E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Të gjithë e njohin shprehjen e famshme të shkrimtarit F.Skot Ficxherald nga fundi i romanit të tij të papërfunduar “Manjati i fundit”: "Në jetën amerikane nuk ka akte të dyta”. Por ai nuk e kishte fjalën për shanset e dyta.
Ai donte të thoshte se në dallim nga një shfaqje tradicionale në teatër - ku akti i parë paraqet një problem, akti i dytë zbulon ndërlikimet, dhe i treti i zgjidh të gjitha - amerikanët duan të anashkalojnë aktin e dytë dhe të shkojnë drejt e tek akti i tretë, te zgjidhja.
Sa më shumë që mendoj për këtë, aq më shumë jam i bindur se presidenca e Xho Bajden është Akti i Dytë, dhe se Donald Trump nuk është manjati i fundit. Përkundrazi, ai është Akti i Tretë. Ai është presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Sigurisht, strategët demokratë mendojnë ndryshe.
Së pari, ata besojnë se Bajden e mund në çdo rast Trumpin. Së dyti, ata besojnë se problemet e shumta ligjore të Trump do ta dëmtojnë kandidaturën e tij. Por që të dyja këto pikëpamje përfaqësojnë një dështim të bujshëm të imagjinatës së tyre.
Është e vërtetë: Trump është ish-presidenti i parë i Amerikës që po përballet me akuza penale, pasi një juri e madhe votoi për ta paditur atë më 30 mars për një pagesë në para në këmbim të heshtjes ndaj yllit të filmave porno, Stormi Daniels. Ky rast është vetëm një nga 17 paditë dhe hetimet me të cilat përballet aktualisht presidenti i 45-të i SHBA-së.
Ndërkohë të martën e javës së kaluar, gjatë një çështjeje civile, një juri në Manhatan, Nju Jork, e shpalli atë përgjegjës për abuzim seksual dhe shpifje (edhe pse jo për përdhunim) ndaj gazetares E.Xhin Kerroll, duke e detyruar t’i paguajë asaj 5 milionë dollarë dëmshpërblim.
Kerroll nuk mundi ta kujtonte dot nëse sulmi i supozuar ndodhi në vitin 1995 apo 1996. Por fushata kundër Trump ka filluar tashmë të dështojë. Dhe kjo gjë s’duhet të na habisë. Shihni pak 8 rastet e fundit në mbarë botën, kur një kandidat presidencial kryesor apo një kryeministër i mundshëm është paditur në gjykatë.
Disa, si Luiz Injacio Lula da Silva i Brazilit, Silvio Berluskoni i Italisë dhe Anvar Ibrahim i Malajzisë - arritën rikthime të bujshme në politikë, vetëm pak kohë pasi iu ndalua pjesëmarrja në politikë pas një dënimi penal ose burgimi.
Të tjerët - Jakob Zuma i Afrikës së Jugut dhe Benjamin Netanjahu i Izraelit – përjetuan një sukses të vazhdueshëm politik, pavarësisht nga rastet e vazhdueshme penale kundër tyre.
Franca përbën një përjashtim: paditë ndaj 3 kandidatëve presidencialë kryesorë - Dominik Shtraus-Kan, ish-kryeministri Fransua Fijo dhe ish-presidenti Nikolas Sarkozi - u dhanë fund fushatave të tyre presidenciale.
Së fundmi isha në Brazil, dhe mund të them me njëfarë bindje se rasti i Lulës është analogjia më e afërt. Edhe sepse SHBA dhe Brazili, duket se po konvergojnë për sa u përket kulturave të tyre politike. Nëse Lula u kthye në pushtet pas 1 viti e gjysmë të kaluar në burg, Trump mund të ketë pak arsye për t’u shqetësuar.
Pasi ai nuk ka as më të voglën mundësi që të mbyllet pas hekurave nga tani dhe deri në ditën e zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Në fakt, perceptimi se demokratët po e përdorin sistemin ligjor për qëllime politike, ka të ngjarë ta ndihmojë atë të fitojë vota.
Kjo është një fabul shumë më e mirë, sesa pretendimi i tij i mëparshëm se iu vodhën zgjedhjet në vitin 2020, që tani mërzit thuajse që të gjithë përveç vetë Trumpin. Mund të duket paradoksale që demokratët po ushtrojnë presion ndaj Trump përmes gjykatave, nëse duan që të kandidojnë kundër tij.
