Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha të martën pas takimit me Presidentin Joe Biden dhe udhëheqës të Kongresit, se ai “nuk vuri re ndonjë lëvizje të re” drejt dhënies fund të një ngërçi disamujor mbi rritjen e kufirit të huamarrjes dhe shmangien e dështimit të mundshëm të pagesës së huave.
Presidenti Biden zhvilloi bisedime në Shtëpinë e Bardhë me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, udhëheqësin e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries, udhëheqësin e shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës republikane, senatorin Mitch McConnell.
Sfida e tyre fillestare ishte pajtimi se për çfarë do të bisedonin, ndërsa takimi zgjati pak më shumë se 60 minuta.
Ndërsa afron 1 qershori dhe qeveria rrezikon të dështojë në përmbushjen e detyrimeve financiare, çka do të shkaktonte një kaos ekonomik, republikanët shkuan në Shtëpinë e Bardhë me shpresën për të negociuar shkurtime të mëdha të shpenzimeve federale në këmbim të rritjes së tavanit të huamarrjes.
“I bëra presidentit këtë pyetje të thjeshtë, a beson ai se ka ndonjë hapësirë ku mund të gjejmë kursime”, u tha zoti McCarthy gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë. “Gjithçka që po kërkoj është që të shpenzojmë të njëjtën shumë parash që kemi shpenzuar pesë muaj më parë”.
Nga ana tjetër, Presidenti Biden përforcoi kundërshtimin e tij për të lejuar që besimi dhe aftësia e vendit për të marrë kredi, të mbahen “peng” i negociatave. Zoti Biden pohoi gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime për buxhetin vetëm pasi falimentimi të mos jetë më kërcënim.
Duke folur me shtypin para fillimit të takimit, Presidenti Biden u tha gazetarëve: “Ne do të fillojmë, do të zgjidhim të gjitha problemet e botës”.
Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell, tha se, “Shtetet e Bashkuara nuk do të dështojnë (të paguajnë borxhet). Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë kurrë”. Kryetari i Dhomës së Përfaqësueve, republikani Kevin McCarthy tha: “Kam bërë gjithçka në fuqinë time për t'u siguruar që nuk do të dështojmë”.
Zoti McCarthy tha se Presidenti Biden kishte udhëzuar ekipin e tij për të vazhduar diskutimet dhe se udhëheqësit do të mblidheshin përsëri të premten.
Përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë, si zoti McCarthy ashtu edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, këmbëngulën se ishte e thjeshtë të shmangej dështimi, nëse njëra palë do të hiqte dorë nga kërkesat.
Hendeku mes qëndrimeve të kundërta po nxit pasiguri që po trondisin tregjet financiare. Takimi u caktua të fillonte pas mbylljes së tregjeve financiare në Shtetet e Bashkuara të martën.
Zoti McCarthy tha të martën se duhet të arrihet një marrëveshje deri javën tjetër që Uashingtoni të mund të përmbushë afatin e 1 qershorit. Ai tha se nuk shikon asnjë arsye pse të dyja palët të mos arrijnë një marrëveshje të shpejtë lidhur me propozimet e republikanëve për shkurtimin e shpenzimeve federale në këmbim të rritjes së kufirit të huamarrjes.
“Unë nuk mendoj se është aq e vështirë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve.
Por zoti Biden dhe demokratët janë kundër. Presidenti këmbëngul se rritja e kufirit të borxhit është e panegociueshme, duke thënë se shkurtimi i shpenzimeve duhet trajtuar veçmas si pjesë e procesit të buxhetit vjetor.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan së fundmi një projektligj gjithëpërfshirës për të ulur shpenzimet, një ofertë hapëse në negociata. Por ky legjislacion nuk ka asnjë shans të miratohet në Senatin e kontrolluar nga demokratët, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar me veto.
Dështimi për të paguar faturat, thonë zyrtarët, do të destabilizonte tregjet globale dhe ta çonte vendin drejt një rënie ekonomike me pasoja katastofike./ Voa
Një ekspert ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë ...
Gjykata federale e Manhatanit shpalli fajtor për abuzi...
Gjykata federale e Manhatanit shpalli këtë të martë fa...
Sipas një anketimi të kryer nga gazeta e njohur “Washi...
Ministri i punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Rad...
FBI-ja ka çaktivizuar disa programe të dëmshme kompjuterik...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Programi Botëror i Ushqimit ka shprehur shqetësime se një ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkim...
Raporti i fundit i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporte...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është arres...
Dy rezoluta për Kosovën dhe për Serbinë janë temat për...
Ekspertët besojnë se shumë më pak punëtorë do të jenë ...
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihm...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thirrur në takim më...
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkom...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janer Yellen thotë se...
Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet...
Sulmet ajrore tronditën sërish kryeqytetin e Sudanit më 8 ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...