Rama mbledh grupin dhe ministrat/ Priten lëvizje të forta në qeveri
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar...

Dy kongresistët amerikanë, republikani Keith Self dhe demokrati Suhas Subramanyam, do të qëndrojnë sot në Serbi, ku do të vizitojnë edhe Luginën e Preshevës, të banuar me shumicë shqiptare.
Ata do të priten nga kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, në Beograd, prej ku do të shkojnë edhe në Preshevë.
Kryetarja e kësaj komune në jug të Serbisë, Ardita Sinani, shkroi në profilin e saj në Facebook se “Presheva mirëpret delegacionin e Kongresit amerikan”.
“Një moment historik për Luginën”, sipas saj.
Me iniciativën e kongresistit Self, anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratuan në janar të këtij viti një projektligj, që i kërkonte sekretarit amerikan të Shtetit të përgatiste një raport gjithëpërfshirës për pozitën e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në vitin 2022.
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës - që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin - konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
Një ditë më herët, Self dhe Subramanyam qëndruan në Sarajevë, ku takuan përfaqësuesit e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës.
Atje diskutuan për “mënyrat për të forcuar partneritetin dypalësh dhe për të mbështetur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.
Përmes një postimi në platformën X, Ambasada amerikane në Sarajevë nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.
Në mesazhin e publikuar nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar (OHR) në Bosnje dhe Hercegovinë me rastin e vizitës së kongresistëve, u theksua po ashtu rëndësia e angazhimit amerikan ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.
Dy kongresistët u takuan me zëvendëspërfaqësuesin e parë të lartë, Louis Crishock, “për të diskutuar situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë”.
Tani për tani, nuk është e qartë nëse delegacioni i kongresistëve amerikanë do të vizitojë Kosovën. Radio Evropa e Lirë është në pritje të përgjigjes nga Zyra për Media e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Javën e kaluar, Kurti njoftoi se ka zhvilluar një takim virtual me një grup kongresistësh, në mesin e tyre edhe Self.
“Bashkëpunimi dypalësh në mbrojtje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është më i fortë se kurrë. Kjo, kryesisht, për shkak të mbështetjes dërrmuese dypartiake që Kosova gëzon në Kongresin e SHBA-së”, shkroi Kurti në X, pas asaj bisede.
Në fund të prillit, Self, bashkë me kolegët e tij, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, propozuan një rezolutë që synon ta shtyjë përpara rrugën e Kosovës drejt NATO-s.
Rezoluta me mbështetje dypartiake thekson, mes tjerash, se “qeverisja demokratike e Kosovës, mbikëqyrja civile e forcave të sigurisë dhe bashkëjetesa shumetnike përbëjnë një argument bindës për anëtarësimin në NATO”. /REL
Nga Azoret deri në Rumani, nga Norvegjia veriore deri në S...
Irani ka ekzekutuar një burrë nën akuzat për protestat ant...
Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, i ka zbehur pritshmëri...
Çmimet globale të naftës kanë shënuar rënie të fortë, ndër...
Rusia ka kryer një valë sulmesh ajrore ndaj Ukrainës, duke...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha sot se mar...
Policia turke hodhi gaz lotsjellës dhe hyri me forcë në se...
Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Madridit këtë të die...
Shtëpisë së Bardhë mund t’i duhen disa ditë për miratimin ...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se Tehera...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha këtë të dielë se mund...
Një sulmues me eksplozivë pranë një shine hekurudhore në q...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Një person ka humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se një memora...
Një person i armatosur është vrarë pas një shkëmbimi zjarr...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bis...
Në Madrid të Spanjës janë zhvilluar protesta masive kundër...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...