Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në Shtetet e Bashkuara nuk japin informacione nëse disa afganë të strehuar në Kosovë, nuk do të lejohen të zhvendosen në SHBA, ashtu siç ka raportuar gazeta amerikane "The Wall Street Journal".
Më shumë se 1,300 afganë janë strehuar në Kosovë, pasi militantët talibanë kanë marrë kontrollin e pushtetit në Afganistan, në gusht të vitit të kaluar.
Ata janë vendosur në kampe që ndodhen në afërsi të qytetit të Ferizajt. Qëndrimi i tyre atje është i përkohshëm, pasi të gjithë ata, pas kalimit nëpër procese të verifikimit, janë zhvendosur ose pritet të zhvendosen në shtete të treta – kryesisht SHBA.
Të martën e 24 majit, "The Wall Street Journal" ka raportuar se Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur t’i njoftojë disa prej afganëve të strehuar në Kosovë, se nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA.
Gazeta ka raportuar se 22 afganë janë duke kaluar nëpër procesin e verifikimit – prej të cilëve 16 kanë marrë njoftimin se aplikacionet e tyre për të hyrë në SHBA, janë refuzuar. Sipas gazetës, për gjashtë raste të tjera ende nuk është marrë vendimi.
Si arsye për këtë përmendet zbulimi i “disa informacioneve diskualifikuese” për afganët, por nuk jepen më shumë detaje.
Kosova dhe SHBA-ja kanë marrëveshje për strehimin e afganëve deri në një vit.
Sipas gazetës amerikane, "The Wall Street Journal", nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me afganët në Kosovë, që nuk e kalojnë procesin e verifikimit.
“Diçka që mund të jetë shqetësuese për SHBA-në, mund të mos jetë për ndonjë shtet tjetër”, ka thënë një zyrtar amerikan, duke folur për mundësinë që ndonjë shtet tjetër t’i pranojë ata afganë, ka cituar "The Wall Street Journal".
Autoritetet e Kosovës dhe SHBA-së ende pa konfirmim
Radio "Evropa e Lirë" ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës se çfarë do të ndodhë me afganët e strehuar në Kosovë, në rast se u refuzohet hyrja në SHBA, dhe a po zhvillohen bisedime për zgjatjen eventuale të qëndrimit të tyre në Kosovë, por deri në publikimin e këtij teksti, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.
Këtyre pyetjeve të "REL"-it nuk u është përgjigjur as Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe as Departamenti amerikan i Shtetit.
Në mars të këtij viti, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë për gazetarët se asnjë afgan, i cili mund të mos e kalojë procesin e verifikimit, nuk do të mbetet në Kosovë.
“Ata do të jenë në Kosovë për vetëm 365 ditë dhe jo më gjatë se aq. Në rast se duhet më shumë kohë, ne do të gjejmë një vend tjetër për ta, e që duhet të jetë i pranueshëm për të gjitha palët, në rast se ata [afganët] nuk mund të shkojnë ende në SHBA. Marrëveshja që kemi me Kosovën, thotë se ata nuk do të rrinë në Kosovë”, ka thënë zyrtari i DASH-it.
Në muajin shkurt, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka thënë se, bazuar në marrëveshjen e saj me SHBA-në dhe NATO-n, çdo afgan që është në Kosovë mund të qëndrojë vetëm një vit.
“Deri më tani, asnjëri nga qytetarët afganë nuk ka aplikuar për qëndrim në Kosovë”, ka thënë MPB-ja për "REL"-in.
Shumica e afganëve që janë larguar nga Kosova, janë vendosur tashmë në SHBA.
Në fillim shkurtit, një burim i Qeverisë amerikane i ka thënë Radios "Evropa e Lirë" se në kampin Liya në Kosovë, që gjendet brenda bazës ushtarake amerikane Bondsteel, janë duke qëndruar rreth 200 afganë.
Sipas raportimit të gazetës "The Wall Street Journal" më 24 maj, në kampin Bondsteel vazhdojnë të qëndrojnë rreth 70 afganë./rel
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit të Rusisë ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një provi...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me trilion...
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvi...
Në fshatin Shtaval në komunën e Sjenicës në Serbi, nuk janë ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se situata në D...
Dokumentet e publikuara sekrete janë pjesë e rrjedhjes më të...
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy në moshë madhore kanë humbur j...
Igor Dodon, ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, është arrest...
Në një fjalim televiziv, Erdogani e akuzoi Greqinë për streh...
Pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, ajo shpresonte ta p...
Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja të rënda në ekonominë botë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi të martën...
Presidenti amerikan Joe Biden i dha fund udhëtimit të tij 6-...
Policia e Kosovës gjatë një aksioni për goditjen e kontraban...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka rea...
Pas shfaqjes së rasteve të para të lisë së majmunëve në Gjer...
Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin usht...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë paralajmëruar për rritj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...