Kryebashkiaku i rajonit verior të Perusë qëllohet nga vrasës me pagesë
Një kryetar bashkie në një rajon verior të Perusë është vr...

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për lehonat, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Vendimi është kritikuar nga shoqëria civile dhe eksponentë të partive opozitare, të cilët e cilësuan si "blerje të votës".
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi – tashmë i shpërndarë – për shkak të “bllokimit nga blloku opozitar”.
Pakoja u tha se arrinte shumën e 200 milionë eurove, ndërsa Kurti nuk bëri të ditur nëse ajo që u miratua sot ka po të njëjtën vlerë.
Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë.
Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java e ardhshme, ndërkaq po javën e ardhshme do të hapet edhe procedura e aplikimit për kategoritë e tjera, sipas Kurtit.
“Jemi të vetëdijshëm që në mungesë të buxhetit të rishikuar, i cili u bllokua nga blloku opozitar, kjo pako nuk i adreson të gjitha problemet e nevojat, por sado pak lehtëson barrën për secilën familje në vendin tonë. Sepse për dallim nga blloku opozitar, Qeveria jonë kujdeset që dora e shtetit ta prekë secilin”, tha Kurti.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se punëtorët e sektorit privat që mund të përfitojnë nga 100 euro janë ata që e kanë pagën më të ulët se 1.000 euro.
Në mbledhjen e ekzekutivit në detyrë, të mbajtur mëngjesin e 22 majit, Kurti njoftoi edhe për rritjen e shtesave për lehonat.
Ai tha se kishte premtuar se shtesat për lehonat do të jenë sa paga minimale, teksa akuzoi partitë që më herët kanë qeverisur se nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për këtë kategori.
“Sivjet, nga korriku paga minimale bëhet 500 euro në muaj. E njësoj si vitin e kaluar, ne këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325.9 euro në muaj në 500 euro në muaj. Me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun, por po e bëjmë qysh tani, nga ky muaj”, tha Kurti.
Ekzekutivi paguan vlerën e pagës minimale për gjashtë muaj për lehonat e papuna, ndërkaq tre muaj për ato të punësuara, të cilat marrin edhe një pagesë sipas Ligjit të punës.
Kurti po ashtu paralajmëroi edhe një program për mbështetjen e grave, të quajtur Superpuna për gratë, që tha se parasheh pagesë “për gjashtë muaj të pagës minimale nëse ato rikthehen në tregun e punës”.
Këto vendime vijnë 16 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Ngjashëm, qeveria Kurti kishte vepruar edhe në prag të zgjedhjeve paraprake, të mbajtura në dhjetor 2025, kur kishte ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe studentët.
Por, ndër vite, edhe ekzekutivet e udhëhequra nga partitë e tjera kishin ndërmarrë vendime të ngjashme, sikurse rritja e pagave për sektorë të caktuar, në prag të cikleve zgjedhore.
Reagime pas vendimit të Qeverisë
Lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori kanë reaguar figura nga shoqëria civile dhe partitë opozitare.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e akuzoi Kurtin se përdor “çdo mjet të mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet”.
“Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ndërkaq, Artan Behrami, që mandatin e kaluar ishte deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Prokuroria "duhet të zbarkojë" në ekzekutiv, duke shtuar se kjo është "blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit".
Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus e cilësoi si tentim "për blerjen votash".
"Shpërndarja e parave nga arka e shtetit në mes të procesit zgjedhor, tregon për shterpësinë e ideve të një pushteti që tenton të blejë votat e qytetarëve të vendit të dytë më të varfër në Evropë", shkroi ai në Facebook.
Vëzhguesi i zhvillimeve politike, Dardan Sejdiu, shkroi në rrjetet sociale se të gjithë mundin e qytetarëve, me këtë vendim, Kurti “ua hodhi në tokë”.
Ai tha se ky vendim, i marr në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk është kujdes për qytetarin.
“Kjo është blerje e votës me paratë e qytetarit”, shkroi ai në Facebook.
Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për inflacion prej 7.5 për qind në katërmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, vitin 2025 Kosova e mbylli me inflacion prej 3.9 për qind.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 5.75 për qind në janar 2026, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve.
Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, nga 4.6 për qind në vitin 2024. /REL
Një kryetar bashkie në një rajon verior të Perusë është vr...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha këtë të premte se e mirëpr...
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radis...
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Shtetet...
Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani njoftoi se do ...
Një aeroplan nga Parisi për në Detroit u detyrua të devijo...
Vanessa Trump, ish-gruaja e Donald Trump Jr, djalit të mad...
Komisioni Evropian po përgatit masa të reja detyruese që s...
Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar ng...
Qeveria franceze kundërshton uljet e gjera të taksave të k...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj parabur...
Ushtria e Ukrainës ka goditur bazën e inteligjencës ruse n...
Zëvendëspresidenti italian dhe Ministri i Punëve të Jashtm...
Forcat e armatosura të Letonisë kanë deklaruar se një dron...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, niset për në Su...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, propozoi që vendeve të ...
Ushtria amerikane humbi të paktën 42 avionë në konfliktin ...
Presidenti kinez Xi Jinping mund të vizitojë Korenë e Veri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të bisedojë ...
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe Presidenti i Shte...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...