Veliaj vijon zvarritjen e proceseve/ Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe avok...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe avok...

Nga Azoret deri në Rumani, nga Norvegjia veriore deri në Siçili: në shumë pjesë të Evropës janë të pranishëm ushtarakë amerikanë. Një rrjet kompleks, i cili megjithatë gjatë mandatit të dytë të Donald Trump si president i SHBA ndryshon vazhdimisht dhe shpesh në mënyrë të papritur.
Vetëm pak ditë pasi u ndalua rotacioni i 4000 ushtarëve drejt Polonisë, Trump njoftoi se do të dërgojë 5000 ushtarë shtesë, duke argumentuar se ka marrëdhënie të mira me presidentin nacionalist të djathtë të Polonisë, Karol Nawrocki.
Një përmbledhje mbi rëndësinë themelore të trupave amerikane në Evropë, të cilat shërbejnë edhe për qëllime strategjike afatgjata të Shteteve të Bashkuara.
Pse ka kaq shumë trupa amerikane në Evropë?
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërorenë vitin 1945, aleanca e përkohshme e fuqive që kishin mposhtur Gjermaninë naziste u nda në dy blloqe: aleatët perëndimorë nën udhëheqjen e SHBA-ve dhe Bashkimi Sovjetik me aleatët e tij. Për t'u organizuar në Luftën e Ftohtë që po fillonte, aleatët perëndimorë themeluan NATO-n në vitin 1949.
SHBA, si fuqia më e madhe ushtarake e kësaj aleance, e konsideroi që në fillim praninë e përhershme të trupave në Evropë si një mjet të rëndësishëm për të frenuar Paktin e Varshavës të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik.
Në kulmin e kësaj pranie, në fund të viteve 1950, në Evropë ishin të stacionuar deri në 475,000 ushtarë amerikanë. Pas vitit 1991, me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, numri i trupave u ul gradualisht në disa dhjetëra mijë. Ky trend ndryshoi disi pas vitit 2014, kur pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, nevoja për frenim ushtarak në Evropë u rrit sërish.
Në cilat vende evropiane është më e fortë prania amerikane?
Qendra kryesore e ushtrisë amerikane është Gjermania. Në fund të vitit të kaluar, sipas Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, aty ishin të stacionuar mbi 36,400 ushtarë aktivë. Një fokus rajonal është jugperëndimi: në Stuttgart ndodhen qendrat komanduese për operacionet në Evropë dhe Afrikë (EUCOM dhe AFRICOM).
Në Ramstein ndodhet baza kryesore ajrore për Evropën dhe Afrikën, një nyje e rëndësishme për operacionet deri në Lindjen e Mesme, ndërsa në Landstuhl ndodhet spitali më i madh ushtarak amerikan jashtë SHBA-ve. Po ashtu besohet se në bazën Büchel ruhen armë bërthamore amerikane në kuadër të politikës së NATO-s për ndarjen bërthamore.
Në vendin e dytë dhe të tretë janë Italia (rreth 12,700 ushtarë) dhe Mbretëria e Bashkuar (rreth 10,200). Në Britani ndodhen baza ajrore të rëndësishme për NATO-n, ndërsa në Itali përveç avionëve luftarakë, SHBA mban një brigadë desantuese për ndërhyrje të shpejtë. Në Napoli ndodhet selia e flotës detare amerikane për Evropën dhe Afrikën.
Këtu nuk përfshihen njësitë që vendosen përkohësisht në bazat lindore të NATO-s në kuadër të rotacioneve pas aneksimit të Krimesë.
Pse trupat amerikane qëndrojnë ende në Evropë?
SHBA përdor bazat në Evropë për praninë e saj globale ushtarake. Për shembull, bazat në Gjermani dhe Britani kanë qenë thelbësore për operacionet ajrore në konfliktin me Iranin.
Megjithatë, disa aleatë kanë kufizuar operacione të tilla: Italia refuzoi lejet për ulje avionësh në bazën Sigonella, ndërsa Spanja ndaloi përdorimin e bazave dhe fluturimet mbi hapësirën e saj ajrore. Si reagim, Trump kërcënoi me tërheqje trupash nga këto vende.
Rëndësia e Evropës lidhet edhe me logjistikën: dërgimi i trupave nga SHBA do të kërkonte më shumë kohë dhe distancat janë të mëdha. Edhe infrastruktura e komunikimit është e rëndësishme – për shembull, në Ramstein ndodhet një stacion për transmetimin e sinjaleve të dronëve. Një rol të rëndësishëm në strategjinë e frenimit ndaj Rusisë luajnë edhe njësitë që rotacionohen në krahun lindor të NATO-s, veçanërisht në Poloni.
Cilat janë pyetjet aktuale lidhur me praninë e trupave?
Në maj, Pentagoni ndaloi në momentin e fundit një rotacion prej rreth 4000 ushtarësh drejt Polonisë. U raportua për probleme me buxhetin, por edhe për ndikimin e politikave të Trump për reduktimin e trupave.
Megjithatë, më pas Trump ndryshoi qëndrim dhe njoftoi dërgimin e 5000 ushtarëve shtesë në Poloni, pa sqaruar nëse do të bëhej fjalë për rotacion apo transferim nga vende të tjera, si Gjermania.
Pak javë më parë, pas një konflikti me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Trump kishte njoftuar tërheqjen e 5000 ushtarëve nga Gjermania. Edhe pse disa dyshojnë në realizimin e këtij vendimi, SHBA ka bërë të qartë se marrëveshjet e mëparshme nuk vlejnë më. Kjo përfshin edhe planet për vendosjen e raketave amerikane me rreze të mesme në Gjermani, të cilat nuk pritet të realizohen. /DW
Irani ka ekzekutuar një burrë nën akuzat për protestat ant...
Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, i ka zbehur pritshmëri...
Çmimet globale të naftës kanë shënuar rënie të fortë, ndër...
Rusia ka kryer një valë sulmesh ajrore ndaj Ukrainës, duke...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha sot se mar...
Policia turke hodhi gaz lotsjellës dhe hyri me forcë në se...
Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Madridit këtë të die...
Shtëpisë së Bardhë mund t’i duhen disa ditë për miratimin ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se Tehera...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha këtë të dielë se mund...
Një sulmues me eksplozivë pranë një shine hekurudhore në q...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Një person ka humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se një memora...
Një person i armatosur është vrarë pas një shkëmbimi zjarr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bis...
Në Madrid të Spanjës janë zhvilluar protesta masive kundër...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizit...
Janë shënuar përparime në negociatat për t’i dhënë fund ga...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...