SHBA, rregullat e reja të imigrimit/ Kush qëndron dhe kush dëbohet?
Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e kufizime të reja...

Në landin Brandenburg, në lindje të Gjermanisë, rreth 150 nxënës, mësues dhe prindër protestuan të martën, më 9 maj, kundër dhunës së krahut të djathtë. "Çështja e racizmit, seksizmit dhe homofobisënë shkolla na prek të gjithëve," tha mësuesi Max Teske para protestuesve. "Është një kërcënim për të gjithë shoqërinë."
Teske dhe kolegia e tij Laura Nikel tërhoqën shumë vëmendjen e publikut gjerman me letrën e tyre në fund të muajit prill. Në të, ata raportuan për muzikë ekstremiste të djathtë në shkolla, kryqe naziste në inventarin e shkollës dhe fyerje nëpër korridore të shkollës.
"Disa nxënës të huaj dhe tolerantë në shkollën tonë po përballen me izolim, bullizëm dhe kërcënime me dhunë”, thonë mësuesit e një shkolle fillore dhe të mesme pranë qytetit Cottbus. Ata thonë se nuk duan më të heshtin lidhur me këtë fenomen dhe se do të kërkojnë më shumë punonjës socialë, më shumë kurse për trajnimin e mësuesve dhe zbatimin e disa projekteve për promovimin e demokracisë në shkolla.

"Për fat të keq, këto nuk janë raste të izoluara, por vetëm maja e ajsbergut”, tha Hajke Klefner për DW. Numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë bërë viktima të sulmeve antisemite dhe raciste, është dyfishuar në vitin 2022. Qendrat për ndihmën e viktimave të dhunës kanë regjistruar më shumë se 520 raste në të cilat fëmijë dhe të rinj janë lënduar fizikisht."
Numri total i rasteve në vit mund të shihet edhe nga të dhënat statistikore.

Janë regjistruar gjithsej 2.871 viktima. Prej tyre, pothuajse 2.100 fëmijë dhe të rinj janë viktima të sulmeve të krahut të djathtë, racist dhe antisemitik - rreth 700 më shumë se një vit më parë. Rritja e rasteve të dhunës me motive politike, e cila vërehet në statistikat aktuale të policisë, përfshin jo vetëm sulmet fizike, por edhe aktet kriminale si fyerjet.
Kjo është "vetëm një pjesë e një realiteti vërtet dramatik," thotë Klefner. Në realitet, numri i sulmeve është ndoshta shumë më i lartë. "Ne dimë shumë raste kur viktimat thonë se kanë frikë të flasin hapur për këtë, sepse autorët jetojnë në lagje, kanë frikë se do të akuzohen se janë fajtorë vetë.
Sulmet e këtij lloji shpesh kanë pasoja afatgjata për viktimat, thotë Klefner. Si shembull, ai përmend një djalë tetë vjeçar, i cili u ofendua, u shty dhe shqelmua nga një burrë 71-vjeçar në një pishinë në Turingi në shkurt 2022. "Për shkak të këtij sulmi, fëmija është ende nën ankth, është shumë i frikësuar dhe në terapi. Familja me të drejtë ka frikë se nuk janë më të sigurt. Ata thonë: "Nuk e dimë se kur do të takojmë burrin apo gruan tjetër që do të na ofendojë, diskriminojë apo dhe lëndojë fizikisht për arsye raciste”.
Në Heidese, jo shumë larg Berlinit, të dielën e kaluar, më 7 maj, policia arriti të parandalojë që fyerjet dhe kërcënimet të shndërrohen në lëndime fizike. Një klasë e një shkolle të Berlinit, kryesisht me origjinë migrante, po përgatitej për një provim matematike në një kamp. Sipas raportimeve, mbrëmjen e së dielës disa të rinj kanë fyer për shkak të prejardhjes nxënësit e klasës së dhjetë dhe i kanë kërcënuar me dhunë. Nën mbrojtjen e policisë, nxënësit dhe mësuesit e tyre u larguan nga kampi.

