Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në fillim të sulmit, zyrtarët rusë thonin se qëllimi i luftës në Ukrainë ishte çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Oleksii Kovalenko, strategjia e Rusisë në Ukrainë deri tani ka rezultuar e dështuar.
Në ditët e para të sulmit të Rusisë në Ukrainë, analistët perëndimorë parashikonin se ushtria ruse do të merrte me shpejtësi kontrollin e Ukrainës dhe të kryeqytetit të saj, Kievit.
Tre muaj më vonë, është e qartë se ushtria ruse ka shkaktuar dëme të mëdha.
“Ata kanë kapur territore duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për ekonominë ukrainase. Ata po bllokojnë edhe eksportin e grurit”, thotë Ben Hodges, gjeneral në pension.
Megjithatë, ekspertët ushtarakë perëndimorë thonë se fushata ruse ka qenë e dështuar.
“Ata dështuan në çdo synim. Ministria e Mbrojtjes është ekspozuar si një institucion i korruptuar. Ushtarët e tyre janë vrasës, që përdorin armët pa dallim, edhe ndaj civilëve”, thotë zoti Hodges.
Ish komandant i ushtrisë amerikane në Evropë thotë se Rusia e kishte nënvlerësuar gatishmërinë e popullit ukrainas për të luftuar.
“Lufta është një test logjistik. Është e qartë se ushtarët dhe populli ukrainas ka moral të lartë, sepse ata po luftojnë për shtëpitë dhe familjet e tyre. Ndërsa Rusia është agresori pushtues. Ushtarët rusë po përdoren sepse udhëheqësit e tyre nuk kujdesen për ta”, thotë ai.
Rezistenca e ukrainasve detyroi rusët të ndryshojnë strategjinë fillestare të pushtimit të shpejtë, në një operacion më të ngadaltë, më vdekjeprurës dhe që shkakton më shumë dëme.
“Ata po mundohen të grumbullojnë një numër shumë të madh forcash. Ata thjesht po zvarriten në mënyrë të ngadaltë, joefikase dhe shkatërrimtare në territorin ukrainas, duke shkatërruar gjithçka. Kjo është e ngjashme me atë që Rusia ka bërë në Grozny, Siri, Donbas dhe Krime, që duke shkatërruar zonën të shkatërrojë armikun”, thotë Ian Brzezinski nga Këshilli i Atlantikut.
Ai thotë se strategjia e re e Kremlinit kërkon angazhim afatgjatë të aleatëve perëndimorë për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë dhe për të ofruar ndihmë materiale dhe logjistike për Ukrainën.
“Është një lojë e një lufte të zgjatur në të cilën ruajtja e besimit dhe moralit ukrainas është shumë e rëndësishme. Kjo arrihet përmes ndihmave perëndimore, vazhdimin dhe shtimin e dërgesave ushtarake për Ukrainën”, thotë analisti Brzezinski.
Gjenerali në pension Hodges parashikon se sulmi do të zgjasë deri në vjeshtë dhe se forcat ukrainase do të rimarrin territoret e pushtuara nga rusët.
“Në fund të gushtit dhe pjesën e parë të shtatorit, forcat ruse do të dështojnë. Deri atëherë shpresojmë që Ukraina të ketë mjaftueshëm aftësi sulmuese për të nisur një kundërsulm, që rusët të largohen aty ku ishin të paktën më 23 shkurt. Mendoj se kjo do të ndodhë në shtator”, thotë ai.
Por rindërtimi i Ukrainës është një sfidë e madhe me të cilën vendi duhet të përballet. Banka Botërore thotë se lufta ka shkaktuar dëme në vlerë prej mbi 60 miliardë dollarësh, në ndërtesat dhe infrastrukturën e vendit, ndërsa ka zhvendosur më shumë se 12 milionë njerëz./voa
Një ngjarje erëndë raportohet të ketë ndodhur sot në kufir...
Dorëheqja në fillim të kësaj jave e diplomatit veteran...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" (DB) dës...
Një foshnjë gjashtëmuajshe e shtruar në spital që nga ...
Antony Blinken mbajti të enjten (26.05) një fjalim që syno...
Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundj...
Tashmë është po aq e parashikueshme sa thirrjet për vëmend...
Rusia po i kërkon Perëndimit të heqë sanksionet, duke pret...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Perunë....
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se tre muaj t...
Svetlana Tikhanovskaja, Maria Kolesnikova dhe Veronika...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka reaguar ...
Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmër...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në Shtetet e Bashku...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit të Rusisë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një provi...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me trilion...
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvi...
Në fshatin Shtaval në komunën e Sjenicës në Serbi, nuk janë ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se situata në D...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...