SHBA, BE dhe Britania do të mbështesin hetimin e krimeve ruse në Ukrainë
Ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillo...

Problemet bankare, siguria kibernetike dhe besueshmëria tek zinxhiri i furnizimeve ishin ndër pikat e axhendës së bisedimeve me dyer të mbyllura të premten në Japoni nga grupi i shtatë ekonomive më të përparuara të botës.
Tensionet me Kinën dhe agresioni i Rusisë në Ukrainë zunë një hapësirë të gjerë në gamën e çështjeve që po trajton G-7 këtë vit në takimin që po zhvillohet në Japoni, anëtari i saj i vetëm aziatik.
Por ndërsa ministrat e financave të vendeve të G-7 dhe shefat e bankave qendrore diskutuan mbi mënyrat për të mbrojtur rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare dhe për të parandaluar atë që ata e quajnë "shtrëngim ekonomik" nga Kina, Pekini u kundërpërgjigj, duke e akuzuar G-7 për hipokrizi.
Kina është viktimë e shtrëngimit ekonomik, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.
“Nëse ndonjë vend duhet të kritikohet për shtrëngim ekonomik, duhet të jetë SHBA-ja. Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar konceptin e sigurisë kombëtare, duke abuzuar me kontrollet e eksportit dhe duke marrë masa diskriminuese dhe të padrejta kundër kompanive të huaja”, tha zëdhënësi Wang në një konferencë shtypi .
Kina e akuzon Uashingtonin se po pengon rritjen e saj si një vend gjithnjë e më i pasur dhe modern, përmes kufizimeve të tregtisë dhe investimeve që Shtetet e Bashkuara thonë se janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë ekonomike amerikane.
Duke folur para fillimit të bisedimeve, Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se masa të tilla kanë për objektiv sigurinë kombëtare.
“Nuk kanë objektiv minimin e konkurrencës ekonomike të Kinës ose parandalimin e tyre për të përparuar ekonomikisht”, tha zonja Yellen.
Zonja Yellen përmendi veprimet tregtate të Pekinit kundër Australisë si një shembull i shtrëngimit ekonomik nga Kina.
“Ka pasur shembuj të shtrëngimit ekonomik nga Kina të vendeve që ndërmarrin veprime, me të cilat Pekini nuk është i kënaqur nga perspektiva gjeopolitike. Vendet e G-7 ndajnë një shqetësim të përbashkët lidhur me këtë lloj aktiviteti dhe po përpiqemi të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta luftuar këtë lloj sjelljeje”, tha zonja Yellen.
Marrëdhëniet e Kinës me Bashkimin Evropian, i cili është gjithashtu anëtar i G-7, janë cënuar si rezultat i fërkimeve mbi tregtinë dhe mbështetjes së heshtur të Pekinit për Rusinë.
Pjesëmarrësit në takimin në Niigata thanë se do të shqyrtojnë mënyra për të parandaluar vendet që të shmangnin sanksionet kundër Moskës që synojnë të pengojnë aftësinë e saj për të vazhduar luftën në Ukrainë./ VOA
Ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, më 12 maj...
Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç u konfirmoi gazet...
Në tubimin e tij të fundit parazgjedhor në Ankara, preside...
Parlamenti gjerman debatoi për zgjatjen e angazhimit t...
Një takim për kufirin e borxhit midis Presidentit të a...
Mijëra emigrantë po kalojnë kufirin në Shtetet e Bashkuara...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nuk ësh...
Britania e Madhe ka qenë një përkrahëse e palëkundur e...
Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar...
“The Sky News”, shkruan se Britania e Madhe ka dërguar rak...
Një shpërthim i madh ka ndodhur në Milano të Italisë, ...
Ukrainës i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofen...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar ditë...
Dy persona janë vrarë nga të shtënat në një fabrikë të "Me...
Rreth 27 persona janë lënduar këtë të enjte si pasojë e sh...
Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, është në...
Gjermania dëshiron të bëhet neutrale ndaj klimës deri ...
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ...
Gati tetë orë zgjati të enjten në mbrëmje takimi mes shefa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...