Senatorët amerikanë në Ukrainë premtojnë ndihma të vazhdueshme për dimrin
Dy senatorë amerikanë u takuan të enjten me familje ukrain...

Sipërmarrësi Paul Pelosi, bashkëshorti i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, u lirua nga spitali i San Franciskos ku iu nënshtrua një operacioni për lëndimet e pësuara, pasi u godit me çekiç gjashtë ditë më parë nga një person që kishte hyrë me forcë në shtëpi.
Sipërmarrësi 82-vjeçar në fushën e pasurive të patundshme dhe kapitalit të investimeve "mbetet nën kujdesin e mjekëve ndërsa vazhdon të përparojë në një proces të gjatë shërimi dhe rikuperimi" në shtëpi, tha zonja Pelosi në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj.
Përditësimi më i fundit për gjendjen e tij erdhi pasi zyrtarët amerikanë të emigracionit thanë se personi i akuzuar për sulmin me çekiç, Paul Wayne DePape, 42 vjeç, është shtetas kanadez, i cili ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara ilegalisht prej 14 vitesh, pasi kishte hyrë si vizitor.
Agjencia ligjzbatuese për Emigracionin dhe Doganat (ICE) tha se kishte paraqitur një njoftim tek autoritetet e San Françiskos duke kërkuar kujdestarinë e zotit DePape kur të ketë përfunduar procedimi penal ndaj tij.
Sipas dokumentit të depozituar në burgun e San Franciskos më 1 nëntor, katër ditë pas arrestimit të tij, zoti DePape do t'i dorëzohet agjencisë së emigracionit ICE për një dëbim të mundshëm në Kanada, pasi të ketë kryer dënimin që mund t’i jepet.
Ai u arrestua më 28 tetor në shtëpinë e çiftit Pelosi në San Françisko pasi dyshohet se hyri me forcë në banesë, kërkoi të shihte Nancy Pelosin dhe më pas goditi burrin e saj në kokë me çekiç.
Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, radhitet e dyta në hierarkinë e marrjes së detyrës së presidentit amerikan.
Sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura nga prokurorët, të cilët e etiketuan incidentin një sulm të motivuar politikisht, zoti DePape i tha policisë pas arrestimit të tij, se kishte planifikuar ta rrëmbente kryetaren, ta merrte në pyetje dhe t'i thyente kupat e gjunjëve nëse ajo "gënjente".
Sulmi e la zotin Pelosi me frakturë në kokë, si dhe lëndime në krahë dhe duar, për të cilat ai iu nënshtrua operacionit, njoftoi zyra e zonjës Pelosi.
DePape, i cili është burgosur pa mundësi lirimi me kusht, u deklarua i pafajshëm të martën për akuzat për tentativë për vrasje, sulm me armë vdekjeprurëse, vjedhje, abuzim me të moshuarit, burgosje të rreme dhe kërcënim të një zyrtari publik. Ai mund të përballet me një dënim prej 13 vitesh dhe deri në burgim të përjetshëm, nëse shpallet fajtor.
Prokurorët federalë e kanë akuzuar zotin DePape gjithashtu për sulm dhe tentativë rrëmbimi, akuza për të cilat dënimi arrin deri në 50 vite burgim.
Të dhënat tregojnë se zoti DePape hyri në Shtetet e Bashkuara si vizitor i përkohshëm në mars 2008 në pikën kufitare San Ysidro, mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës./VOA
Dy senatorë amerikanë u takuan të enjten me familje ukrain...
Personi i parë mbërriti në orën 7:27 të mëngjesit. Ushtarë...
Serbia vendos forcat e saj të armatosura në gatishnmëri të...
Një foto rrëqethëse: 92 emigrantë të zhveshur, disa prej t...
Një marrëveshje historike për të lejuar eksportet e dr...
Teori konspirative rreth fletëvotimeve me postë. Mesaz...
Vijat e para të frontit të luftës në jug të Ukrainës j...
Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelar...
Operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës ‘Energoatom’ ...
Drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pezullu...
Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me sha...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia “nuk ...
Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinenta...
Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është ...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar d...
Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit ...
Deklarata për media e lëshuar nga një kompani në Shën Pete...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërku...
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...