupit si kandidate e pavarur, por me mbështetjen edhe të partisë opozitare, VMRO DPMNE.
Por, tani dy muaj raportet e saj me opozitën maqedonase janë ndërprerë dhe VMRO-ja e akuzon Arsovskan për bashkëpunim me partitë në pushtet, si dhe e akuzon se kaosin po e shkakton për t’ia faturuar VMRO DPMNE-së./REL
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin ...
Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qend...
Kanë kaluar 9 muaj që nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi. Su...
Zyra Federale e Statistikave në Gjermani është ajo që e pë...
Një avion që po udhëtonte nga Polonia në Mbretërinë e Bash...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shpallur ...
Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për...
Një vit më parë, Angela Merkel u largua nga kancelaria si ...
Për një kohë të gjatë, Svitlana Denichenko kishte punuar s...
Uashingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar pë...
Presidenti rus Vladimir Putin duhet të vuajë jo pak nga pa...
Ka kohë që marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kanë qenë...
Një cunami ka ndodhur pasditen e së dielës pranë ishullit ...
Tragjedi në rajonin e Flanders të Belgjikës. Një burrë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Prokurorin...
Prokurori i Përgjithshëm iranian, është shprehur se "polic...
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja ndërmjet ...
Shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Brita...
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, udhëtoi në Mi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kritik...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...