"Është një sinjal vërtet i rëndësishëm që kjo klasë gjeti guximin për të ndarë përvojat që kishin me kërcënimet e krahut të djathtë, dhunën e krahut të djathtë dhe racizmin," thotë Heike Klefner nga Shoqata e Këshillimit të Viktimave. "Kjo është mënyra e vetme për të ndryshuar vërtet diçka."
Klefner i bën thirrje ministres së Brendshme gjermane Nancy Faeser që të sigurojë leje qëndrimi për ata që janë prekur nga dhuna raciste dhe antisemite. "Kjo e drejtë humanitare për qëndrim do t'u mundësonte atyre që u sulmuan të jenë në dispozicion si dëshmitarë gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës penale. Dhe ky do të ishte një sinjal i qartë se shteti i së drejtës është në anën e atyre që sulmohen.” Në vitin 2021, Partia e Majtë paraqiti një projektligj përkatës në parlament, por nuk mori mbështetjen e shumicës.
Ministrja e Brendshme e quajti incidentin në kamp "të tmerrshëm". "Ishte gjithashtu e tmerrshme që ata që u sulmuan duhej të bënin lëshime," vuri në dukje Faeser, duke paraqitur të martën të dhënat më të fundit mbi dhunën e motivuar politikisht në Gjermani. Ajo bëri thirrje për një hetim të plotë, me qëllim që të parandalohet që diçka e tillë të përsëritet. Ndërkohë, Shërbimi i Sigurimit po heton për nxitje urrejtjeje dhe kërcënime.

Sipas Senatit të Berlinit për Arsimin, nxënësve të prekur dhe prindërve të tyre tashmë u janë ofruar takime për mbështetje psikologjike të hënën, më 8 maj. "Është e rëndësishme që të gjithë nxënësit dhe mësuesit të kenë mundësinë të flasin për atë që kanë përjetuar me njerëz të cilëve u besojnë dhe, nëse dëshirojnë, me psikologë e këshilltarë të trajnuar për pasigurinë, frikën dhe ndjenjën e vazhdueshme të cenueshmërisë që mund të shoqërojë një përvojë të tillë - veçanërisht për ata që janë të prekur nga migrimi familjar ose përvoja e arratisjes”, thotë Klefner.

Raportet e dhunës së krahut të djathtë u kujtojnë disa vëzhguesve vitet 1990, kur një valë sulmesh me motive racore në Gjermani shkaktoi frikë dhe terror. Atëherë, si tani, sipas statistikave, rreziku për t'u bërë viktimë e një sulmi të tillë ishte më i lartë në shtetet e Gjermanisë Lindore sesa në Perëndim.
Heike Klefner, megjithatë, sheh një ndryshim të rëndësishëm: "Dhjetë, njëzet apo tridhjetë vjet më parë, fokusi nuk ishte në përvojat e atyre që u sulmuan dhe u plagosën." Kjo është ndryshe në raportimin tani. "Ishte shumë e nevojshme," thotë Klefner, "sepse ata që preken nga ky problem shumë shpesh mendojnë se perspektiva e tyre, përvojat e tyre nuk besohen por ata dyshohen". Ata që preken nga dhuna e krahut të djathtë shpesh u besojnë vetëm njerëzve që punojnë në Qendrat e Këshillimit të Viktimave./ DW
Shtetet e Bashkuara kanë nisur zbatimin e kufizime të reja...
Problemet bankare, siguria kibernetike dhe besueshmëria te...
Ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, më 12 maj...
Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç u konfirmoi gazet...
Në tubimin e tij të fundit parazgjedhor në Ankara, preside...
Parlamenti gjerman debatoi për zgjatjen e angazhimit t...
Një takim për kufirin e borxhit midis Presidentit të a...
Mijëra emigrantë po kalojnë kufirin në Shtetet e Bashkuara...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nuk ësh...
Britania e Madhe ka qenë një përkrahëse e palëkundur e...
Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Pakistanit ka urdhëruar...
“The Sky News”, shkruan se Britania e Madhe ka dërguar rak...
Një shpërthim i madh ka ndodhur në Milano të Italisë, ...
Ukrainës i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofen...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar ditë...
Dy persona janë vrarë nga të shtënat në një fabrikë të "Me...
Rreth 27 persona janë lënduar këtë të enjte si pasojë e sh...
Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, është në...
Gjermania dëshiron të bëhet neutrale ndaj klimës deri ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...