10,000 emigratë në ditë kalojnë kufirin në SHBA përpara skadimit të urdhrit ekzekutiv
Mijëra emigrantë po kalojnë kufirin në Shtetet e Bashkuara...

Një takim për kufirin e borxhit midis Presidentit të amerikan Joe Biden dhe ligjvënësve kryesorë që ishte planifikuar për të premten është shtyrë. Udhëheqësit ranë dakord të takoheshin në fillim të javës së ardhshme, tha të enjten një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Këshilltarë nga të dyja palët kanë filluar të diskutojnë mënyrat për të kufizuar shpenzimet federale, ndërsa bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh të qeverisë, për të shmangur një gjendje katastrofike të mospagimit, mbeten përpara, thanë ndihmës të njohur me diskutimet.
“Personeli do të vazhdojë të punojë dhe të gjithë drejtuesit ranë dakord të takohen në fillim të javës së ardhshme”, tha zëdhënësi.
Ndihmësit e zotit Biden, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, senatori republikan Mitch McConnell dhe demokratët Hakeem Jeffries dhe Chuck Schumer u takuan të mërkurën dhe të enjten për të diskutuar rritjen e tavanit të borxhit, tha më herët Shtëpia e Bardhë.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë pranuan se duhet të bëjnë disa shkurtime të shpenzimeve ose kufizime strikte në shpenzimet e ardhshme nëse duan të arrijnë një marrëveshje, thanë dy burime, ndërsa këmbëngulin se duhet të mbrojnë legjislacionin e nënshkruar nga presidenti Biden për klimën që u miratua përgjatë linjave partiake vitin e kaluar.
Projektligji republikan i Dhomës së Përfaqësuesve për pezullimin e kufirit të huamarrjes së miratuar në prill, do të shkurtojë shpenzimet e qeverisë në nivelet e vitit 2022, do të kufizojë rritjen e tyre në të ardhmen nën nivelin e inflacionit dhe do të shfuqizojë stimujt për energjinë e rinovueshme, automjetet elektrike dhe teknologjitë e tjera miqësore me klimën, të miratuara në legjislacionin Biden.
Zoti McCarthy u tha gazetarëve në Kongres se vonesa nuk ishte një shenjë e telasheve në bisedime.
Të dyja palët po debatojnë gjithashtu për sa kohë do të shtyjnë përballjen e ardhshme të mundshme të tavanit të borxhit, thanë burimet. Presidenti Biden dhe demokratët do të preferonin një hapësirë dyvjeçare, duke shtyrë çdo veprim legjislativ përtej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, por ata mund të duhet të pranojnë shkurtime më të mëdha të shpenzimeve ose kufij më të rreptë për të marrë më shumë kohë, thanë burimet.
"Nivelet e shpenzimeve janë çelësi," tha përfaqësuesi republikan Daniel Webster përpara se të riplanifikoheshin bisedimet. "Shkurtimet e shpenzimeve janë pika ku kemi ngecur".
Fakti që shkurtimet e shpenzimeve dhe kufijtë janë në diskutim mund të jetë një shenjë e përparimit në bisedimet ku demokratët kanë kërkuar prej kohësh një heqje të pakushtëzuar të tavanit të borxhit, ndërsa republikanët kanë kërkuar një sërë ndryshime përveç shkurtimeve të mprehta të shpenzimeve.
Shtëpia e Bardhë e portretizoi shtyrjen si një zhvillim pozitiv, me takimet që po përparonin.
Qeveritë federale mund të mbeten pa para për të paguar faturat e saj ndoshta që më 1 qershor, tha Departamenti i Thesarit, nëse nuk rritet tavani i borxhit. Presidenti Biden ka në plan të largohet nga vendi javën e ardhshme për të marrë pjesë në takimin e G7 në Japoni, dhe kanë mbetur vetëm pak ditë kur ai dhe udhëheqja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit do të jenë në Uashington përpara këtij afati./ Voa
Mijëra emigrantë po kalojnë kufirin në Shtetet e Bashkuara...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nuk ësh...
Britania e Madhe ka qenë një përkrahëse e palëkundur e...
Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar...
“The Sky News”, shkruan se Britania e Madhe ka dërguar rak...
Një shpërthim i madh ka ndodhur në Milano të Italisë, ...
Ukrainës i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofen...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar ditë...
Dy persona janë vrarë nga të shtënat në një fabrikë të "Me...
Rreth 27 persona janë lënduar këtë të enjte si pasojë e sh...
Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, është në...
Gjermania dëshiron të bëhet neutrale ndaj klimës deri ...
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ...
Gati tetë orë zgjati të enjten në mbrëmje takimi mes shefa...
Një juri në Manhattan arriti të martën në përfundimin se i...
Diplomatët që hartojnë politikat e jashtme të Perëndimit j...
Enerhoatom, operatori i Centralit Bërthamor në Zaporiz...
Ekstremistë palestinezë hodhën qindra raketa nga Rripi...
Ish-presidenti Donald Trump këmbënguli në qëndrimin e ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë në ta...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...