Yellen në Kongres: Nëse nuk ngrihet tavani i borxhit vendi përballet me katastrofë ekonomike
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janer Yellen thotë se...

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, do të qëndrojë në Serbi dhe në Kosovë këtë javë për t'u takuar me udhëheqësit e të dyja vendeve, ndërsa diplomatët amerikanë dhe evropianë punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet midis këtyre dy ish armiqve të kohës së luftës, në një kohë tensionesh të rritura.
Zonja Power bëhet kësisoj udhëheqësja e parë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar që udhëton në Serbi, e cila mban lidhje të ngushta historike dhe kulturore me Rusinë.
Serbia dhe Kosova kanë marrëdhënie shpesh armiqësore që nga ndarja e Kosovës nga Serbia në fund të Luftës së Ftohtë. Fërkimet midis Serbisë dhe Kosovës, e cila ka një shumicë etnike shqiptare dhe një pakicë etnike serbe, janë rikthyer mes tensioneve të përgjithshme, që nga agresioni i Rusisë në Ukrainë, vitin e kaluar.
Zonja Power do të takohet me kryeministrat dhe presidentët e të dyja vendeve, për t’i inkurajuar të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe të vazhdojnë të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ajo “do të nënvizojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit tonë për nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimit demokratik”, tha USAID në një deklaratë.
Zonja Power do të jetë zyrtari i parë i lartë i qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon, që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis udhëheqësve të dyja vendeve javën e kaluar në Bruksel, duke i inkurajuar ata që t’i përkushtohen dialogut paqësor.
Bashkimi Evropian ka shpenzuar 12 vjet duke lehtësuar negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia nuk e njeh shtetësinë e saj.
Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara shpesh ndërhyjnë për të ulur tensionet midis dy kryeqyteteve, posaçërisht vitin e kaluar që kur Rusia sulmoi Ukrainën.
Lufta në Kosovë shpërtheu kur shqiptarët etnikë ngritën krye kundër sundimit serb dhe Serbia u përgjigj me një shtypje brutale. Rreth 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, u vranë. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s përfundimisht e detyroi Serbinë të tërhiqej nga territori i Kosovës.
Zonja Power gjithashtu do të takohet në Serbi dhe Kosovë me pjesëtarë të shoqërisë civile, udhëheqës biznesesh, gazetarë dhe të tjerë, duke përfshirë ish-lojtarin serb të NBA-së Vlade Divac dhe sportistë me aftësi të kufizuara./ VOA
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janer Yellen thotë se...
Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet...
Sulmet ajrore tronditën sërish kryeqytetin e Sudanit më 8 ...
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha më 8 maj se ...
Numri i shtetasve të vendeve jo anëtare në BE, të cilë...
Pas 276 ditësh në orbitë, një anije kozmike kineze është r...
Gazeta presitigjioze "New York Times", ka botuar një artik...
Reshjet e dendura të borës mbuluan Parkun Kombëtar Namdagi...
Eduard Heger, kryeministri i Sllovakisë, ka dhënë dorëheqj...
Kombet e Bashkuara kanë kritikuar autoritetet talebane afg...
Të paktën 54 njerëz janë vrarë dhe rreth 23 mijë të tjerë ...
Autoritetet në Teksas kanë identifikuar sulmuesin e ar...
Irani ka ekzekutuar dy burra që ishin dënuar me vdekje...
Drejtorët ekzekutivë të disa kompanive kryesore evropi...
“Nuk e kam ditur që ai ka vdekur”, ka thënë Nadezhda S...
Më shumë para, më shumë kontroll të migracionit - këtë...
Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe, që u takuan të dielë...
Dronët përdoren gjerësisht në operacione luftarake, nga ag...
Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen ministri i Arsimit n...
Revista javore e gazetës Nju Jork Times, ka botuar sot një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...