Evros: Tragjedia e mijëra refugjatëve me të cilët luajnë “ping-pong” Greqia dhe Turqia
Një foto rrëqethëse: 92 emigrantë të zhveshur, disa prej t...

Serbia vendos forcat e saj të armatosura në gatishnmëri të lartë, sepse në zonën kufitare kosovaro-serbe janë parë gjoja dronë mbi kompekset ushtarake. Dhe kjo në momentin, që Kosova qëndron kokëfortë në grindjen lidhur me zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të targave të automjeteve. Këto tema dominojnë median serbe, ndërkohë që ato pak vëmendje i kushtojnë sensasionit të vërtetë në marrëdhëniet dypalëshe. Historia me dronët largon vëmendjen nga Berlini, ku të enjten u hodhën hapa të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal dhe çtensionimit, të cilët do të mundësojnë lëvizjen në tërë rajonin dhe një bashkëpunim më të ngushtë. Diplomatët gjermanë dhe partnerët e tyre evropianë kanë realizuar një arritje të vërtetë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të njohin në të ardhmen kartat e identitetit dhe diplomat e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale të vendeve fqinje. Tri marrëveshjet mundësojnë indirekt edhe normalizimin mes dy fqinjëve Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo duke pasur parasysh që qeveria e Serbisë ende zyrtarisht e refuzon në mënyrë kategorike njohjen e Kosovës. Këto marrëveshje me të drejtë mund të kuptohen si piketa të rëndësishme në rrugën drejt integrimit rajonal, planeve për zhvillimin e tregut të brendshëm dhe afrimit me BE-në, sepse lehtësojnë bashkëpunimin në shumë nivele dhe mundësojnë lirinë e lëvizjes brenda Ballkanit Perëndimor.
Beogradi lëviz, por edhe Bosnje-Hercegovina
Sidomos Serbia është larguar për fat të mirë ndjeshëm nga bllokada e saj e mëparshme, pasi ky vend njeh tani edhe dokumentet e Kosovës. Ky është për qindra mijëra njerëz të këtij rajoni një hap i rëndësishëm në pranimin e ndërsjelltë të shteteve. Krahas këtij normalizimi të rëndësishëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, marrëveshjet mundësojnë edhe një ecje përpara ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës. Sepse edhe Bosnje-Hercegovina nuk e ka njohur ende Kosovën nën presionin e serbëve të Bosnjës. Më në fund tani njerëzit mund të udhëtojnë pa vizë ndërmjet dy vendeve! Fitues të këtij suksesi negociator gjerman dhe evropian janë në radhë të parë njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët dëshirojnë të lëvizin të lirë dhe të kontribuojnë kështu edhe në transferimin e dijeve, sepse tanimë kualifikimet e tyre pranohen nga vendet fqinje.
Mijëra e mijëra pjesëtarë të pakicave do të përfitojnë prej kësaj dhe do të kontribuojnë që të jetohet një diversitet dhe larmi e re dhe do ndihmojnë që të reduktohet diskriminimi etnik. Fitues në një periudhë afatmesme do të dalë edhe i tërë rajoni, pasi këto marrëveshje lëvizshmërie mund të lehtësojnë planet për tregun e brendshëm dhe do t‘i japin krahë zhvillimit ekonomik të të gjithë rajonit.
Sukses i "Procesit të Berlinit"
Sigurisht që thellimi i planifikuar i bashkëpunimit në sektorin energjetik do ta fuqizojë më tej rajonin me shpresën se do të ndihmojë në reduktimin e „largimit të trurit". E fundit por jo më pak e rëndësishmja është se procesi i Berlinit me këto marrëveshje u rikthye si urë diplomatike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Me ketë hap qeveria aktuale gjermane e përqafoi me sukses këtë projekt të dikurshëm të Merkelit dhe u dha shteteve të Ballkanit Perëndimor një dëshmi të qartë se mbështet intensivisht anëtarësimin në BE të të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjë që është më urgjente se kurrë duke marrë parasysh rritjen e ndikimit rus në rajon.
Natyrisht rreth samitit pati lloj-lloj mjegullimesh diplomatike, të cilat ashtu si dronët misteriozë, synojnë të largojnë vëmendjen nga kjo arritje. Mbetet të shpresojmë që dronët të zhduken në mënyrë po aq misterioze sa edhe u shfaqën dhe që tensionet në kufi së shpejti të zbuten, në mënyrë që njerëzit më në fund të mund të lëvizin lirshëm dhe rajoni të përfitojë nga aftësitë e njerëzve të tij në njërën dhe në tjetrën anë të kufijve. Njerëzit e kënaqur, të cilët mund të lëvizin dhe zhvillohen pa bllokime politike, janë ato që e çojnë rajonin përpara dhe përshpejtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Një foto rrëqethëse: 92 emigrantë të zhveshur, disa prej t...
Një marrëveshje historike për të lejuar eksportet e dr...
Teori konspirative rreth fletëvotimeve me postë. Mesaz...
Vijat e para të frontit të luftës në jug të Ukrainës j...
Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelar...
Operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës ‘Energoatom’ ...
Drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pezullu...
Në Turqi, e drejta e grave për të mbuluar kokën me sha...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia “nuk ...
Kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinenta...
Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është ...
Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar d...
Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit ...
Deklarata për media e lëshuar nga një kompani në Shën Pete...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërku...
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...
Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, udhëton këto ditë ...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se par...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...