Grabitje spektakolare në Britani/ Autorët arratisen me “Jaguar”, vjedhin unazën prej 60 mijë paundësh
Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në një dyqan bizhuteri...

Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e Kongresit nuk arritën marrëveshje gjatë një takimi të martën për të zgjidhur ngërçin e krijuar për rritjen e kufirit të borxhit që mund të marrë qeveria për të përmbushur detyrimet e saj financiare. Nëse nuk arrihet një marrëveshje në javët e ardhshme, Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të paguajnë faturat e tyre për herë të parë në histori, duke dërguar valë tronditëse financiare në mbarë botën. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës" pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara, njofton:
Presidenti Joe Biden u përpoq të qetësonte shqetësimet e tregjeve globale mbi krizën që po afrohet, disa javë përpara se vendi të rrezikojë përmbushjen e detyrimetve të tij për herë të parë në histori.
“E bëra të qartë gjatë takimit tonë, se mospagimi nuk është një mundësi. E përsërita këtë disa herë. Amerika nuk është një vend që mënjanon detyrimet financiare”.
Presidenti Biden u takua të martën pasdite me udhëheqësit e Kongresit, në një përpjekje për të zgjidhur ngërçin disamujor, për të siguruar që qeveria mund të marrë hua më shumë para për të paguar faturat e saj.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, republikan, refuzon të rrisë kufirin e borxhit nëse kjo nuk shoqërohet me shkurtime të shpenzimeve.
“Dhoma e Përfaqësuesve e ka ngritur tavanin e borxhit në mënyrë të përgjegjshme. Të ulim shpenzimet tona, për të sjellë rritje ekonomike. Unë i drejtova presidentit një pyetje të thjeshtë: A beson ai se ka vend ku mund të kursejmë?”
Dështimi për të rritur tavanin e borxhit jo vetëm që mund të nxiste një recesion në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu do të dërgonte valë tronditëse në tregjet financiare globale, paralajmëroi sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
“Mospagimi do të krijonte pasiguri globale në lidhje me vlerën e dollarit amerikan dhe institucioneve dhe udhëheqjes amerikane, duke çuar në paqëndrueshmëri të dollarit në tregjet financiare dhe në tregjet e mallrave që janë përcaktuar me çmime në dollarë”.
Ekonomia amerikane është më e madhja në botë dhe dollari amerikan është monedha dominuese në botë.
Nëse Shtetet e Bashkuara dështojnë të paguajnë borxhet e tyre, kjo do të shkaktonte një shitje të bonove të thesarit, duke dobësuar dollarin dhe duke rritur normat e interesit, thonë analistët.
“Nëse normat e interesit në Shtetet e Bashkuara rriten, kjo do të sillte rritjen e të gjitha normave të tjera të interesit. Do të bënte që të gjitha pasuritë në dollarë të duken shumë të paqëndrueshme”, thotë Desmond Lachman me Institutin ‘American Enterprise’.
Bonot amerikane të thesarit janë konsideruar tradicionalisht si investimi më i sigurt. Pavarësisht trazirave, një ish-ekonomiste e lartë në Departamentin e Shtetit thotë se vendet dhe investitorët nuk duhet të jenë tepër të shqetësuar për një dështim të SHBA-së.
“Kjo është një çështje e vullnetit për të paguar, jo e aftësisë për të paguar. Dhe ky është një dallim shumë i madh”, thotë Heidi Crebo-Rediker me Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.
Takimi tjetër mes presidentit dhe drejtuesve të Kongresit është caktuar për të premten./ VOA
Një vjedhje spektakolare ka ndodhur në një dyqan bizhuteri...
Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi,...
Dy vizitorë dhe dy roje të sigurisë janë vrarë nga një sul...
Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore pë...
Pas sulmeve në Serbi disa ditë më parë nga ku mbetën të vd...
Një gazetar francez 32-vjeçar është vrarë teksa raportonte...
Nga BE-ja thuhet se draft-statuti për Asociacionin i preza...
Bashkimi Evropian po përgatitet për blerjen e përbashk...
Komisioni Evropian ka vendosur disa kufizime në import...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, th...
Një ekspert ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë ...
Gjykata federale e Manhatanit shpalli fajtor për abuzi...
Gjykata federale e Manhatanit shpalli këtë të martë fa...
Sipas një anketimi të kryer nga gazeta e njohur “Washi...
Ministri i punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Rad...
FBI-ja ka çaktivizuar disa programe të dëmshme kompjuterik...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Programi Botëror i Ushqimit ka shprehur shqetësime se një ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkim...
Raporti i fundit i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporte...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...