Veliaj vijon zvarritjen e proceseve/ Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe avok...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj dhe avok...

Presidenti i SHBA?së, Donald Trump, i ka zbehur pritshmëritë që ai vetë dhe sekretari i tij i shtetit, Marco Rubio, kishin krijuar për një marrëveshje të shpejtë me Iranin.
"Negociatat po zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe konstruktive, dhe i kam udhëzuar përfaqësuesit e mi që të mos nxitojnë në marrëveshje, pasi koha është në anën tonë”, shkroi Trump në platformën e tij online Truth Social.
Duke iu referuar gjendjes së marrëveshjes kornizë për përfundimin e luftës me Iranin, ai shtoi se të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe të bëjnë gjithçka si duhet. "Nuk duhet të ketë gabime!”
Më parë, presidenti amerikan kishte pretenduar se një marrëveshje për përfundimin e luftës ishte praktikisht e negociuar. Marrëveshja përfshinte ndër të tjera rihapjen e ngushticës strategjikisht të rëndësishme të Hormuzit, shkroi Trump në rrjetin e tij social. Detajet e fundit të marrëveshjes po diskutohen aktualisht dhe do të bëhen publike së shpejti.
Edhe sekretari i shtetit Rubio fillimisht përhapi shpresë
Sekretari amerikan i shtetit Rubio, gjatë një vizite në Indi, njoftoi se mund të ketë zhvillime të reja gjatë ditës. Bota mund të dëgjojë "lajme të mira” qysh në orët e ardhshme. Ai tha në Nju Delhi se me marrëveshjen do të fillonte një "proces që në fund do të na çojë atje ku dëshiron presidenti, dhe kjo është një botë që nuk duhet më të frikësohet apo të shqetësohet për një Iran me armë bërthamore.”
"Bota nuk do të ketë më nevojë të frikësohet nga një Iran me armë bërthamore”: sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio në një konferencë për shtyp në Nju Delhi.
I pyetur për kritikat ndaj marrëveshjes së mundshme nga vetë radhët e republikanëve amerikanë, Rubio tha se objektivat e SHBA?së kishin qenë të qarta që nga fillimi i luftës. Këto përfshinin "shkatërrimin” e flotës detare të Iranit, "uljen ndjeshëm” të fuqisë së tij raketore dhe dëmtimin e industrisë së mbrojtjes së Iranit. Këto objektiva janë arritur, theksoi Rubio.
Vetëm një marrëveshje paraprake
Portali amerikan i lajmeve "Axios”, duke iu referuar një zyrtari amerikan, raportoi se drafti parashikon një zgjatje të armëpushimit për 60 ditë. Gjatë kësaj kohe, ngushtica e Hormuzit, e rëndësishme për ekonominë botërore, do të jetë e hapur pa tarifa për lundrim.
Irani do të angazhohej të pastronte minat e vendosura atje – dhe të paktën të premtonte se nuk do të synonte kurrë të zotëronte armë bërthamore. Në këmbim, SHBA do të hiqte bllokadën e porteve iraniane dhe do të bënte përjashtime nga sanksionet.
Gjithashtu, nga drafti del se lufta midis Izraelit dhe milicisë Hezbollah në Liban, e mbështetur nga Irani, do të përfundonte. Detajet nuk janë konfirmuar – dhe marrëveshja nuk do të nënkuptonte një përfundim të menjëhershëm të luftës me tërheqjen e forcave amerikane, por një marrëveshje fillestare për një afat kohor për negociata të mëtejshme.
Irani sheh ende paqartësi
Sipas mediave iraniane, ende ka mospajtime në një ose dy pika. Agjencia e lajmeve Tasnim, e afërt me Gardën Revolucionare, raportoi duke cituar një burim të informuar se mosmarrëveshjet në këto çështje "nuk janë zgjidhur ende përfundimisht për shkak të pengesave nga ana e SHBA?së”.
Një burim i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se udhëheqja në Teheran nuk ka rënë dakord të dorëzojë rezervat e saj të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë.
Çështja bërthamore nuk është pjesë e marrëveshjes paraprake. Ajo pritet të diskutohet vetëm në negociatat për një marrëveshje përfundimtare. Trump e ka përmendur vazhdimisht si objektiv lufte ndalimin e Iranit nga ndërtimi i armëve bërthamore. /DW
Çmimet globale të naftës kanë shënuar rënie të fortë, ndër...
Rusia ka kryer një valë sulmesh ajrore ndaj Ukrainës, duke...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha sot se mar...
Policia turke hodhi gaz lotsjellës dhe hyri me forcë në se...
Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Madridit këtë të die...
Shtëpisë së Bardhë mund t’i duhen disa ditë për miratimin ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se Tehera...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha këtë të dielë se mund...
Një sulmues me eksplozivë pranë një shine hekurudhore në q...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Një person ka humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se një memora...
Një person i armatosur është vrarë pas një shkëmbimi zjarr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bis...
Në Madrid të Spanjës janë zhvilluar protesta masive kundër...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizit...
Janë shënuar përparime në negociatat për t’i dhënë fund ga...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin perëndimor gjer...
Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, zhvilloi një run...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Një i dyshuar është identifikuar në hetimin për një shpërt...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...