E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Diplomatët që hartojnë politikat e jashtme të Perëndimit janë të shqetësuar shumë nga Rusia dhe Kina. Por çështja ndërkombëtare që i shqetëson më së shumti eprorët e tyre politikë është emigracioni.
Siç thotë një ndihmës i afërt i presidentit amerikan Xho Bajden: “Nëse do të humbim zgjedhjet e ardhshme, kjo do të ndodhë për shkak të krizës së emigrantëve në kufirin tonë jugor dhe jo për shkak të mbështetjes së Ukrainës”.
Presioni politik i shkaktuar nga emigrimi i paligjshëm, vetëm do të shtohet këtë javë në SHBA për shkak të skadimit të Titullit 42, politikës së epokës së pandemisë që mundësoi dëbimin e shpejtë të emigrantëve pa dokumente për arsyet e shëndetit publik.
Zyrtarët amerikanë janë të përgatitur për hyrjen çdo ditë të deri 13.000 emigrantëve të paligjshëm, më shumë se dyfishi i numrit aktual. Për të treguar vendosmërinë e saj kundër këtij fenomeni, Shtëpia e Bardhë po dërgon trupa në kufi. Por Bajden po përgatitet gjithashtu edhe për një goditje politike që mund të vijë nga republikanët.
Nga ana tjetër çështja e refugjatëve dhe emigrantëve është shndërruar në një argument delikat edhe në Evropë. Kryeministrja e Italisë, Xhorxhia Meloni, premtoi gjatë fushatës së vitit të kaluar frenimin e ardhjes së emigrantëve përmes Detit Mesdhe. Por shifrat e emigrantëve që zbarkojnë aktualisht në Itali, janë 3 herë më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gati 40.000 njerëz kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i këtij viti, dhe shifrat vetëm sa do të rriten me ngrohjen e motit dhe qetësimin e detit.
Ashtu si në SHBA, fundi i kufizimeve ligjore për shkak të pandemisë po luan një rol të madh në shtimin e fluksit të emigrantëve. Në Britani, premtimi për të “ndaluar barkat” e refugjatëve që kalojnë Kanalin, është një nga 5 premtimet kryesore të qeverisë Sunak për këtë vit.
Sigurisht shifrat mund të jenë të vogla krahasuar me ato në SHBA, me 45.000 të ardhur në Britani vitin e kaluar, por ato pushtojnë ende titujt kryesorë të mediave. Lufta, kolapsi social dhe varfëria janë faktorët kryesorë që nxisin flukset e refugjatëve.
Por përvoja e hidhur në vende të tilla si Libia, Libani, Mali dhe Afganistani i ka bërë vendet perëndimore gjithnjë e më të kujdesshme ndaj angazhimit të trupave në përpjekje për të stabilizuar shtetet në dështim. Askush nuk ka të ngjarë të sugjerojë një ndërhyrje të huaj në Sudan, teksa lufta civile ka përfshirë sërish vendin afrikan.
Realiteti është se shumica e refugjatëve nga vende të tilla si Sudani, Siria, Venezuela apo Mianmari kanë të ngjarë të përfundojnë në vendet fqinje dhe jo në SHBA apo BE. Dhe ardhja e miliona refugjatëve që ikin nga lufta ose kolapsi ekonomik mund të destabilizojë vendin pritës.
Presioni për të “bërë diçka” është i madh; dhe po ashtu është mungesa e zgjidhjeve realiste. Rrugët e sigurta dhe legale për migrim janë qartësisht të dëshirueshme. Por numri i emigrantëve potencialë ka gjithmonë gjasa të tejkalojë numrin e vizave që ofrohen.
Qeveritë e të gjithë krahëve përpiqen të arrijnë marrëveshje me vendet që bien dakord të veprojnë si mbajtëse jozyrtare të refugjatëve si Turqia, Meksika apo Libia. Por në këtë mënyrë, ato rrisin barrën mbi ato vende dhe u japin leva të mëdha politike liderëve për të cilët shpesh nuk janë të qetë, siç është ai i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Por ka pak prova që funksionojnë më mirë zgjidhjet më ndëshkuese. Donald Trump ishte shumë më i suksesshëm në reduktimin e emigracionit të ligjshëm sesa atij të paligjshëm. Politikat e vijës së ashpër në Australi, kanë frymëzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të bëjë të njëjtën gjë.
Por dëbimi i emigrantëve ilegalë nga Austalia varej nga bashkëpunimi i fqinjëve shumë më të dobët si Papua, Guinea e Re dhe Nauru. Ndërkohë Franca nuk do të jetë aq mikpritëse për emigrantët që synon të dëbojë Britania.
Kur një vend arrin të zbatojë politika të ashpra ndaj refugjatëve, ai arrin shpesh vetëm sa ta zhvendosë problemin. Dëbimi i dhunshëm i refugjatëve nga Hungaria në vitin 2015, ishte një pjesë e arsyes që e bindi Gjermaninë të hapte kufijtë e saj. Një vizitë në Francë e Ministrit të Jashtëm të Italisë sapo është anuluar pas një përplasje të fortë midis 2 vendeve mbi emigracionin.
Por në vend se të grinden, vendet duhet të bashkëpunojnë akoma më shumë. Që të kenë ndonjë shans për ta bërë këtë, bashkëpunimi duhet të përfshijë vendet e origjinës, vendet e tranzitit dhe ato të destinacionit. Ndërkohë, ekziston nevoja për një përzierje masash liberale dhe konservatore.
Zbatimi i ligjit dhe shërbimet inteligjente kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në adresimin e problemit me trafikantët e qenieve njerëzore. Dhe ndërsa diskutimi mbi zhvillimin nuk ndihmon askënd si duhet, projektet e synuara mund të funksionojnë.
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, akuzohet shpesh se ka dështuar në zgjidhjen e problemit në kufirin jugor të Amerikës. Por ajo ka ndihmuar në krijimin e disa partneriteteve të paparalajmëruara publiko-private, të cilat kanë çuar në miliarda dollarë investime në Amerikën Qendrore, duke u dhënë disa emigrantëve të mundshëm një arsye për të mos u larguar nga shtëpia.
Reduktimi i numrit të refugjatëve në një mënyrë humane dhe efektive, kërkon një kombinim të mundimshëm të diplomacisë, zbatimit të ligjit dhe zhvillimit të synuar. Deportimet dhe muret i bëjnë titujt më cilësorë për mediat, por krijojnë politika më të këqija./ Përshtatur nga CNA.al
Enerhoatom, operatori i Centralit Bërthamor në Zaporiz...
Ekstremistë palestinezë hodhën qindra raketa nga Rripi...
Ish-presidenti Donald Trump këmbënguli në qëndrimin e ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë në ta...
Një total prej 8.3 miliardë dollarësh rezerva dhe aset...
Ish-gazetari i kanalit Fox News, Tucker Carlson, i cil...
Dërgesat e naftës së papërpunuar ruse kanë arritur kuotat ...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do të ...
Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e Kongresit nuk arrit...
Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në një dyqan bizhuteri...
Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi,...
Dy vizitorë dhe dy roje të sigurisë janë vrarë nga një sul...
Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore pë...
Pas sulmeve në Serbi disa ditë më parë nga ku mbetën të vd...
Një gazetar francez 32-vjeçar është vrarë teksa raportonte...
Nga BE-ja thuhet se draft-statuti për Asociacionin i preza...
Bashkimi Evropian po përgatitet për blerjen e përbashk...
Komisioni Evropian ka vendosur disa kufizime në import...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, th...
Një ekspert ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...