U tall me aktivistët e flotiljes/ Franca i ndalon hyrjen ministrit izraelit të sigurisë
Franca i ka ndaluar hyrjen në vend ministrit të sigurisë k...

Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, zhvilloi një rund të ri takimesh me zyrtarë të lartë iranianë në Teheran më 23 maj, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë diplomatike që përfshin Pakistanin, Katarin, shtetet e Gjirit Persik dhe vendet perëndimore, mes frikës në rritje se konflikti në Iran mund të ndizet sërish.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se Munir zhvilloi takime të ndara me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, dhe kryetarin e Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, pas bisedimeve të mëhershme me ministrin e Jashtëm, Abbas Araqchi, të cilat vazhduan deri vonë natën e 22 majit.
Sipas raportimeve, diskutimet u përqendruan në propozimet diplomatike dhe mesazhet e shkëmbyera mes Teheranit dhe Uashingtonit, përfshirë një dokument me 14 pika, të cilin Irani e konsideron thelbësor për negociatat e ardhshme.
“Historia dhe përvoja e negociatave me amerikanët na detyrojmë që të tregojmë kujdesin maksimal”, i tha Pezeshkian Munirit gjatë takimit, sipas mediave shtetërore iraniane.
Qalibaf, i cili është shfaqur si një nga negociatorët kryesorë të Teheranit që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, tha se Irani nuk do të bëjë kompromis për “të drejtat e tij” dhe akuzoi Uashingtonin se nuk po negocion në mirëbesim.
“Ne nuk do të heqim dorë nga të drejtat e kombit dhe vendit tonë”, tha Qalibaf, sipas televizionit shtetëror iranian, duke paralajmëruar se nëse Shtetet e Bashkuara “në mënyrë të pamatur e rinisin luftën”, pasojat do të jenë “më të fuqishme dhe më të hidhura” sesa në fazat e mëhershme të konfliktit.
Përpjekja diplomatike vjen pas javësh me sinjale të ndryshme nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kërcënuar vazhdimisht me veprime ushtarake kundër Iranit, por njëkohësisht është tërhequr nga rinisja e sulmeve për t’i lënë hapësirë vazhdimit të bisedimeve.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha më 22 maj se negociatat kanë treguar “disa përparime”, por paralajmëroi se ende nuk është e qartë nëse një marrëveshje mund të arrihet së shpejti.
“Ka pasur pak lëvizje dhe kjo është mirë”, tha Rubio përpara takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Helsingborg të Suedisë.
Rubio tha se presidenti Trump ende preferon një marrëveshje diplomatike, por paralajmëroi se Uashingtoni ka “opsione të tjera” nëse bisedimet dështojnë.
Pakistani shfaqet si ndërmjetës kyç
Araqchi ka zhvilluar ditët e fundit biseda telefonike me homologët e tij nga Turqia, Iraku, Katari dhe Omani, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, teksa fuqitë rajonale kanë intensifikuar përpjekjet për të mbajtur gjallë negociatat indirekte mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, i cili shërben si ministër i Jashtëm dhe kryeministër i Katarit, zhvilloi një bisedë telefonike me Araqchin më 23 maj dhe ritheksoi mbështetjen e Dohas për përpjekjet ndërmjetësuese, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme të Katarit.
Sheiku Mohammed tha se të gjitha palët duhet t’u përgjigjen pozitivisht negociatave për të siguruar “paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm” dhe paralajmëroi kundër përdorimit të Ngushticës së Hormuzit si mjet presioni.
“Liria e lundrimit është një parim themelor dhe i panegociueshëm”, tha ai, sipas deklaratës.
Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se Sheik Mohammed zhvilloi gjithashtu një bisedë me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, ku të dy diskutuan përpjekjet ndërmjetësuese të udhëhequra nga Pakistani dhe për nevojën për të mbështetur negociatat që synojnë parandalimin e një përshkallëzimi të ri.
Agjencia Reuters raportoi më 22 maj se një ekip negociator nga Katari kishte udhëtuar drejt Teheranit për të ndihmuar në sigurimin e një marrëveshjeje më të gjerë mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Përpjekja e re ndërmjetësuese vjen mes raportimeve se Irani dhe Shtetet e Bashkuara po shkëmbejnë mesazhe dhe propozime përmes ndërmjetësve, në përpjekje për të krijuar një kornizë formale për negociatat e ardhshme.
Bisedimet janë indirekte, ndërsa Pakistani, Katari dhe Omani janë ndër vendet që po lehtësojnë komunikimin mes dy palëve.
Ndërkaq, kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, mbërriti në Kinë më 23 maj për një vizitë disaditore, gjatë së cilës pritet të diskutojë për konfliktin me Iranin me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.
Përpjekjet diplomatike janë intensifikuar pas rritjes së tensioneve lidhur me Ngushticën e Hormuzit, të cilin Irani e ka mbyllur që kur konflikti ka nisur.
Kjo rrugë ujore është një korridor jetik transiti për naftën, gazin e lëngshëm natyror (LNG) dhe transportin tregtar detar, ndërsa ndërprerja e kalimit të dërgesave ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka shtuar presionin mbi vendet që varen nga rrugët tregtare të Gjirit. /REL
Franca i ka ndaluar hyrjen në vend ministrit të sigurisë k...
Shtetet e Bashkuara presin që plani i Qeverisë në detyrë t...
Organizata e Aviacionit Civil e Iranit njoftoi për kufizim...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua me krye...
Një tërmet u ndie në ishullin e Hawait, me lëkundje më të ...
Një zjarr shpërtheu në një rezervuar nafte në Novorossiysk...
Ekuacioni ekonomik që rrethon mbylljen e Ngushticës së Hor...
Më shumë se 82 persona kanë humbur jetën pas një shpërthim...
Një dokument i ri i Departamentit amerikan të Shtetit (DAS...
Tulsi Gabbard ka njoftuar largimin e saj nga posti i Drejt...
Irlanda ka shprehur shqetësime të forta mbi një propozim t...
Evropa Perëndimore po përgatitet për një valë të pazakontë...
Kuba po vuan nga ndërprerjet masive të energjisë dhe munge...
Autoritetet globale shëndetësore kanë paralajmëruar se num...
Provinca kanadeze e Albertës do të mbajë një referendum më...
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, veçanërisht gonor...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia e ku...
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha se ishte gat...
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka publikuar ditën e so...
Një nga atraksionet turistike më të çuditshme dhe më të nj...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...