Putini kushtëzon eksportet e drithërave të Ukrainës me lehtësimin e sanksioneve
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se ka kusht...

Veprimet dhe veçanërisht mosveprimi i një prej drejtuesve të policisë së distriktit shkollor, si dhe oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit, është kthyer tashmë në qendër të hetimit lidhur me sulmin e përgjakshëm me armë që ndodhi në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit.
Vonesa në përballjen me autorin e dyshuar të sulmit, i cili qëndroi brenda në shkollë për më shumë se një orë, mund të çojë në marrjen e masave disiplinore, ngritje padish e madje në kallëzime penale kundër policisë.
Sulmi që la pas të vdekur 19 fëmijë dhe dy mësues është më i përgjakshmi që ka prekur një institucion arsimor në vend në gati një dekadë. Për tri ditë me radhë policia ofroi afate kohore të paqarta e ndonjëherë kontradiktore mbi veprimet e saj, çka nxitën zemërimin dhe zhgënjimin e publikut.
Të premten, autoritetet pranuan se nxënësit dhe mësuesit u ishin lutur vazhdimisht operatorëve të shërbimit të urgjencës (911) për ndihmë, ndërsa shefi i policisë u kishte kërkuar më shumë se 12 policëve të vazhdonin të qëndronin në një nga korridoret e shkollës fillore "Robb". Zyrtarët thanë se ai besonte se i dyshuari ishte bllokuar brenda klasës dhe se nuk përbënte më rrezik.
Vendimi i shefit dhe gatishmëria e dukshme e punonjësve të policisë për të ndjekur udhëzimet e tij, në kundërshtim me protokollet në fuqi të rasteve kur sulmuesi është aktiv, kanë ngritur shumë pikëpyetje.
Pasi personi i armatosur qëlloi mbi nxënësit, oficerët e zbatimit të ligjit nga agjencitë e tjera i kërkuan shefit të policisë së shkollës që t'i lejonte ata të ndërhynin sepse fëmijët ishin në rrezik, thanë dy zyrtarë të zbatimit të ligjit.
Zyrtarët folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht lidhur me hetimin që po kryhen mbi ngjarjen.
Një nga zyrtarët tha se në regjistrimet audio nga vendi i ngjarjes dëgjoheshin oficerët e agjencive të tjera duke i thënë shefit të policisë së shkollës se sulmuesi ishte ende aktiv dhe se prioritet ishte ndalimi i tij. Por ende nuk është e qartë se pse ai i shpërfilli paralajmërimet e tyre.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, i cili gjatë një konference shtypi në fillim të javës lavdëroi policinë lidhur me reagimin ndaj ngjarjes, tha se ai ishte keqinformuar në lidhje me përgjigjen fillestare dhe premtoi se do të kishte hetime për të mësuar me saktësi se kush dinte çfarë, kush ishte në krye të (operacionit) dhe se çfarë bënë (punonjësit e zbatimit të ligjit)./ VOA
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se ka kusht...
Zyrtarët ushtarakë amerikanë pranojnë se kanë zhvillua...
Rusia me sukses ka testuar raketën lundruese hipersoni...
Për shkak të standardeve të pamjaftueshme për mbrojtjen e ...
Nga Irlanda te Spanja, shumë vende europiane i kanë rishik...
Piloti grek, Babis Anagnostopoulos që vrau gruan e ti...
Në fillim të sulmit, zyrtarët rusë thonin se qëllimi i...
Një ngjarje erëndë raportohet të ketë ndodhur sot në kufir...
Dorëheqja në fillim të kësaj jave e diplomatit veteran...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" (DB) dës...
Një foshnjë gjashtëmuajshe e shtruar në spital që nga ...
Antony Blinken mbajti të enjten (26.05) një fjalim që syno...
Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Tashmë është po aq e parashikueshme sa thirrjet për vëmend...
Rusia po i kërkon Perëndimit të heqë sanksionet, duke pret...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Perunë....
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se tre muaj t...
Svetlana Tikhanovskaja, Maria Kolesnikova dhe Veronika...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka reaguar ...
Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...