web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump: SHBA-ja do të dërgojë 5,000 trupa shtesë në Poloni

22 Maj 2026, 08:37, Kosova & Bota CNA

Trump: SHBA-ja do të dërgojë 5,000 trupa shtesë në

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni.

"Bazuar në zgjedhjen e suksesshme të Presidentit të tanishëm të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin isha krenar ta mbështesja, dhe marrëdhënien tonë me të, jam i kënaqur të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni",-tha Trump në ‘Truth Social’.

Njoftimi vjen dy ditë pasi zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance u tha gazetarëve se një dërgimi i  trupave amerikane në Poloni ishte shtyrë.

Trump dhe Pentagoni kanë thënë në javët e fundit se po tërhiqnin të paktën 5,000 trupa në Gjermani pasi kancelari Friedrich Merz tha se SHBA-të po "poshtëroheshin" nga udhëheqja iraniane dhe kritikoi atë që ai e quajti mungesë strategjie në luftë./CNA





Lajmet e fundit nga