"Freskohet" qarku i Elbasanit/ Reshje shiu dhe erëra të forta, uji pushton rrugët
Moti i keq ka përfshirë pasditen e sotme qarkun e Elbasani...
Moti i keq ka përfshirë pasditen e sotme qarkun e Elbasani...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij janë të gatshëm “ta dëgjojnë qëndrimin e Serbisë”.
Në një opinion për Fox News, më 22 maj, Vuçiç shkroi se Serbia i ofron SHBA-së “thellësi strategjike, stabilitet politik dhe një qeveri të orientuar drejt zbatimit, e jo ideologjisë”.
Presidenti i Serbisë, shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që ruan edhe lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, tha se “marrëdhënia unike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të shërbejë si përparësi kyç për stabilitetin dhe rritjen e gjithë kontinentit”.
Vuçiç shtoi se Serbia ndodhet në kryqëzimin e “korridoreve kritike energjetike, të transportit dhe atyre digjitale, që lidhin Evropën Juglindore me pjesën tjetër të kontinentit”.
Ai e vuri në pah edhe, siç tha, gatishmërinë e Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt për “ta dëgjuar seriozisht dhe pa paragjykime qëndrimin e Serbisë”.
“I kujtoj takimet në Shtëpinë e Bardhë me rrethin e tij më të ngushtë, të cilat zgjatën me orë të tëra pas negociatave të vështira, por në asnjë moment nuk ndjeva se shqetësimet e mia u shpërfillën apo se u trajtova ndryshe”, shkroi ai.
Gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit, në shtator të vitit 2020, Vuçiç nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit amerikan, të ashtuquajturën Marrëveshje të Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti.
Vuçiç shkroi po ashtu se simpatia e Serbisë ndaj SHBA-së është rritur, ndryshe nga, siç tha ai, pjesa më e madhe e establishmentit evropian, “që e sheh filozofinë ‘Amerika e Para’ me një përzierje hutimi dhe armiqësie”.
“Gjatë udhëtimeve të mia nëpër vend kam vërejtur diçka që në kontinentin tonë është pothuajse e rrallë: entuziazëm të pashtrembëruar për udhëheqjen e Donald Trumpit”, shkroi Vuçiç.
Ai tha se Serbia për një kohë të gjatë ka ushqyer “dyshime të rrënjosura thellë” ndaj SHBA-së, veçanërisht për shkak të kujtimeve nga bombardimet e NATO-s.
NATO-ja kreu bombardime kundër Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1999, për të ndalur krimet e forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
Vuçiç shkroi se qytetarët e Serbisë e shohin Trumpin si paqebërës dhe se Serbia sheh tek ai “një lider që vlerëson sovranitetin kombëtar përballë burokracisë pa fytyrë”.
“Nëse Donald Trump e viziton Beogradin, ai do të gëzojë një mikpritje që nuk është parë në Evropë”, shkroi ai.
Vuçiç, në fund të dhjetorit, kishte deklaruar se Beogradi priste hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të SHBA-së, por se kjo, deri tani, nuk ishte ndier.
Ai përmendi atëherë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, të cilat SHBA-ja i vendosi në janar të vitit 2025 për shkak të shumicës së pronësisë ruse në këtë kompani, si dhe tarifat amerikane ndaj importeve të huaja, nga të cilat, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, më së shumti u godit Serbia.
Edhe pse ishte paralajmëruar disa herë, dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së nuk ka filluar ende.
Në janar, Vuçiç deklaroi se për nisjen e këtij dialogu SHBA-ja kishte vendosur një kërkesë “politike” dhe një tjetër të lidhur me energjinë, pa dhënë hollësi.
Më shumë informacione nuk ka dhënë as Uashingtoni, i cili e sheh frenimin e ndikimit kinez dhe rus si një nga interesat kryesore në Ballkanin Perëndimor.
SHBA-ja synon gjithashtu përparim të menjëhershëm në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Serbi prej më shumë se një viti.
Edhe pse Trumpi, në mars të vitit 2025, e nominoi republikanin Mark Brnovich për këtë post, administrata e tërhoqi këtë propozim në fillim të tetorit, pa dhënë arsye./ Rel
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha se ishte gat...
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka publikuar ditën e so...
Një nga atraksionet turistike më të çuditshme dhe më të nj...
Momente shqetësimi janë regjistruar në Parlamentin grek, p...
Dhoma e Përfaqësuesve e Holandës ka votuar në favor të një...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se vendimi...
SHBA-ja ka përdorur pjesën më të madhe të stokut të saj të...
Zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm për partneritet i ...
Komisioni Europian konfirmoi se ka pranuar letrën e kancel...
Rreth 500 fluturime mund të anulohen për shkak të një grev...
Rajoni Banda në Indi regjistroi një temperaturë përvëluese...
Një pjesë e shkallëve origjinale spirale nga Kulla Eiffel...
Numri i infeksioneve nga virusi vdekjeprurës Ebola vazhdon...
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 10...
Një kryetar bashkie në një rajon verior të Perusë është vr...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha këtë të premte se e mirëpr...
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radis...
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Shtetet...
Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani njoftoi se do ...
Një aeroplan nga Parisi për në Detroit u detyrua të devijo...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...