Nuk ka paqe për Turqinë/ Regjistrohen të tjera lëkundje tërmeti
Turqia nuk ka gjetur paqe pas tërmeteve tragjike që kanë m...

Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga detyra. Në Skoci, Nicola Sturegon njoftoi largimin nga detyra e saj si drejtuese e qeverisë së Skocisë, duke vënë në dukje ndikimin e fortë që kishte angazhimi politik në jetën e saj personale.
"Që në çastet e para kur mora këtë detyrë, kam besuar se pjesë e të qeverisurit mirë ishte të dije se kur do të ishte koha e duhur për t’u tërhequr dhe për t’i hapur udhë dikujt tjetër”, tha Nicola Sturgeon, ish kryetare e qeverisë së Skocisë.
Forca e saj politike, Partia Kombëtare Skoceze është përballur me pengesa në përpjekjet për pavarësi të Skocisë. Vitin e shkuar Gjykata e Lartë britanike hodhi poshtë kërkesën e Skocisë për mbajten e një referendumi për shkëputjen nga Britania.
Megjithatë, zonja Sturegon u shpreh me krenari se dëshironte të kalonte më shumë kohë me familjen se saj.
“Do të na ndihmojë të ndërtojmë të ardhmen”… tha ajo.
Në muajin janar, Jacinda Ardern dha dorëheqjen si kryeministre e Zelandës së Re. Edhe pse për shkak të rritjes së inflacionit mbështetja për partinë e saj ka rënë, zonja Ardern tha se arsyeja kryesore e dorëheqjes ishte që t’i përkushtohej rolit të saj si nënë.
"E di se çfarë nevojitet për të qeverisur dhe e di se nuk jam më në gjendje për të udhëhequr si duhet”, u shpreh ajo.
Në muajin nëntor politikania Nency Pelosi njoftoi se po hiqte dorë nga roli i saj si udhëheqëse e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Në Afrikë, kryetarja e Gjykatës së Lartë në Etiopi, Court Meaza Ashenafi dha dorëheqjen nga detyra, në muajin janar.
A kemi hyrë në epokën e dorëheqjeve nga gratë udhëheqëse?
“Mendoj se çfarë po kuptojmë nga këto dorëheqje të grave udhëheqëse ështe se mjedisi nuk është miqësor ndaj grave. Mendoj se është e rëndësishme të rishikohen strukturat, sistemet dhe institucionet që historikisht u krijuan dhe përcaktuan nga burrat, por që tani nuk janë më të përshtatshme”, shpjegon Rangita de Silva de Alwis, Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ndërkohë, studimet nga organizata LeanIn dhe Kompania McKinsey tregojnë se gratë në biznes kërkojnë paga më të mira dhe më shumë lehtësira në punë dhe janë të përgatitura të ndryshojnë punë për t’i siguruar këto kushte. Po ashtu, ato pëlqejnë më shumë që të punojnë nga shtëpia, ndoshta sepse duan të kujdesen për familjen.
“Mendoj se po bëhet përherë e më pranueshme që të udhëheqësh ndërsa kujdesesh për familjen", thekson zonja de Silva de Alwis.
Po ashtu disa studime tregojnë se sa më pak e butë dhe me shumë vetëbesim të duket një udhëheqëse grua, aq më pak pëlqehet, madje edhe nga grate e tjera. Presidentja malaviane Joyce Banda i tha gazetës britanike “The Guardian” se kritiket e saj më të mëdha ishin grate.
Por jo gjithçka po shkon tatëpjetë për gratë në drejtim. Ekpertët thonë se prirja për punë me kohë të pjesshme në Europë do të ndihmojë gratë, po aq edhe rritjen e kuotave për përfaqësimin e tyre në biznes. Po ashtu, ata thonë se shumë kultura janë më të mësuara me idenë e udhëheqjes nga gratë.
“Në kultura ku udhëheqja e grave është institucionalizuar prej një periudhe të gjatë, si në vendet skandive, mbështetja për gratë në drejtim është e madhe dhe në të vërtetë gjysma e udhëheqësve janë gra”, thotë Alice Evans, eksperte mbi historinë e çështjeve gjinore.
Kur dorëzoi detyrën, ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi u shpreh e mrekulluar se sa shumë është shtuar numri i grave anëtare në këtë institucion në krahasim me 35 vjet më parë kur ajo u zgjodh si përfaqësuese./ VOA
Turqia nuk ka gjetur paqe pas tërmeteve tragjike që kanë m...
Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrai...
Presidenti rus, Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë...
Nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës një vit më parë, ...
Pushtimi masiv dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia isht...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy po vë n...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i...
Brezovica është qendra më e njohur e skive në Kosovë. ...
Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksion...
Në ngjitje presioni që ushtrohet mbi trup është shumë ...
Gjykata e Lartë u duk skeptike të mërkurën mbi një padi që...
Ushtria e Afrikës së Jugut ka mbrojtur vendimin e saj që t...
Për rreth 10 orë me radhë, është bastisur në Prishtinë ban...
Që nga ditët e para të agresionit rus kundër vendit të tij...
Ligjvënësit hungarezë do të votojnë për aplikimet për ...
Njoftimi i Presidentit Vladimir Putin se Rusia do të pezul...
Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter po kalon momente...
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se Presidenti rus...
Bashkimi Evropian po shënon përvjetorin e parë të fill...
Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë pritet që ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...