BE-ja reagon ndaj vazhdimit të afërsisë mes Serbisë dhe Rusisë
Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nuk e kanë p...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.
Gjatë një diskutimi të panelit në Samitin e Demokracisë në Europën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, Abazoviç tha më 30 maj se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë.
Më herët, lideri i Malit të Zi kishte deklaruar se do të merrte pjesë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, duke u përballur me kritika të shumta për këtë gjë.
“Për mendimin tim, një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton ‘Ballkanin e Hapur’, vetëm sepse është kundër çdo gjëje që është Serbia. Ata nuk e kanë problem nismën, por kanë problem personal”, tha Abazoviç dhe shtoi se, sipas mendimit të tij, “problemet personale në politikë shpeshherë nuk japin mundësinë për ndonjë lloj vizioni”.
“Unë nuk po angazhohem për ‘Ballkanin e Hapur’ ose për Procesin e Berlinit apo ndonjë nismë tjetër. Unë po angazhohem për bashkëpunimin rajonal. Çdo nismë që ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, gjithçka që mund të shfrytëzojmë për bashkëpunim, është sukses”, tha Abazoviç.
Ndaj komentit të Abazoviçit reagoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Se a është dikush lider i zgjedhur në mënyrë demokratike, që beson në vlerat e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe në demokracinë dhe a është dikush ish-ministër i propagandës së regjimit të ish-kreut të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviqit, kjo duhet të ketë rëndësi. Në të kundërtën, porosia që po dërgojmë është se nuk ka rëndësi nëse je presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky apo presidenti i Rusisë, Vladimir Putin”, theksoi Osmani.
Kosova kundërshton nismën “Ballkani i Hapur”, duke këmbëngulur në atë që Kosova duhet të përfaqësohet si e barabartë, gjegjësisht, si shtet i pavarur brenda cilitdo proces, përfshirë edhe nismën “Ballkani i Hapur”.
Osmani shtoi se “në qoftë se nuk e mësojmë këtë leksion nga e kaluara, nuk do të jemi në gjendje që të ecim rrugës së drejtë në kohën kur po ballafaqohemi me luftën në Ukrainë”.
Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, por se mospajtimi i Kosovës për nismën e “Ballkanit të Hapur” duhet të respektohet, sepse, siç u shpreh Osmani, ky shtet ka treguar përkushtimin e tij “për të bërë gjithçka që është e nevojshme që bashkëpunimi rajonal të funksionojë”.
“Ne i kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit vendit që bëri gjenocidin ndaj nesh, pa kërkuar ndjesë, pa parë keqardhje nga ana e tyre, pa kriminelët pas hekurave apo të nxjerrë para drejtësisë, pa pasur rreth 2,000 të zhdukur në periudhën e luftës, një vendi që fle mbi varre masive. Si mund të tregojmë më shumë sesa në këtë mënyrë të shtrijmë dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit?”
Abazoviç, duke iu kundërpërgjigjur Osmanit, deklaroi se askush nuk është në situatë që të zgjedhë qeveri në një vend tjetër.
“Si ka mundësi që ju, me shumë gjasa do të uleni në Procesin e Berlinit me të njëjtit njerëz, të cilët fatkeqësisht nuk e njohin Kosovën, ndërkaq Ohri, ku do të mbahet takimi i ardhshëm i ‘Ballkanit të Hapur’ është problem? Kjo është ajo që unë nuk e kuptoj”, tha Abazoviçi.
Sipas Abazoviçit, qëllimi i vetëm i shtetit të tij në politikën e jashtme është anëtarësimi i plotë në BE dhe nuk kërkon alternativa për këtë qëllim, teksa tha se në takimin e “Ballkanit të Hapur”, që do të mbahet më 7 dhe 8 qershor, do të marrë pjesë si mysafir.
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.
Megjithatë, kryeministri i ri, Abazoviç e mbështet konceptin e kësaj nisme.
Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë./rel
Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nuk e kanë p...
Një ngjarje horror është regjistruar pasditen e sotme ...
Përpjekjet për evakuimin e civilëve në rajonin e Luhan...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në...
Bashkimi Evropian nuk arriti të bjerë dakord për ndali...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Negociatorët e Bashkimit Europian kanë dështuar që të ...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar në një festiva...
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Piz...
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të dielën se do...
Një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, që i qëndroi ...
Papa Françesku njoftoi ditën e sotme se do të emërojë ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën se ki...
Moti i keq ka përfshirë sot Italinë duke shkaktuar pro...
Ushtria ukrainase tha të dielën se forcat ruse po përp...
Zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris,...
Presidenti ukrainas, Zelenski, e ka akuzuar Rusinë për...
Veprimet dhe veçanërisht mosveprimi i një prej drejtue...
Veprimet dhe veçanërisht mosveprimi i një prej drejtue...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se ka kusht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...