Pse keqkuptohet Ballkani?
Nuk mjafton të njohësh politikat dhe institucionet lok...

Ekzekutimet në mbarë botën më 2022 kanë arritur në nivelin më të lartë në pesë vjetët e fundit, me Iranin që ka kryer më së shumti ekzekutime. Këto të dhëna kanë zbehur shpresat që ishin rritur pas heqjes së dënimit kapital nga gjashtë shtete, përfshirë Kazakistanin, tha organizata për të drejtat e njeriut, "Amnesty International" (AI).
Në raportin vjetor për dënimet me vdekje, të publikuar më 16 maj, grupi i të drejtave të njeriut tha se “në mënyrë shqetësuese” vitin e kaluar 90 për qind e 883 ekzekutimeve të konfirmuara në botë, me përjashtim të Kinës, janë kryer nga tri shtete nga 20 sa dihet se aplikojnë dënimet kapitale.
Të tria këto shtete janë në Lindjen e Mesme dhe Irani ka kryer më së shumti ekzekutime më 2022, përkatësisht 576. Ekzekutimet e kryera më 2022 në Iran përkojnë me protestat masive mbarëkombëtare në këtë shtet, të organizuara për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe për shkak të shtypjes së të drejtave të njeriut nga Qeveria. Numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2021 ishte 314.
Pas Iranit, për nga numri më i lartë i ekzekutimeve është Arabia Saudite. Numri i ekzekutimeve në këtë shtet është trefishuar, nga 65 sa ishin kryer më 2021, në 196 më 2022. Kjo është shifra më e lartë e ekzekutimeve e regjistruar në Arabinë Saudite nga "Amnesty International" në 30 vjet.
Ndërkaq, në vend të tretë qëndron Egjipti, shtet ku janë ekzekutuar 24 persona.
"Amnesty International" tha se duke parasysh të dhënat e paqarta nga disa shtete që aplikojnë dënimet me vdekje, shifrat e përdorimit të ndëshkimit kapital janë minimale dhe “numrat e vërtetë të ekzekutimeve ka të ngjarë që janë më të larta”.
Sikurse edhe në vitet e kaluara, "Amnesty International" nuk ka përfshirë shifrat e ekzekutimeve të kryera në Kinë, edhe pse Pekini aplikon ndëshkimin kapital më shumë se çdo shtet tjetër. Kjo organizatë tha se shkalla e përdorimit të dënimit me vdekje në Kinë është e paqartë pasi të dhënat për këtë çështje konsiderohen sekret shtetëror. Megjithatë, në raportin vjetor u tha se ekzekutimet në Kinë besohet se janë me mijëra.
“Shtetet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Afrikës së Veriut kanë shkelur ligjin ndërkombëtar, teksa ato kanë rritur numrin e ekzekutimeve më 2022, duke shfaqur një shpërfillje për jetën e njerëzve”, tha Agnès Callamard, sekretare e Përgjithshme e "Amnesty International".
“Numri i personave që u privuan nga jeta u rrit në mënyrë dramatike në mbarë rajonin; Arabia Saudite ka ekzekutuar 81 persona brenda një dite. Së fundi, në një përpjekje të dëshpëruar për të shtypur pakënaqësitë popullore, Irani ka ekzekutuar njerëz vetëm sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre për protestë”, shtoi ajo. Irani është përballur me trazira, që paraqesin kërcënimin më të madh të udhëheqjes fetare të Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979, që e solli këtë udhëheqje në pushtet.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Teheranin se përdor ekzekutimet për të “ndjellë frikë” në mesin e publikut, me qëllim që të ndalojë protestat që fituan momentum pas 16 shtatorit, kur vdiq Mahsa Amini, e cila ishte në paraburgim nën akuzat se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës.
Në raportin e "Amnesty" u theksua se aplikimi i dënimeve kapitale vitin e kaluar u rikthye në të paktën pesë shtete, përfshirë Afganistanin. Ndërkaq, më 2022 krahasuar me vitin paraprak, u dyfishua numri i ekzekutimeve për akuza të lidhura me drogën.
Ekzekutimet për akuza të lidhura me drogën paraqesin shkelje të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në të cilin thuhet se dënimet kapitale duhet të aplikohen vetëm për “krimet më serioze” – krimet që përfshijnë vrasje të qëllimshme.
“Afër 40 për qind e të gjitha ekzekutimeve të regjistruara ishin të lidhura me akuza për drogë. Më e rëndësishmja, shpesh ata që janë të pafavorizuar preken në mënyrë disproporcionale nga ky dënim i ashpër”, tha Callamard.
“Është koha që qeveritë dhe Kombet e Bashkuara të rrisin presionin ndaj përgjegjësve të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të sigurojnë që të respektohen masat mbrojtëse ndërkombëtare”, shtoi ajo.
Pavarësisht rritjes së ekzekutimeve, "Amnesty" tha se ka vërejtur “një fije shprese” pasi gjashtë shtete kanë hequr dorë nga dënimi kapital qoftë krejtësisht, apo pjesërisht.
Kazakistani, Papa Nju Guinea, Sierra Leone dhe Republika Qendrore Afrikane vitin e kaluar kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet, ndërkaq Guinea Ekuatoriale dhe Zambia kanë hequr dënimin me vdekje vetëm për krimet e zakonshme.
Deri në dhjetor të vitit 2022, 112 shtete kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet dhe nëntë shtete nuk e përdorin më dënimin kapital për krimet e zakonshme, tha Amnesty. Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Kina, Egjipti, Irani, Iraku, Japonia, Kuvajti, Mianmari, Koreja e Veriut, Shteti i Palestinës, Arabia Saudite, Singapori, Somalia, Sudani Jugor, Shtetet e Bashkuara, Vietnami dhe Jemeni më 2022 kanë kryer dënime me vdekje, u tha në raportin vjetor të "Amnesty International"./ Rel
Nuk mjafton të njohësh politikat dhe institucionet lok...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Rusia po kërkon të blejë ...
Prokurori i posaçëm, John Durham i ka dhënë fund hetim...
Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara paraqitën kandida...
Në Turqi, kreu i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve konfirmoi s...
Ditën e sotme në Turqi po votohet për të zgjedhur presiden...
Presidenti turk Erdogan i është drejtuar qendrës së votim...
Zgjedhjet e 14 majit në Turqi janë ndër më të rëndësishmet...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka formuar aleancë el...
Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Ba...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Vragoli të Prishtinës k...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë...
Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht ës...
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nisur vizi...
Mali i Zi është alarmuar këtë të shtunë nga një njofti...
"Kina do të jetë tema kryesore sot" ishte shprehur para ta...
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkom...
Në landin Brandenburg, në lindje të Gjermanisë, rreth 150 ...
Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e kufizime të reja...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...