"Lufta në Lindjen e Mesme do të vazhdojë"/ Kryeministri i Francës përjashton uljen e taksave të karburantit
Qeveria franceze kundërshton uljet e gjera të taksave të k...

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit të Rritjes. Afati për dorëzimin e kërkesës është 15 korriku, ndërsa dita e fundit e qershorit paraqet afatin përfundimtar për zbatimin e reformave të parapara për këtë periudhë.
Derisa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pagesat nga kësti i tretë me radhë nga Plani i Rritjes, Kosova rrezikon të humbë pjesë të mëdha të mjeteve të dedikuara për të nga kjo paketë, si pasojë e mos përmbushjes së hapave të përcaktuar në afatet e caktuara kohore.
Komisioni Evropian konfirmoi gjatë ditës së djeshme se ka miratuar pagesat për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në shumë të përbashkët prej afër 160 milionë euro. Ndërkohë që kërkesa e Serbisë për pagesën e radhës është duke u shqyrtuar, Kosova nuk ka dorëzuar akoma kërkesën për pagesa nga kjo paketë.
Mjetet që tashmë i janë paguar Kosovës janë nga parafinancimi dhe për to ka mjaftuar ratifikimi i marrëveshjes për kredi dhe mjete mes BE-së dhe Kosovës. Bosnja e Hercegovina mbetet i vetmi vend i cili akoma nga Plani i Rritjes nuk ka marrë asnjë cent, sepse nuk i ka përmbushur kushtet. Shqipëria tashmë i ka marrë mbi 200 milionë euro pagesa nga ky plan.
Sipas raportimeve BE-së, Kosova rrezikon të humbë mbi 90 milionë euro nëse deri në fund të qershorit nuk raporton se i ka përmbushur hapat e caktuar.
Fjala është për kushtet që Kosova është dashur t’i ketë përmbushur në vitin e kaluar, por afati shtesë (grace period) skadon në fund të qershorit të këtij viti. Vetëm gjashtë muaj më vonë Kosovës do t’i skadojë një afat tjetër dhe mundësitë që Kosova të humbë pastaj edhe mbi 160 milionë euro janë të mëdha.
Kosova, nëse nuk do të përshpejtojë përmbushjen e kushteve, deri në fund të këtij viti do të humbë mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes.
Po t’i përmbushë kushtet deri në fund të qershorit, që duket shumë e vështirë, nëse jo e pamundur në rrethanat politike në Kosovë dhe procesin zgjedhor, atëherë afati për dorëzimin e kërkesës për pagesë është 15 korriku.
“Afati i ardhshëm i raportimit për Kosovën do të jetë më 30 qershori. Shpërndarja e fondeve nga BE-ja i nënshtrohet vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave, si dhe përmbushjes së kushteve specifike dhe parakushteve të përgjithshme. Pas skadimit të afateve për 13 hapat në reforma më 30 qershor të këtij viti, Kosova rrezikon të humbë mjete nëse nuk bën progres në zbatimin e Agjendës së Reformave”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Vlera e mjeteve për të cilat Kosova kushtet do të duhet t’i zbatojë deri më 30 qershor arrin mbi 90,8 milionë euro. Sipas burimeve nga Komisioni Evropian, fundi i këtij viti është afati për 27 hapa të tjerë reformash për pagesat në vlerë prej afro 165,9 milionë eurosh. Pra, nëse nuk i përmbush kushtet e kërkuara deri në fund të vitit nga Plani i Rritjes, Kosova mund të humbë 256,7 milionë euro.
Humbja e një pjese të madhe të parave, nëse jo të gjitha, duket e pashmangshme, pasi për disa nga kushtet që kërkohen duhet përfshirje edhe e Parlamentit të Kosovës në vendimmarrje. Vështirë se Kosova mund ta konstituojë Kuvendin para fundit të qershorit për t’i përmbushur kushtet e kërkuara, kështu që ato mjete mund të konsiderohen që tash të humbura. Komisioni Evropian disa herë që nga fundi i vitit 2024 ka tërhequr vërejtjen se problemet e brendshme politike në vendet e rajonit mund të kenë pasoja edhe në përdorimin e mjeteve nga Plani i Rritjes.
Nga Komisioni Evropian është porositur se Kosova duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e këtyre fondeve. Fondet nga Plani i Rritjes, në rast se humben, janë të pakthyeshme dhe kjo vlen për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor./ Monitor
Qeveria franceze kundërshton uljet e gjera të taksave të k...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj parabur...
Ushtria e Ukrainës ka goditur bazën e inteligjencës ruse n...
Zëvendëspresidenti italian dhe Ministri i Punëve të Jashtm...
Forcat e armatosura të Letonisë kanë deklaruar se një dron...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, niset për në Su...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozoi që vendeve të ...
Ushtria amerikane humbi të paktën 42 avionë në konfliktin ...
Presidenti kinez Xi Jinping mund të vizitojë Korenë e Veri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të bisedojë ...
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe Presidenti i Shte...
Një aeroplanmbajtëse amerikane ka mbërritur në Karaibe...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se negociat...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur sot padi nda...
Dy banorë të Mynihut janë vënë në pranga nga autoritetet g...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka theksuar,...
Linjat ajrore me seli në Holandë po i kërkojnë qeverisë ho...
Një plan i zhvilluar nga Izraeli kërkonte rikthimin e ish-...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Kinë...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Pu...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...