Vrasja në Fier/ Forcat RENEA vihen në lëvizje
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...

Komisioni Europian konfirmoi se ka pranuar letrën e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, përmes së cilës ai propozon që Ukrainës t’i jepet statusi i anëtares së asociuar, ndërsa vendeve të Ballkanit Perëndimor statusi i vëzhguesit.
Zëdhënësi i Komisionit Europian, Guillaume Mercier, tha se institucioni që ai përfaqëson e mirëpret faktin që ky diskutim po zhvillohet mes vendeve anëtare dhe inkurajon vazhdimin e debatit në nivel të udhëheqësve të BE-së.
“Kjo tregon se ekziston një përkushtim i fuqishëm i vendeve anëtare që zgjerimi të bëhet realitet sa më shpejt. Është gjithnjë e më e qartë se zgjerimi është investim gjeostrategjik në prosperitetin, paqen dhe sigurinë tonë. Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian është po ashtu i lidhur në mënyrë thelbësore me sigurinë e bllokut tonë”, tha Mercier në një konferencë për media.
Ai shtoi se është po aq e rëndësishme arritja e synimit për ta kompletuar BE-në me të gjitha vendet kandidate, të cilat prej shumë vitesh po punojnë drejt anëtarësimit.
“Të gjitha zgjidhjet inovative duhet të udhëhiqen nga një proces i bazuar në merita. Duke parë përpara, duhet të sigurohemi që qasja jonë ndaj zgjerimit të jetë e përshtatshme për qëllimin që synon”, tha zëdhënësi Mercier.
Prandaj, sipas tij, Komisioni Europian do të vazhdojë të bashkëpunojë në mënyrë aktive me vendet anëtare dhe me vendet kandidate, për të gjetur zgjidhjet më të mira që do ta bënin Bashkimin Europian më të fortë dhe më të sigurt.
Në letrën e bërë publike më 21 maj, kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozon për Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë qasje të privilegjuar në tregun e përbashkët europian dhe lidhje më të afërta me institucionet europiane në procesin e përditshëm të vendimmarrjes.
Tregu i Përbashkët Europian është hapësirë e përbërë kryesisht nga 27 vende anëtare të BE-së, që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, pa rregullore kufitare ose tarifa doganore.
Merz, po ashtu, propozon dhënien e statusit të vëzhguesit për vendet e Ballkanit Perëndimor në të gjitha institucionet relevante të Bashkimit Europian, si dhe mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të Komisionit Europian ose Parlamentit Europian me përfaqësues të rajonit, për çështje që lidhen drejtpërdrejt me të.
“Integrimi gradual mund të realizohet përmes ndërtimit të blloqeve që do të shërbenin si bazë për zbatimin e plotë të fushave përkatëse të politikave, dhe më pas do të shoqërohej me mbështetje më të madhe në zbatimin e ligjeve të BE-së. Përveç kësaj, mund ta avancojmë edhe integrimin institucional mbi bazën e progresit real. E gjithë kjo mund t’i afrojë ndjeshëm vendet kandidate me ne dhe të nxisë një ambicie të re për reforma të mëtejshme drejt anëtarësimit të plotë”, thuhet në letrën e kancelarit gjerman.
“Të qëndrojmë fort të përkushtuar ndaj premtimit se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavia mund t’i bashkohen Bashkimit Europian, siç është përcaktuar në Kriteret e Kopenhagës dhe në Agjendën e Selanikut të vitit 2003. Qëllimi ynë nuk ka ndryshuar: kompletimi i Bashkimit Europian përmes përfshirjes së të gjitha vendeve kandidate”, theksohet në letër.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate për anëtarësim, ndërsa Kosova jo.
Në anën tjetër, për Ukrainën, ai propozon afrim të konsiderueshëm me Bashkimin Europian dhe me institucionet e tij kryesore, “pa ndikuar në negociatat e vazhdueshme për anëtarësim, por duke e nxitur dhe mbështetur këtë proces”.
Kreu i qeverisë gjermane beson se këto propozime nuk kërkojnë ndryshime në kuadrin institucional dhe ligjor të Bashkimit Europian, por vetëm një “marrëveshje të fortë politike”. /REL
Rreth 500 fluturime mund të anulohen për shkak të një grev...
Rajoni Banda në Indi regjistroi një temperaturë përvëluese...
Një pjesë e shkallëve origjinale spirale nga Kulla Eiffel...
Numri i infeksioneve nga virusi vdekjeprurës Ebola vazhdon...
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 10...
Një kryetar bashkie në një rajon verior të Perusë është vr...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha këtë të premte se e mirëpr...
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radis...
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Shtetet...
Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani njoftoi se do ...
Një aeroplan nga Parisi për në Detroit u detyrua të devijo...
Vanessa Trump, ish-gruaja e Donald Trump Jr, djalit të mad...
Komisioni Evropian po përgatit masa të reja detyruese që s...
Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar ng...
Qeveria franceze kundërshton uljet e gjera të taksave të k...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj parabur...
Ushtria e Ukrainës ka goditur bazën e inteligjencës ruse n...
Zëvendëspresidenti italian dhe Ministri i Punëve të Jashtm...
Forcat e armatosura të Letonisë kanë deklaruar se një dron...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, niset për në Su...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 06:00, në fshati...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...