Sepse kjo gjë tërheq mbulimin mediatik tek ai, dhe është publiciteti falas, në të cilin Trump ka lulëzuar gjithmonë. Çdo artikull apo minutë transmetimi në televizion mbi betejat e tij ligjore i japin atij avantazh. Nëse do të ishte një garë me dy lojtarë, do të kishte shumë më shumë pasiguri rreth rezultatit.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, nuk e ka shpallur ende synimin e tij për të kandiduar. Megjithatë, ai ka mbledhur fonde me më shumë sukses sesa Trump, jo vetëm sepse klasa e donatorëve preferon kompetencën e një politikani më të ri e më të aftë në aspektin administrativ.
Në sondazhet kokë më kokë, DeSantis duket ende të jetë në garë. Por kjo nuk do të jetë një garë me dy persona. Në garë është edhe ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara Niki Halej. Po ashtu me shumë gjasa edhe ish-zëvendëspresidenti i Trump, Majk Pens.
Edhe senatori Tim Skot i Karolinës së Jugut dhe ish-guvernatori i Nju Xhersit, Kris Kristi, duken të interesuar, ashtu si Glen Xhankin, guvernatori i Virxhinias. Dhe le të mos harrojmë as moderatorin e njohur Vivek Ramasvami. Vetëm ish-Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo ka deklaruar tërheqjen nga kjo ambicie.
Kur votuesit anketohen për këta emra, Trump është fituesi i qartë, duke udhëhequr ndaj DeSantis me një diferencë mesatare prej afro 30 për qind, ose 52.1 përkundrejt 22.9 për qind. Në janar diferenca ishte vetëm 13 për qind. Një kandidat tjetër me një mbështetje mbi 5 për qind është Pens.
Sigurisht, është shumë herët dhe shumë gjëra mund të ndodhin në 18 muajt e ardhshëm. Një vit e gjysmë përpara nëntorit 2020, jo shumë njerëz parashikuan një pandemi globale. Që nga viti 1972, kandidati që udhëheq në zgjedhjet e hershme, e ka fituar nominimin e partisë së tij në pak më shumë se gjysmën e zgjedhjeve presidenciale.
Megjithatë, kjo vlen për republikanët dhe jo për demokratët. Procesi i primareve në këtë parti, favorizon kandidatët që kanë një kryesim të hershëm, sepse shumica e shteteve i shpërblejnë delegatët mbi bazën e parimit “fituesi i merr të gjitha” ose “fituesi merr shumicën”.
Ndërkohë në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Demokratike, delegatët caktohen përgjithësisht në mënyrë proporcionale sipas rezultateve, dhe kryesuesi i hershëm ka fituar në vetëm 4 nga 11 garat. Demokratët thonë se Trump nuk mund ta mposhtë Bajdenin, bazuar te performanca e dobët e Trump jo vetëm në 2020, por edhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në vitet 2018 dhe 2022, kur kandidatët që ai mbështeti dolën keq.
Por duhet ta pranojmë: Bajden nuk është aq popullor sa liderët botërorë. Në vendet e tyre përkatëse, Narendra Modi (Indi), Andres Obrador (Meksikë), Entioni Albaneze (Australi), Lula (Brazil) dhe Xhorxhia Meloni (Itali) pëlqehen më shumë. Dhe nëse do të ketë një recesion ekonomik nga tani deri në vitin e ardhshëm? Mësimi i historisë është i qartë: kandidati kryesor republikan zakonisht e fiton nominimin, dhe një president në detyrë pas recesionit i humbet zakonisht zgjedhjet presidenciale./ Përshtatur nga CNA.al
Marrë me shkurtime.
Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy tren...
Ndërsa bota pret që Ukraina të fillojë kundërofensivën e s...
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Be...
Ekzekutimet në mbarë botën më 2022 kanë arritur në nivelin...
Nuk mjafton të njohësh politikat dhe institucionet lok...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Rusia po kërkon të blejë ...
Prokurori i posaçëm, John Durham i ka dhënë fund hetim...
Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara paraqitën kandida...
Në Turqi, kreu i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve konfirmoi s...
Ditën e sotme në Turqi po votohet për të zgjedhur presiden...
Presidenti turk Erdogan i është drejtuar qendrës së votim...
Zgjedhjet e 14 majit në Turqi janë ndër më të rëndësishmet...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka formuar aleancë el...
Bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit në Shtetet e Ba...
Një aksident ka ndodhur në fshatin Vragoli të Prishtinës k...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë...
Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi aktualisht ës...
Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nisur vizi...
Mali i Zi është alarmuar këtë të shtunë nga një njofti...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...