Ushtarët amerikanë gjenden të vdekur në Lituani/ Rama: Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara
Tre nga katër ushtarët amerikan të zhdukur në Lituani rret...

Përmbytje të mëdha për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive po vazhdojnë të godasin Greqinë lindore dhe situata është tejet emergjente në ishujt Cikladik. Ishujt Paros dhe Mykonos janë ndër më të goditurit.
Ishulli Mykonos në bllokim total
Mykonos pati përmbytje ekstreme, me rreth 72 mm shi të regjistruar në vetëm pak orë. Distrikti i famshëm Chora i ishullit, i mbushur zakonisht me turistë, mbeti pothuajse i panjohur pasi uji derdhej nëpër rrugë. Shkollat në Mykonos, si dhe në Rodos dhe Symi, do të qëndrojnë të mbyllura të martën ndërsa zyrtarët vlerësojnë dëmet.

Ndalim qarkullimi dhe mbyllje rrugësh në ishullin Paros
Në Paros, autoritetet vendosën një ndalim të plotë të udhëtimit në të gjithë ishullin për shkak të kushteve ekstreme të motit. Departamenti i Zjarrfikësve raportoi për përmbytje të rënda në Naoussa dhe Kolymbithres, ku përrenjtë e ujit kanë marrë me vete edhe automjetet. Dy persona u shpëtuan nga makinat e tyre pranë Naoussas dhe u dërguan në vend të sigurt. Deri më tani nuk raportohet për persona të zhdukur.
Bashkia e Paros konfirmoi se rrëshqitjet e dheut, përmbytjet dhe shembjet e rrugëve e kanë bërë udhëtimin jashtëzakonisht të rrezikshëm. Shërbimet e urgjencës kanë marrë dhjetëra thirrje për pompimin e ujit, por ndërhyrjet po vonohen deri në uljen e reshjeve. Një helikopter i Zjarrfikësve u përpoq të arrinte në ishull, por u detyrua të kthehej për shkak të kushteve të pafavorshme.

Ushtria në gatishmëri për reagim ndaj fatkeqësive
Me përkeqësimin e kushteve të motit që priten edhe në ditët në vijim, Forcat e Armatosura të Greqisë janë vendosur në gatishmëri të lartë për të ndihmuar përpjekjet e Mbrojtjes Civile. Komanda e Ndërtimeve dhe Menaxhimit të Katastrofave Natyrore (DIKAFKA), që vepron në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, është në gatishmëri për të ofruar mbështetje në Paros dhe zona të tjera të prekura në të gjithë Cikladët.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve dhe vizitorëve të qëndrojnë të përditësuar për këshillat e urgjencës dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme pasi moti ekstrem vazhdon./CNA
Tre nga katër ushtarët amerikan të zhdukur në Lituani rret...
Kryeministri britanik Keir Starmer bëri thirrje sot, që ve...
Qeveria e ardhshme gjermane ka deklaruar se do t’i bëjë pr...
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se është shumë i...
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar vijon ...
Bashkimi Europian po përgatit paketën e tij të 17-të të sa...
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gj...
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine le Pe...
Sot shënohet 26-vjetori i masakrës në Pastasel të Rahoveci...
Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ndaj të cilit dr...
Një gjykatë franceze e shpalli sot Marine le Pen fajtore p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se d...
Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerma...
Planet e CDU/CSU dhe SPD: "Mbështetësve të terrorizmit, an...
OKB-ja ka bërë apel për një ndihmë të shpejtë prej 8 milio...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë në...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po propozon reduktimin ...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar këtë të die...
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë ...
Gjykata do të vendosë nesër të ardhmen e lideres së ekstre...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...