341 ditë mashtrim/ Pse Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk e nxjerrin kërkesën e prokurorit Ols Dado?
Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj, mbi të cilin rëndo...
Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj, mbi të cilin rëndo...

Zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm për partneritet i Aleancës veriatlantike, NATO, Kevin Hamilton, tha se NATO nuk mund të ketë partneritet të thelluar me Serbinë për sa kohë që Serbia nuk i mban përgjegjës organizatorët dhe autorët e sulmeve në veri të Kosovës që ndodhën në vitin 2023.
Në këtë linjë, tha zyrtari i lartë i NATO-s, "thellimi i partneritetit me Serbinë mbetet i pezulluar” dhe këtë mesazh, siç tha, "ua ka përcjellë edhe udhëheqësve shtetërorë në Beograd”. Këto komente, Kevin Hamilton i bëri në një takim me gazetarë pas dy ditësh qëndrimi në Kosovë, ku takoi, pos udhëheqësve të KFOR-it, edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Çfarë pezullohet për Serbinë?
"Këto incidente si dhe sulmet mbi personelin e KFOR-it ishin plotësisht të papranueshme. Unë isha në Beograd para se të vija në Prishtinë dhe mesazhi im për autoritetet serbe është që NATO pret llogaridhënie dhe drejtësi ndaj atyre që kryen dhe organizuan ato sulme, duhet të sillen para drejtësisë”, tha Hamilton, duke shtuar se "Aleanca veriatlantike do që të ketë raport transparent e pozitiv me Serbinë. Ky është mesazhi që ua dhashë bashkëbiseduesve të mi serbë”.
Në Banjskë të Zveçanit, grupe serbësh të armatosur në shtator të vitit 2023 sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një rreshter e plagosën dy të tjerë. Vetëm katër muaj më parë, në po të njëjtin vit, më 29 maj, gjatë protestave të serbëve në veri u plagosën dhe u lënduan mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.
Për këto ngjarje, tha zyrtari i lartë i NATO-s, duhet të ketë llogaridhënie dhe se me Serbinë nuk do të ketë "partneritet të përshtatur individual”.
"Ajo që pezullohet është thellimi i marrëdhënieve mes NATO-s dhe Serbisë, për shembull lëvizja drejt një partneriteti të përshtatur individual. Do të donim ta shihnim këtë, por nuk do të lëvizim në këto aspekte të bashkëpunimit praktik pa pasur ose deri kur të ketë llogaridhënie e drejtësi lidhur me incidentet e 2023-ës”, tha Hamilton.
Zyrtari i lartë i Aleancës veriatlantike tha se NATO ka pasur marrëdhënie të mira me Kosovën për mbi 27 vjet dhe kjo marrëdhënie është e fortë.
Zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm për partneritet i Aleancës veriatlantike NATO, Kevin Hamilton, që është edhe përfaqësues special për rajonin e Kaukazit dhe Azisë Qendrore, tha se "fuqi të huaja dhe qëllimkëqija po përdorin dezinformimin në dëm të sigurisë së Kosovës”.
Hamilton përmend fushata dezinformuese nga Rusia
"Fatkeqësisht ne gjithnjë shohim aktorë të huaj dhe këtu do ta përmend Rusinë, që përfshihet në fushata të dezinformimit. Këto fushata hibride janë këtu jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe gjithandej në botë. Kjo është pjesë e manualit rus të nxisë pakënaqësi dhe përçarje edhe këtu në Ballkanin Perëndimor, prandaj është me rëndësi që njerëzit në Kosovë, por edhe në rajon, të jenë vigjilentë”, tha Hamilton.
Zyrtari i lartë i NATO-s në takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, sipas këtij të fundit, është interesuar edhe për nismën e fundit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës. Sipas kryeministrit Kurti, kjo strukturë, pra xhandarmëria, synon "forcimin e sigurisë në koordinim me KFOR-in dhe NATO-n”.
Themelimin e grupit punues që do të bëjë "analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tashmë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
"Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, ka njoftuar Sveçla.
Sipas tij, Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të Kosovës. /DW
Komisioni Europian konfirmoi se ka pranuar letrën e kancel...
Rreth 500 fluturime mund të anulohen për shkak të një grev...
Rajoni Banda në Indi regjistroi një temperaturë përvëluese...
Një pjesë e shkallëve origjinale spirale nga Kulla Eiffel...
Numri i infeksioneve nga virusi vdekjeprurës Ebola vazhdon...
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 10...
Një kryetar bashkie në një rajon verior të Perusë është vr...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha këtë të premte se e mirëpr...
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radis...
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se Shtetet...
Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani njoftoi se do ...
Një aeroplan nga Parisi për në Detroit u detyrua të devijo...
Vanessa Trump, ish-gruaja e Donald Trump Jr, djalit të mad...
Komisioni Evropian po përgatit masa të reja detyruese që s...
Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar ng...
Qeveria franceze kundërshton uljet e gjera të taksave të k...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj parabur...
Ushtria e Ukrainës ka goditur bazën e inteligjencës ruse n...
Zëvendëspresidenti italian dhe Ministri i Punëve të Jashtm...
Forcat e armatosura të Letonisë kanë deklaruar se një dron...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 06:00, në fshati...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier në fshatin Vidhisht...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...