Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Më shumë para, më shumë kontroll të migracionit - këtë kërkojnë krerët e landeve gjermane nga qeveria gjermane e koalicionit para samitit të planifikuar të qeverisë gjermane me landet.
Krerët e landeve gjermane duan më shumë para nga federata që të përballojnë kostot e mbështetjes së azilkërkuesve, por ministrja e Punëve të Brendshme, Faeser, i sheh kërkesat me sy kritik. Para samitit të posaçëm të mërkurën (10.05.) kryeministrat e landeve gjermane kanë rritur presionin ndaj qeverisë. Kreu i landit të Hesenit, Boris Rhein, kërkoi në një bisedë me rrjetin redaksional gjerman "Redaktionsnetzwerk Deutschland" më shumë para nga federata për qytetet, komunat dhe qarqet.
"Federata duhet të paktën të dyfishojë mbështetjen e saj prej 2,75 miliardë eurosh", tha politikani i CDU-së. Përndryshe nuk mund të financohet akomodimi dhe integrimi i refugjatëve. Rhein kërkon një ujdi në samit, sipas së cilës ndihma e federatës duhet të orientohet te shifrat e refugjatëve.
"E qartë nga tani duhet të jetë, që nëse rriten shifrat e refugjatëve, duhet të rritet edhe shuma e federatës", thekson Rhein. Sepse federata vetë është përgjegjëse për të kontrolluar dhe kufizuar migracionin, sipas tij. Nga samiti i federatës dhe landeve duhet të dalë sinjali i qartë "që qeveria federale më në fund duhet ta nxjerrë kokën si struci nga rëra, të kuptojë emergjencën e komunave dhe të ndihmojë sa më shpejt të jetë e mundur."
Sipas një dokumenti paraprak para takimit të së mërkurës, landet nuk do të marrin më fonde ekstra për refugjatët. Edhe nga kryeministrat e landeve nga partitë qeverisëse kanë ardhur kritika. Kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg, Winfried Kretschmann, (Të Gjelbrit) ka thënë, se "federata duhet të bëjë realitet përgjegjësinë e saj, dhe të mos i lërë vetëm landet dhe komunat me shpenzimet e shtuara që kanë krizën e refugjatëve".
Kurse kryeministrja e landit të Zarës, Anke Rehlinger (SPD), propozon që "mjetet e papërdorura për mbështetjen e banimit" të vihen në përdorim "për të krijuar mundësi banimi të përballueshme financiarisht, që përkohësisht të përdoren për strehimin e refugjatëve".
Ndërsa kryeministri bavarez, Markus Söder, është i mendimit që të vendosen sanksione ndaj shteteve që nuk riatdhesojnë azilkërkuesit e refuzuar, p.sh. duke shkurtuar ndihmat. Sipas Söder komunat dhe landet kanë arritur limitet e kapaciteteve të tyre në lidhje me migrimin. "Nevojitet financim më i madh i komunave, një kontrollim më i mirë i migracionit dhe mundësi të tjera strehimi nga federata."
Nga ana tjetër duhet të zgjerohet më tej numri i shteteve të shpallura si shtete origjinë të sigurta. "Qeveria federale duhet më të fund të kujdeset për të kontrolluar migracionin. Nëse ne në Gjermani nuk jemi të aftë të veprojmë kjo do të rrënojë gjithnjë e më shumë besimin te demokracia", ka thënë kryeministri i landit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, CDU.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser (SPD), tregohet optimiste para takimit. Ajo shikon shanse të mira për një zgjidhje në politikën e migracionit brenda BE-së, është shprehur Faeser për gazetën gjermane "Bild am Sonntag". "Unë dua që ne si europianë të veprojmë së bashku, megjithë kundërshtitë."
Sipas Faeser, bllokada disavjeçare brenda BE-së është thyer. Këtu bëhet fjalë për ndërtimin e qendrave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së, nga ku azilkërkuesit të mund të shpërndahen drejt në vende të tjera ose të kthehen në vendet origjinë. Por Faeser mbetet skeptike ndaj kërkesave për shume fonde nga federata për landet gjermane./ DW
Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe, që u takuan të dielë...
Dronët përdoren gjerësisht në operacione luftarake, nga ag...
Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen ministri i Arsimit n...
Revista javore e gazetës Nju Jork Times, ka botuar sot një...
Programi Botëror i Ushqimit – agjenci e Kombeve të Bas...
Kreu i agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore parala...
Dy republikanë të lartë të Kongresit po kërkojnë dokum...
Ndër parashikimet e panumërta mbi ndikimet e pushtimit...
Të shtunën, forcat ajrore ukrainase njoftuan se kanë rrëzu...
Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë se Kina dhe Rusia...
Ashtu si në Shqipëri, edhe në Greqi është një çështje ...
Maqedonia e Veriut duket se do të marrë masa ndaj rrjetit ...
Një shpërthim është dëgjuar në afërsi të stacionit të Poli...
Turma të mëdha njerëzish po mblidhen në qendër të Londrë...
Gjermania dhe Polonia kanë thelluar marrëdhëniet ekonomike...
Një burrë nga Kentaki me një rekord të gjatë kriminal ësht...
Qeveria e Serbisë ka miratuar masa që kërkojnë nga Ministr...
Qeveria e Malit të Zi do ta shpallë të dielën e 7 maji...
Policia belge arrestoi të enjten shtatë persona të dyshuar...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se të shtënat ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...