Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Rusia po kërkon të blejë dronë të avancuar nga Irani për t'i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës, pasi përdori shumicën e 400 dronëve që kishte blerë më parë nga Teherani.
Administrata e Presidentit Biden vitin e kaluar publikoi imazhet satelitore dhe gjetjet e shërbimeve të zbulimit që tha se tregonin se Irani i kishte shitur Rusisë qindra dronë. Dhe për muaj të tërë, zyrtarët kanë thënë se Shtetet e Bashkuara besonin se Irani po konsideronte t'i shiste qindra raketa balistike Rusisë, por Uashingtoni nuk kishte prova se për këtë ishte arritur një marrëveshje.
“Irani gjithashtu vazhdon t'i ofrojë Rusisë dronë ushtarakë. Që nga gushti, Irani i ka ofruar Rusisë më shumë se 400 dronë, kryesisht të llojit Shahed”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Rusia ka shpenzuar shumicën e këtyre dronëve për të sulmuar infrastrukturën kritike të Ukrainës. Duke i ofruar Rusisë këta dronë, Irani ka ndihmuar drejtpërdrejt agresionin e Rusisë në Ukrainë”, u tha Kirby gazetarëve.
Dronët Shahed që Rusia tashmë i ka blerë janë të mbushur me eksplozivë dhe janë të programuar të fluturojnë lart derisa të arrijnë objektivin e tyre.
Zoti Kirby tha se rusët tani synojnë të blejnë dronë edhe më të avancuar dhe "shumë më vdekjeprurës".
Njoftimi i fundit është pjesë e publikimit të vazhdueshm të gjetjeve të agjencive të zbulimit nga administrata e Presidentit Biden për të detajuar atë që zyrtarët amerikanë thonë se është një partneritet i thelluar i mbrojtjes midis Rusisë dhe Iranit.
Zyrtarët amerikanë thonë se Irani i ka ofruar Rusisë gjithashtu armë artilerie dhe municion tankesh për luftën e saj kundër Ukrainës.
Ndërkohë, zyra e kryeministrit britanik Rishi Sunak njoftoi të hënën se po i dërgonte Ukrainës qindra raketa të tjera të mbrojtjes ajrore, si dhe "dronë me rreze të gjatë veprimi" që mund të arrijnë objektiva në një distancë prej më shumë se 200 kilometrash. Njoftimi erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi Britaninë dhe i bëri thirrje pa sukses kryeministrit Sunak që Londra të furnizonte Ukrainën me avionë luftarakë ndërsa Kievi po përgatitet për një ofensivë pranverore për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia./ VOA
Prokurori i posaçëm, John Durham i ka dhënë fund hetim...
Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara paraqitën kandida...
Në Turqi, kreu i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve konfirmoi s...
Ditën e sotme në Turqi po votohet për të zgjedhur presiden...
Presidenti turk Erdogan i është drejtuar qendrës së votim...
Zgjedhjet e 14 majit në Turqi janë ndër më të rëndësishmet...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka formuar aleancë el...
Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Ba...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Vragoli të Prishtinës k...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë...
Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht ës...
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nisur vizi...
Mali i Zi është alarmuar këtë të shtunë nga një njofti...
"Kina do të jetë tema kryesore sot" ishte shprehur para ta...
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkom...
Në landin Brandenburg, në lindje të Gjermanisë, rreth 150 ...
Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e kufizime të reja...
Problemet bankare, siguria kibernetike dhe besueshmëria te...
Ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...