web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulm me eksploziv pranë hekurudhës/ Të paktën 23 viktima dhe mbi 70 të plagosur në Pakistan

24 Maj 2026, 15:13, Kosova & Bota CNA

Sulm me eksploziv pranë hekurudhës/ Të paktën 23 viktima dhe

Një sulmues me eksplozivë pranë një shine hekurudhore në qytetin jugperëndimor pakistanez të Quetta-s la të paktën 23 të vrarë  dhe plagosi mbi 70 të tjerë.

Zyrtarët vendas, të cituar nga mediat e huaja, shprehen se forca e shpërthimit bëri që dy nga vagonët e trenit të përmbyseshin dhe të merrnin flakë.

Sulmi ndodhi në një zonë ku zakonisht janë të stacionuara forcat e sigurisë, duke dëmtuar rëndë disa ndërtesa aty pranë dhe duke shkatërruar automjetet e  parkuara përgjatë rrugës, sipas dëshmitarëve dhe imazheve që qarkullojnë në mediat sociale.

Mjekët në spitalet lokale thanë se kishin marrë të plagosurit, 20 prej të cilëve në gjendje kritike./CNA





Lajmet e fundit nga