Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, niset për në Suedi më 21 maj për takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, teksa aleatët europianë kërkojnë siguri lidhur me zvogëlimin e pranisë së trupave amerikane dhe ndryshimin e retorikës së Uashingtonit sa i përket aleancës.
Rubio do të marrë pjesë në takimin në Helsingborg më 22 maj, që është një nga mbledhjet e fundit ministrore në nivel të lartë para se udhëheqësit e aleancës të mblidhen për samitin në Ankara në korrik.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, kryediplomati amerikan pritet t’u bëjë thirrje aleatëve për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen dhe për “ndarje më të madhe të barrës”, ndërsa fokusi do të jetë gjithashtu te siguria në Arktik.
Por, takimi zhvillohet në një moment kur ka shqetësim të madh. Zyrtarët europianë po kërkojnë qartësi lidhur me shkallën e zvogëlimit të pranisë ushtarake amerikane në kontinent, pas një sërë lëvizjesh të Pentagonit që kanë tronditur aleancën.
“Terr informativ”
Pasiguria buron nga njoftimet e fundit që kanë rritur frikën në mbarë Europën se Uashingtoni mund të jetë duke dobësuar garancitë e tij të sigurisë në një moment të rrezikshëm.
Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Donald Trump, bëri të ditur planet për tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania. Pentagoni më pas konfirmoi se po anulonte një dislokim të planifikuar të rreth 4.000 trupave në Poloni dhe po pezullonte planet për dislokimin në Gjermani të një batalioni me raketa lundruese Tomahawk, që lëshohen nga toka.
Një diplomat i lartë europian, duke folur për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, paralajmëroi se aftësia kyç parandaluese e aleancës po minohet nga mungesa e komunikimit.
“Gjëja më e keqe është fakti se kontinenti duket se po mbahet në terr informativ lidhur me përmasat e kësaj tërheqjeje”, tha diplomati, duke theksuar se shtetet që gjenden në vijë e parë, sikurse vendet e Baltikut, po kanë vështirësi që të bëjnë planifikimet e duhura.
Ky diplomat shtoi se planet e raportuara të SHBA-së për zvogëlimin e kontributeve në modelin e forcave të NATO-s – sipas të cilit, anëtarët paraprakisht angazhojnë forca për kriza madhore – do të “dëmtonte shumë” vijat fillestare të mbrojtjes të Europës.
“Efektiviteti i NATO-s mbështetej në idenë se ajo ishte e pathyeshme”, tha diplomati. “Tani, në një ‘divorc’, ju filloni të shihni shfaqjen e çarjeve”.
Zyrtarët e administratës amerikane kanë këmbëngulur se këto lëvizje janë një përshtatje e përkohshme dhe jo një tërheqje strategjike. Nënpresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi së voni se fokusi i administratës mbetet te “pavarësia dhe sovraniteti europian”, ndërsa zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, e përshkroi vendimin për Poloninë si një “vonesë standarde në rotacion”.
Rubio, si transmetues “i qëndrueshëm” i mesazheve
Për shumë zyrtarë europianë, prania e Rubio-s ofron një masë sigurie. Kryediplomati amerikan shihet gjerësisht në Bruksel dhe në kryeqytetet e Europës Lindore si një figurë më e qëndrueshme dhe më tradicionale transatlantike sesa disa figura të tjera në administratën e Trump-it.
Kongresisti Don Bacon, republikan nga Nebraska dhe mbështetës i NATO-s, i tha Radios Evropa e Lirë se Rubio luan një rol kyç në stabilizimin e marrëdhënieve. Bacon tha se shpreson që Rubio do ta përforcojë përkushtimin e Uashingtonit ndaj mbrojtjes kolektive, duke u bërë njëkohësisht thirrje aleatëve europianë të rrisin shpenzimet për mbrojtjen.
