web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti i Brazilit diagnostikohet me kancer të lëkurës, nis trajtimin para fushatës

25 Maj 2026, 21:01, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Brazilit diagnostikohet me kancer të lëkurës, nis

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka filluar trajtimin parandalues me rrezatim pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës në fazë të hershme.

Mjekët që po ndjekin presidentin 80-vjeçar thanë këtë të hënë se Lulës iu hoq një lezion i qelizave bazale më 24 prill.

"U vendos të vazhdohet me trajtim plotësues me radioterapi parandaluese, sipërfaqësore në skalpin e kokës", thanë mjekët në Spitalin Sirio-Libanes në një shënim mjekësor.

Ekipi mjekësor shtuar se Lula do të vazhdojë aktivitetet e tij të përditshme pa kufizime, ndërsa ndodhet para periudhës së fushatës zgjedhore që nis në muajin tetor./CNA





Lajmet e fundit nga