SHBA, pako të re ndihme prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihm...

Ekspertët besojnë se shumë më pak punëtorë do të jenë të disponueshëm në Gjermani në dekadat e ardhshme. Si mund të zgjidhet problemi?
Sipas parashikimeve të ekspertëve, numri i njerëzve në tregun gjerman të punës deri në vitin 2060 do të ulet ndoshta nga 45.7 në 40.4 milionë. Sipas Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB), potenciali i fuqisë punëtore do të ulet me 11.7 për qind në këtë periudhë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si ndryshimet demografike, nataliteti, imigracioni dhe emigracioni. "Rezultatet tregojnë se kompanitë do të kenë dukshëm më pak punëtorë në dispozicion në dekadat e ardhshme," thotë ekonomisti i IAB Enzo Weber.
Më shumë gra dhe të moshuar në tregun e punës
Ky vlerësim merr parasysh kundërmasat dhe faktorët e jashtëm të shumtë si zhvillimet ekonomike dhe demografike jashtë vendit, si dhe lindshmërinë. Pa këto masa, numri i punëtorëve të disponueshëm në treg do të jetë edhe më i vogël. Sipas studimit, vetëm shkalla e punësimit të grave dhe të moshuarve do të zhvillohet pozitivisht në vitet në vijim.
Për gratë gjermane nën moshën 55 vjeç, ekspertët supozojnë se norma do të rritet nga 87 në 93 për qind, ndërsa për gratë me origjinë të huaj nga 67 në 77 për qind. Llogaritjet bazohen në supozimin se lindshmëria do të rritet nga 1.5 në 1.7 fëmijë për grua.
"Vendet e treta po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për BE-në kur bëhet fjalë për migracionin për motive punësimi. Pra, barrierat duhet të hiqen, por në të njëjtën kohë duhet bërë më shumë për të siguruar që emigrantët të fitojnë një terren në tregun e punës dhe të gjejnë perspektiva afatgjata në Gjermani”, thotë Weber.
A do të ulet popullsia?
Sipas studimit, emigracioni nga vendet e BE-së, si Polonia apo Rumania, do të reduktohet ndjeshëm. Ndërsa mesatarisht 900.000 njerëz nga vendet e BE-së erdhën në Gjermani në dhjetë vitet e fundit, në vitin 2060, sipas studimit, do të jetë vetëm 600.000.
Nga ana tjetër, emigracioni nga vendet e treta do të rritet nga 240.000 në 500.000 njerëz në vit. Por duhet mbajtur parasysh edhe emigracioni nga Gjermania: sipas vlerësimeve, nga 750.000 që janë aktualisht, ai do të arrijë në një milion njerëz që largohen nga vendi çdo vit.
Sipas vlerësimeve, vetëm 72.6 milionë njerëz do të jetojnë në Gjermani në vitin 2060, që është rreth dhjetë milionë më pak se sot. Mbi të gjitha, emigracioni nga vendet e tjera të BE-së ka të ngjarë të bjerë ndjeshëm pasi kushtet e jetesës atje përmirësohen dhe në të njëjtën kohë situata demografike është ndonjëherë edhe më pak e favorshme se në Gjermani./ DW
Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihm...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thirrur në takim më...
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkom...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janer Yellen thotë se...
Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet...
Sulmet ajrore tronditën sërish kryeqytetin e Sudanit më 8 ...
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha më 8 maj se ...
Numri i shtetasve të vendeve jo anëtare në BE, të cilë...
Pas 276 ditësh në orbitë, një anije kozmike kineze është r...
Gazeta presitigjioze "New York Times", ka botuar një artik...
Reshjet e dendura të borës mbuluan Parkun Kombëtar Namdagi...
Eduard Heger, kryeministri i Sllovakisë, ka dhënë dorëheqj...
Kombet e Bashkuara kanë kritikuar autoritetet talebane afg...
Të paktën 54 njerëz janë vrarë dhe rreth 23 mijë të tjerë ...
Autoritetet në Teksas kanë identifikuar sulmuesin e ar...
Irani ka ekzekutuar dy burra që ishin dënuar me vdekje...
Drejtorët ekzekutivë të disa kompanive kryesore evropi...
“Nuk e kam ditur që ai ka vdekur”, ka thënë Nadezhda S...
Më shumë para, më shumë kontroll të migracionit - këtë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...