7 shqiptarë, kandidatë në zgjedhjet parlamentare në Greqi
Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marr...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden niset sot për në Japoni për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në Hiroshimë. Presidenti Biden anuloi një pjesë të udhëtimit që kishte planifikuar javën e ardhshme, për të vazhduar bisedimet për tavanin e borxhit me udhëheqësit e kongresit. Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos shlyejnë detyrimet e tyre financiare nëse Shtëpia e Bardhë nuk arrin marrëveshje me udhëheqjen republikane të Dhomës së Përfaqësuesve para 1 qershorit.
Presidenti amerikan, Joe Biden niset të mërkurën në mbrëmje për në Japoni për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G7-ës që këtë radhë mbahet në qytetin Hiroshima. Megjithatë ai e ka të vendosur të kthehet të dielën në SHBA duke anuluar vizitën e parashikuar për në Papua Guinean e Re dhe Australi për javën e ardhshme.
Arsyeja për këtë është rreziku se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë mundësi të paguajnë detyrimet financiare, pasi ende nuk ka një marrëveshje për tavanin e borxhit mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit. Takimi i së martës mes udhëheqësve republikan të Dhomës së Përfaqësuesve dhe presidentit, dështoi.
“Jam i bindur se do të vazhdojmë të bëjmë përparim drejt shmangies së përmbushjes së përgjegjësisë së Amerikës si udhëheqës në skenën botërore. Megjithatë, po e shtyj pjesën e udhëtimit në Australi dhe ndalesën time në Papua Guinenë e Re, që të kthehem për negociatat përfundimtare me udhëheqësit e kongresit. Unë fola sot me kryeministrin e Australisë, Albanese dhe e njoftova se çfarë po ndodhte. Në takimin e fundit kishte një konsensus me udhëheqësit e kongresit se mospagimi i borxhit nuk duhet të ndodhë. Ekonomia jonë do të binte në recesion. Do të shkatërronte llogaritë e pensioneve, do të rriste koston e huamarrjes”, tha presidenti Biden.
Pas bisedës me zotin Biden, kryeministri i Australisë Anthony Albanese njoftoi se takimi i udhëheqësve të Japonisë, SHBA-së dhe Indisë, i cili do të mbahej në Sidni javën e ardhshme, është anuluar.
“Bllokimi dhe përçarja që po ndodh në politikën e brendshme në Shtetet e Bashkuara, me çështjen e tavanit të borxhit, do të thotë se kjo duhet të zgjidhet para 1 qershorit, përndryshe ka pasoja mjaft drastike për ekonominë amerikane, të cilat më pas do të kenë pësoja në ekonominë globale. Kuptohet që presidentit Biden i është dashur të marrë këtë vendim. Ai, megjithatë, tha se mezi priste të vinte për vizitë në një datë të ardhshme si dhe unë do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për një vizitë shtetërore më vonë gjatë këtij viti”, tha Antohny Albanese, kryeministër i Australisë.
Presidenti Biden niset për në Hiroshima të mërkurën në mbrëmje për takime me udhëheqës nga vendet kryesore industriale të botës, duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.
Udhëheqësit do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për t'iu kundërvënë shfrytëzimit nga Pekini të të ashtuquajtures “trysni ekonomike” apo praktika e kërcënimeve dhe investimeve ekonomike tek shtetet e treta me qëllim nënshtrimin e tyre ndaj vullnetit kinez.
G7-a pritet ta bëjë këtë përmes kontrolleve të eksportit dhe kufizimeve në investimet nga vendet e tyre në Kinë, ndërkohë që përpiqet të ngadalësojë përparimin teknologjik të Kinës dhe të zvogëlojë dominimin e saj në zinxhirin global të furnizimit./ VOA
Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marr...
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian konsiderohen si votimi ...
Qeveria britanike i ka ofruar para disa të burgosurve shqi...
Komisioni i BE-së i ka kërkuar Këshillit t'i mundësojë Rum...
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin për ekziste...
Çfarë forme force mund të përdorë policia? Një ekip hu...
Dyshohen se kishin në plan të ndërprisnin furnizimin m...
Të gjithë e njohin shprehjen e famshme të shkrimtarit ...
Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy tren...
Ndërsa bota pret që Ukraina të fillojë kundërofensivën e s...
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Be...
Ekzekutimet në mbarë botën më 2022 kanë arritur në nivelin...
Nuk mjafton të njohësh politikat dhe institucionet lok...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Rusia po kërkon të blejë ...
Prokurori i posaçëm, John Durham i ka dhënë fund hetim...
Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara paraqitën kandida...
Në Turqi, kreu i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve konfirmoi s...
Ditën e sotme në Turqi po votohet për të zgjedhur presiden...
Presidenti turk Erdogan i është drejtuar qendrës së votim...
Zgjedhjet e 14 majit në Turqi janë ndër më të rëndësishmet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...