Kongresisti Bacon vazhdimisht ka argumentuar se aleanca mbetet qendrore për interesat e sigurisë së SHBA-së dhe ka paralajmëruar kundër izolacionizmit në kohën kur ka rritje të kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe Irani.
Këto shqetësime u pasqyruan edhe më 20 maj gjatë seancave dëgjimore në Senat për konfirmimin e kandidatëve të Trump-it për ambasadorë në disa vende europiane.
Michael Kavoukjian, i nominuar për të shërbyer si ambasador në Norvegji, e përshkroi Oslon si “sytë dhe veshët e aleancës në Arktik” dhe u zotua për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe të inteligjencës kundër aktivitetit në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon.
Jeanne Shaheen, demokratja kryesore në Senat për politikën e jashtme, paralajmëroi se Norvegjia ndodhet “në vijën e parë të aktivitetit dhe përpjekjeve sabotuese në rritje të Rusisë në Baltik, në Detin e Veriut dhe në Arktik”.
Ndërkohë, Eric Wendt, kandidati i Trump-it për ambasador në Shqipëri, theksoi rëndësinë e ndarjes së barrës brenda NATO-s dhe tha se do ta nxisë Tiranën të përmbushë objektivat e aleancës për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri më 2035.
Seancat dëgjimore nxorën në pah balancimin e vështirë me të cilin përballet Uashingtoni: sigurimin e aleatëve për përkushtimin e Amerikës ndaj sigurisë europiane, teksa vazhdon t’u bëjë presion anëtarëve të NATO-s që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre.
Kundërshtime nga Kongresi
Duke folur më 20 maj në Carnegie Endowment for International Peace, kongresisti Michael McCaul, kryetar nderi i Komitetit për Punë të Jashme në Dhomën e Përfaqësuesve, mbrojti NATO-n.
“NATO-ja na ka mbajtur jashtë një lufte botërore për 80 vjet, prandaj ka vlerë”, tha McCaul.
Edhe pse McCaul pranoi se Trump po kërkon ta transformojë NATO-n nga ajo që e quajti një marrëdhënie “prind-fëmijë” në një partneritet më të barabartë, ai paralajmëroi kundër retorikës që mund të largojë aleatët kyç.
McCaul po ashtu tha se Kongresi po kundërshton disa lëvizje të njëanshme ushtarake të administratës në Europë.
“Unë e përshëndeta zhvendosjen e disa prej këtyre trupave në Poloni, ku po i vendosni drejtpërdrejt pranë kërcënimit që ekziston”, tha McCaul, duke iu referuar Rusisë. “Por, më pas administrata argumentoi tërheqjen nga Polonia. Kongresi tani ka ndërhyrë dhe ka thënë jo”.
Sfida e Rubios në Suedi do të jetë që të balancojë presionet konkurruese: të mbrojë politikat “Amerika e Para” përpara aleatëve evropianë skeptikë, teksa ruan unitetin brenda një aleance që përballet me një Rusi gjithnjë e më të vendosur. /REL
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozoi që vendeve të ...
Ushtria amerikane humbi të paktën 42 avionë në konfliktin ...
Presidenti kinez Xi Jinping mund të vizitojë Korenë e Veri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të bisedojë ...
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe Presidenti i Shte...
Një aeroplanmbajtëse amerikane ka mbërritur në Karaibe...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se negociat...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur sot padi nda...
Dy banorë të Mynihut janë vënë në pranga nga autoritetet g...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka theksuar,...
Linjat ajrore me seli në Holandë po i kërkojnë qeverisë ho...
Një plan i zhvilluar nga Izraeli kërkonte rikthimin e ish-...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Kinë...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Pu...
Diplomati i dytë më i lartë i Britanisë në Uashington, i c...
Shtëpitë britanike do të kenë nevojë për ajër të kondicion...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi bregdetin e Perus...
Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që përfshinë disa zona...
Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 19 persona në...
Në Strasburg u dha për herë të parë Urdhri Evropian i Meri...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...