Operacioni “Epic Fury” në Iran/ SHBA humbi rreth 42 avionë, kosto deri në 29 miliardë dollarë
Ushtria amerikane humbi të paktën 42 avionë në konfliktin ...

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozoi që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet statusi i vëzhguesit në Bashkimin Europian, ndërsa Ukrainës statusi i së ashtuquajturës anëtare e asociuar pa të drejtë vote.
Në një letër që Merz ua dërgoi liderëve të BE-së - presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa, si dhe presidentit qipriot, Nikos Christodoulides, aktualisht kryesues i BE-së - ai vlerëson se nevojitet një dinamikë e re për Ukrainën, Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë.
Në letrën që Radio Evropa e Lirë e pa, Merz thekson se procesi i zgjerimit të BE-së është duke zgjatur shumë dhe, sipas tij, kjo shkakton zemërim të kuptueshëm si te vendet kandidate, ashtu edhe te shtetet anëtare.
Për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë, Merz propozon shqyrtimin e “zgjidhjeve inovative” për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të tyre në BE.
Ai sugjeron, mes tjerash, qasje të privilegjuar në tregun e vetëm evropian dhe lidhje më të ngushta me institucionet e BE-së në procesin e përditshëm të vendimmarrjes.
Ai, po ashtu, propozon dhënien e statusit të vëzhguesit për vendet e Ballkanit Perëndimor në të gjitha institucionet relevante të Bashkimit Europian, si dhe mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të Komisionit Europian ose Parlamentit Europian me përfaqësues të rajonit, për çështje që lidhen drejtpërdrejt me të.
“Integrimi gradual mund të realizohet përmes ndërtimit të blloqeve që do të shërbenin si bazë për zbatimin e plotë të fushave përkatëse të politikave, dhe më pas do të shoqërohej me mbështetje më të madhe në zbatimin e ligjeve të BE-së. Përveç kësaj, mund ta avancojmë edhe integrimin institucional mbi bazën e progresit real. E gjithë kjo mund t’i afrojë ndjeshëm vendet kandidate me ne dhe të nxisë një ambicie të re për reforma të mëtejshme drejt anëtarësimit të plotë”, thuhet në letrën e kancelarit gjerman.
“Të qëndrojmë fort të përkushtuar ndaj premtimit se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia mund t’i bashkohen Bashkimit Europian, siç është përcaktuar në kriteret e Kopenhagës dhe në Agjendën e Selanikut të vitit 2003. Qëllimi ynë nuk ka ndryshuar: kompletimi i Bashkimit Europian përmes përfshirjes së të gjitha vendeve kandidate”, theksohet në letër.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje dhe Hercgovina dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate për anëtarësim, ndërsa Kosova jo.
Kreu i qeverisë gjermane propozon që Ukrainës menjëherë t’i mundësohet të afrohet më shumë me Bashkimin Europian dhe institucionet e tij kryesore, “pa ndikuar në negociatat e vazhdueshme të pranimit, por duke inkurajuar dhe mbështetur atë proces”.
Sipas tij, statusi i “shtetit anëtar të asociuar” mund të përfshijë, ndër të tjera, pjesëmarrjen në takimet e udhëheqësve ose ministrave të Bashkimit Europian pa të drejtë vote, statusin e një anëtari të asociuar të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, gjithashtu pa të drejtë vote, si dhe zbatimin gradual të ligjeve të Bashkimit Europian në përputhje me përparimin e Ukrainës në negociatat e pranimit - “jo automatikisht, por pas miratimit të Këshillit të Bashkimit Europian dhe me klauzolat e përshtatshme mbrojtëse”.
Merz, gjithashtu, propozon një mekanizëm automatik kthimi, në rast të kthimit prapa në vlerat themelore të Bashkimit Europian, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit ose hapa prapa strukturorë në negociatat e pranimit.
“Ukraina është anëtare e familjes evropiane dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore dhe të begatë brenda Bashkimit Europian. Me këtë qasje, Ukraina do të bënte një hap të madh përpara, duke iu afruar menjëherë anëtarësimit të plotë. Ne do t'i ofronim Ukrainës një ekuivalent të rëndësishëm të anëtarësimit, që tejkalon shumë atë që do të mund ta arrinim në afat të mesëm përmes metodologjisë sonë të pranimit, veçanërisht duke marrë parasysh procesin e ratifikimit”, thuhet në letën e kancelarit gjerman.
Ai nënvizon, po ashtu, se propozimi për Ukrainën pasqyron situatën specifike të këtij vendi.
Paralelisht, thuhet në letër, Bashkimi Europian do të vazhdojë me procedurën e rregullt të pranimit, për të siguruar që pranimi formal të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kreu i Qeverisë gjermane beson se këto propozime nuk kërkojnë ndryshime në kuadrin institucional dhe ligjor të Bashkimit Europian, por vetëm një “marrëveshje të fortë politike”.
Ai shton se këto çështje mund të zgjidhen nëse evropianët marrin një qasje konstruktive ndaj këtij statusi të veçantë, sepse do të ishte një sinjal i fortë politik, për të cilin Ukraina dhe qytetarët e saj kanë nevojë në kohën e luftës së vazhdueshme të tyre kundër agresionit rus./REL
Ushtria amerikane humbi të paktën 42 avionë në konfliktin ...
Presidenti kinez Xi Jinping mund të vizitojë Korenë e Veri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të bisedojë ...
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe Presidenti i Shte...
Një aeroplanmbajtëse amerikane ka mbërritur në Karaibe...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se negociat...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur sot padi nda...
Dy banorë të Mynihut janë vënë në pranga nga autoritetet g...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka theksuar,...
Linjat ajrore me seli në Holandë po i kërkojnë qeverisë ho...
Një plan i zhvilluar nga Izraeli kërkonte rikthimin e ish-...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Kinë...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Pu...
Diplomati i dytë më i lartë i Britanisë në Uashington, i c...
Shtëpitë britanike do të kenë nevojë për ajër të kondicion...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi bregdetin e Perus...
Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që përfshinë disa zona...
Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 19 persona në...
Në Strasburg u dha për herë të parë Urdhri Evropian i Meri...
Turistët nga dhjetëra vende tani do të duhet të aplikojnë ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...